LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tragjedi në familjen shqiptare/ Shtëpia shkrumbohet nga flakët, humb jetën 7-vjeçarja

9 Janar 2020, 18:34, Kronika CNA
Tragjedi në familjen shqiptare/ Shtëpia shkrumbohet nga flakët,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një 7-vjeçare shqiptare ka humbur tragjikisht jetën pasi banesa, ku jetonte me familjen, u përfshi nga flakët.

Familja jetonte në Servigliano dhe në momentin që ka ndodhur ngjarja kanë qenë në gjumë shkruan ?Gazzeta di Parma?.

Nëna u zgjua për shkak të erës që vinte prej zjarri dhe fillimisht doli jashtë me vajzën më të madhe. Ajo u kthye sërish për të marrë më të voglën, por nuk ka mundur ta nxjerrë të gjallë.

Nëna dhe motra e madhe u transportuan në spital dhe sipas mediave italiane, janë në gjendje të mirë shëndetësore./CNA.al

Lajmet e fundit nga