Connect with Us

“S’ka sulme iraniane në Shqipëri”/ Klodiana Lala: Asnjë muxhahedin nuk lëviz i vetëm në Tiranë

Lajme

“S’ka sulme iraniane në Shqipëri”/ Klodiana Lala: Asnjë muxhahedin nuk lëviz i vetëm në Tiranë

Publikuar

-

Gazetarja Klodiana Lala deklaroi mbrëmjen e sotme deklaroi se nuk beson që Shqipëria të goditet nga një sulm iranianm, pas vrasjes së gjeneralit iranian Kasem Sulejmani, me urdhër të presidentit të SHBA Donald Trump.

Lala tha se anëtarët e MEK-ut që ndodhen në Manëz nuk mund të sulmojnë vendin tonë, pasi pretendon se asnjë muxhahedin nuk lëviz pa kontroll në rrugët e Tiranës.

“Fakti që anëtarët e MEK-ut janë në një kamp jashtëzakonisht të mbrojtur, në një kamp që ka masa sigurie të kuqe, fakti që ata lëvizin në grupe, asnjë muxhahedin nuk lëviz i vetëm në rrugët e Tiranës, lëvizin ose në grupe grash, bëhen nga kompani të kontrolluara, nuk janë të armatosur, do të thotë se dhe ata vetë janë të ndërgjegjshëm që janë objektiv i atentateve. Po të shohim celulën që u publikua në muajin tetor, aty kemi një personazh që e njeh shumë mirë Shqipërinë dhe eksponentë të tillë mund të rekrutohen nga autoritetet shtetërore iraniane për të bërë sulm dhe këtë duhet të kenë në fokus institucionet ligjzbatuese shqiptare dhe ndërkombëtarët që kanë marrë përsipër sjelljen këtu të muxhahedinëve”, deklaroi Lala në emisionin “Opinion”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Bllokoni targat e mjeteve të blinduara”/ Zbardhet urdhri i Lleshajt për drejtorët rajonalë

Publikuar

-

Nga

Zbardhet urdhri i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për makinat e e blinduara.

Lleshaj ka kërkuar nga Drejtoria Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor që të pezullojnë çdo targim të mjeteve të blinduara, që hyjnë rishtas në Shqipëri, dhe njëkohësisht të mos rinovojnë asnjë dokument.

Drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës, Kreshnik Ternova, në një prononcim për mediat ka bërë me dije se udhëzimi sqaron se personat që e disponojnë një mjet të tillë duhet të paraqiten në Ministrinë e Brendshme dhe është kjo e fundit që do t’i pajisë me leje të veçantë, nëse duan të kryejnë procedurat e targimit dhe të pajisjes me leje qarkullimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Video-Dy kilogram eksploziv/ IKMT shemb objektin 4-katësh në Durrës

Publikuar

-

Nga

Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit ka shembur sot me shpërthim të kontrolluar një objekt në qytetin e Durrësit.

Për objektin katër katësh u përdorën 2 kilogramë eksploziv që u vendos në 100 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit.

Shpërthimi u krye rreth orës 13.00. Objekti kishte rezultuar i dëmtuar nga tërmeti i nëntorit dhe u shpall i rrezikshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE