Connect with Us

Si kanë ndryshuar pasaportat, dhe rreziqet e abuzimeve me të dhënat tona biometrike

Blog

Si kanë ndryshuar pasaportat, dhe rreziqet e abuzimeve me të dhënat tona biometrike

Publikuar

-

Nga Matthew Longo “Politico.eu”

* Shumë më shpejt nga sa mendoni, trupi juaj do të jetë në fakt pasaporta juaj. Skenari i syrit dhe kamerat speciale që ju identifikojnë nga mimika e fytyrës, do të zëvendësojnë pasaportën klasike që përmban kombësinë tuaj, me disa vula të paqarta në brendësi, dhe që përshkruajnë udhëtimet tuaja të fundit jashtë vendit.

Nëse fundi i pashmangshëm i pasaportës tuaj normale, do të ishte thjesht një kalim nga letra tek dixhitalja, kjo do të ishte diçka e mirë. Por në vend të kësaj, preferencat në rritje të qeverive për të dhënat biometrike në vendkalimet kufitare, përfaqësojnë një ndryshim alarmant dhe jotransparent mbi mënyrën se si i përdorin, dhe ndoshta abuzojnë, me të dhënat tuaja personale.

Autoritetet qeverisëse, kanë lëshuar dokumente udhëtimi të paktën që nga Mesjeta. Disa nga këto versionet më të hershme përfshinin një përshkrim të shkurtër të bartësit të tij:moshën, gjatësinë, peshën, dhe veçoritë dalluese.

Por vetëm me futjen e fotografisë në pasaportat evropianë gjatë Luftës së Parë Botërore, ato mundën të përdoreshin me besueshmëri, për të verifikuar identitetin e zotëruesit të tyre, edhe pse ato nuk ishin 100 për qind të sigurta. Dallimi midis verifikimit dhe identifikimit është i rëndësishëm, veçanërisht në kontekstin e biometrikës, dhe rrezikut të abuzimit me të dhëna të tilla.

Edhe pse ne i referohemi zakonisht pasaportave si një formë identifikimi, ajo që bëjnë ato është në fakt verifikimi. Tradicionalisht, nëse pasaporta dhe personi përputhen, ju lejoheni të kaloni kufirin. Nëse nuk ndodh, merreni në pyetje, zakonisht në një dhomë gjysmë të ndriçuar. Problemi nuk është kush jeni ju vetë, por mospërputhja me informacionet që përmban pasaporta tuaj. Identifikimi, të paktën kur kryhet nga shteti, është diçka që ndodh diku tjetër, në bazë të të dhënave të mëdha në zyrat qeveritare. Pra është krijimi i një identiteti.

Në kontekstin modern, kjo nënkupton përputhjen e të dhënave biometrike të një individi, me një profil dixhital që mund të përfshijë të dhëna mbi sjelljen, reputacionin dhe statusin social, përfshirë informacionin e mbledhur nga mediat sociale. Kjo zhvendosje, nga verifikimi tek identifikimi, mund të duket delikat, dhe një aspekt në dukje teknologjik.

Por ai mbart rreziqe të mëdha personale. Sot, kur një agjent kufitar nuk verifikon vetëm të dhënat tuaja, por merr edhe materialin tuaj identifikues. Unë kam kaluar disa vite duke studiuar rolin e të dhënave të mëdha në SHBA dhe Evropë. Qeveritë bëjnë tashmë zakonisht “vlerësime të rrezikut”, duke i përmendur ata si terroristë të mundshëm ose si emigrantë ilegalë.

LEXO EDHE:  Prokurorja e “avionit me drogë”/ Gruaja e vetme në garën e SPAK-ut

Kjo është një praktikë shqetësuese në vetvete. Por kur raca apo feja luajnë një rol në hartimin e një profili të rrezikut, atëherë situata rrezikon të bëhet oruelliane. Për shkak se algoritmet e lidhura me të dhënat personale janë të automatizuara, ato mund të bëjnë lidhje që hetuesit aq që i kanë kërkuar.

Dhe kjo sjell implikime shqetësuese për të drejtat themelore, siç është liria e tubimit, apo ajo e liria e fjalës. As algoritmet nuk janë të imunizuara nga paragjykimet njerëzore. Shumë shpesh, ato i përforcojnë. Për shembull, është vërtetuar se sistemet e automatizuara të profileve të rrezikut, caktojnë vlerësime më të larta të rrezikut për pakicat etnike, pavarësisht se sa janë ato të rrezikshme në realitet.

Për më tepër, algoritmet e sigurisë, kanë prirjen të jenë tepër të ndjeshme, duke interceptuar qindra mijëra kërcënime të mundshme në një ditë, shumë më tepër nga sa mund të përpunojnë analistët, dhe aq më pak të vlerësohen me kujdes. Tek e fundit, zëvendësimi i pasaportave fizike me format dixhitale të identifikimit, paraqet një sfidë edhe për konceptin e “shtetësisë”.

Synimi në shoqëritë perëndimore si në BE dhe SHBA, është që të gjithë ata të udhëtojnë të përcaktohen mbi bazën e të dhënave biometrike. Ajo që nuk diskutohet kurrë, është se kjo ka potencialin për të ndryshuar kriteret me të cilat udhëtarët lejohen të hyjnë dhe të lënë një vend. Për shembull, Piter Graham, ish-drejtor në kompaninë IBM, që ka punuar në sigurinë e kufijve, emigracionin dhe menaxhimin e identitetit, parashikon një të ardhme në të cilën “biznesmeni i huaj që vjen rregullisht në Evropë, do të ketë një leje rezidenciale biometrike, dhe kur ta përdorë atë, do të kalojë nëpër të njëjtën procedurë si një qytetar evropian”.

