LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tre fakte pse sistemi aktual zgjedhor është i dështuar

9 Janar 2020, 17:08, Opinione CNA
Tre fakte pse sistemi aktual zgjedhor është i dështuar

Dy partitë e mëdha, Partia Socialiste e Rilindjes dhe Demokratët e Republikës së Re, duket se kanë rënë dakort për formulën zgjedhore. Ata duan të mbajnë sistemin aktual politik. Pra, të mbrojnë formulën që kemi sot, e cila ka prodhuar atë situatë që ka vendi me një pushtet të kapur nga të gjitha anët nga kryeministri në detyrë dhe një opozitë  të përçartur që nuk e di ku të shkojë, por shpreson dhe sheh endërra se do të jetë aq e pushtetshme sa edhe Rama nesër.

Në të njëjtën linjë, çuditërisht dhe paburrërisht kanë shkuar edhe  pjesa më e madhe e anëtarëve të partive të mëdha. Edhe atë të cilët deri dje kërkonin ndryshim sistemi, sot kanë heshtur duke gjetur argumente se shpresa është për zgjedhje të parakohshme në pranverë  që në fakt është gënjeshtër që përdorin aleatët pas premtimeve që iu ka bërë Lulzim Basha për t?i futur në listat e tij.

Pra, partitë e vogla po kthehen në marioneta kryetarësh të keqpërdorur  nga partitë e mëdha dhe e  shesin veten për një vend në parlament, asgjë më shumë se kaq.

Më poshtë po sjellim tre faktet pse ky sistem zgjedhor është i dështuar.

Së pari, kjo formulë zgjedhore për këtë sistem i bërë në një natë në vitin 2008 dhe kundërshtuar  ashpër nga partitë e vogla të cilat sot kanë rënë dakort me Bashën dhe me Ramën, ka prodhuar një parlament të deformuar dhe të kapur nga krimi.

Kjo e provuar nga deputetët e hequr nga dekriminalizimi pas zgjedhjeve të vitit 2013. Pra kjo formulë më lista kryetarësh që nuk verifikojnë as deputetët e tyre, por krijojnë çetën e banditëve, të fortëve dhe servilëve brenda parlamentit është një fakt që shqiptarët tashmë e dinë.

Fakt i dytë është se ?lutat? përgatiten nga kryetarët  në zyrat e mbyllura dhe goditen ?elutat?, politikanët e karrierës dhe vlerat dhe në vend të tyre përdoren emra servilësh të paaftë dhe mjaftojnë të jenë pas kryetarit.

Këtë na e tregoi Lulzim Basha me listen e 2017-ës.

Këto janë dy fakte shumë domethënëse.

I treti dhe më kokëforti është kapja e sistemit në çdo cep nga Edi Rama. Kryeministri në detyrë ka kapur gjithçka, pikërisht  prej kësaj formule zgjedhore, pikërisht dhe prej sjelljes së kësaj opozite që kemi në Shqipëri, e cila kërkon që nesër  të bëjë të njëjtën gjë që bën Edi Rama.

Këto janë tre faktet që njerëzit tashmë i kanë parë dhe i kanë prekur dhe i shikojnë çdo ditë në Shqipëri. Çuditërisht në momentin kur opozita duhet të merrte rolin e ndryshimit të një sistemi zgjedhor që të ishte edhe më përfaqësues, mbron marrëveshjen e bërë nga Basha me Edi Ramën, dy vite më parë dhe nuk i lëviz asnjë pikë.

Lulzim Basha shkon në krah të Ramës edhe pse ka tre fakte të ditura nga shqiptarët  të paravlerësuara dhe të prekura prej tyre, të cilat  kanë bërë që shumica e elektoratit të jetë kundër kësja formule zgjedhore, por  këto fakte nuk kanë mjaftuar. Kanë bërë që opozita  të vendoset në rrjesht dhe t?i serviloset këtij sistemi që kemi me shpresën se do t?i kapë të gjitha pushtetet si kryeministri Rama sot.

Pra, nuk kemi një opozitë ndryshe, por kemi një opozitë njësoj si partia në pushtet./CNA.al

Lajmet e fundit nga