Pra, ata do të bëhen de fakto qytetarë evropianë. Dhe kjo është diçka e shkëlqyer për ta. Por çfarë ndodh me ata në anën tjetër të spektrit të automatizuar të rrezikut? Nëse jeni një udhëtar amerikan mysliman, hyrja në SHBA përmes një aeroporti ndërkombëtar, është një përvojë shumë e ndryshme.

Përparimi në përdorimin e një teknologjie të tillë për identifikim, ka të ngjarë një jetë një proces i pakthyeshëm. Në shoqëritë demokratike, mbrojtjet e të drejtave mund të kufizojnë abuzimet. Po për sa kohë mund ta bëjnë këtë? Teknologjitë e sigurisë, kanë tendencën të abuzojnë. Mënyra sesi t’i kontrollojmë ato, është ndoshta çështja më e rëndësishme e epokës sonë./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Krokodilë si kafshë shtëpiake/ Çfarë nuk dini mbi presidentët amerikanë

Publikuar

-

Nga

Xhorxh Uashingtoni ishte një flokëkuq

Xhorxh Uashingtoni, njihet botërisht nga imazhi i tij në karmonedhën e dollarit. Në fakt, ato që duken si flokë të bardhë, janë paruket që ai mbante në atë kohë, dhe që ishin për kohën një modë dominuese. Flokët e tij origjinale ishin të kuqe.

Xhon Adams ishte presidenti i parë që jetoi në Shtëpinë e Bardhë

Ai ishte presidenti i dytë në historinë e Amerikës, por i pari banor i Shtëpisë së Bardhë. Ai u transferua aty më 1 nëntor 1800, në vitin e fundit të mandatit të tij të parë dhe të vetëm. Më herët, jetoi në “Shtëpinë e Presidentit”, një godinë 3-katëshe prej tulle në qytetin e Filadelfias.

Tre presidentë kanë vdekur më 4 korrik, Ditën e Pavarësisë

Në festën më të madhe kombëtare të SHBA-së kanë vdekur presidentët Xhon Adams, Tomas Xheferson dhe Xhejms Monro. Madje Adams dhe Xheferson vdiqën në të njëjtën ditë:4 korrik 1826. Monro vdiq 5 vjet më vonë, më 4 korrik 1831.

Xhon Kuinsi Adams, mbante në vaskën e banjos një krokodil si kafshë shtëpiake.

Edhe pse ka disa dyshime mbi vërtetësinë e kësaj historie, supozohet se krokodili ishte një dhuratë e veçantë nga ana e gjeneralit të famshëm francez për ndihmën që u dha kolonive amerikane gjatë Luftës Revolucionare, Markezi dë Lafajet.

Martin van Buren, ishte i vetmi president që mësoi anglishten si gjuhë të dytë

Presidenti i tetë, Martin van Buren, ishte presidenti i parë që lindi dhe u rrit plotësisht si një qytetar amerikan. Ai lindi në komunitetin holandez të Kinderhuk në Nju Jork, dhe gjuha e tij e parë ishte holandishtja. Kjo e bën presidentin e vetëm amerikan, që e fliste anglisht si gjuhën e tij të dytë.

Uilliam Herrison, mbajti fjalimin më të gjatë gjatë inaugurimit në detyrë, por pati presidencën më të shkurtër.

Më 4 mars 1841, Herrison mbajti atë që hyri në histori si fjalimi më i gjatë i një presidenti amerikan në ceremoninë e inaugurimit. Plot 8.445 fjalë, dhe gati 2 dy orë për t’u lexuar. Mjerisht, vetëm 32 ditë më vonë ai vdiq nga pneumonia, pasojë e një ftohjej që e mori pikërisht gjatë fjalimit të tij maratonë.

Xhon Tajler pati 15 fëmijë, më shumë se çdo president tjetër

Tajler pati 8 fëmijë me gruan e tij të parë, Leticia Kristian, që vdiq nga një goditje në tru në vitin 1842, gjatë mandatit të tij parë dhe të vetëm. Dy vjet më vonë, ai u martua me Xhulia Gardiner, me të cilën pati edhe 7 fëmijë të tjerë.

LEXO EDHE:  Trafikonin njerëz drejt Anglisë dhe SHBA-së/ Burg për 36 të dyshuarit

LEXO EDHE:  Miratimi i paketës ‘Anti-KÇK’/ Vjen reagimi nga Ambasada Amerikane

Xhejms Bukanan, ishte presidenti i vetëm beqar i SHBA-së

Presidenti i 15-të i Amerikës, ishte beqari i vetëm që ka jetuar në Shtëpinë e Bardhë. Ndërkohë disa historianë, spekulojnë se ai kishte një lidhje intime me politikanin Uilliam King.

Abraham Linkolni e rriti mjekrën, bazuar në këshillën e një vajze 11-vjeçare

Kur nisi fushatën për president, Linkolni ishte i rruar. Por në tetorin e vitit 1860, ai mori një letër nga 11-vjeçarja Grejs Bedel. “Nëse do të mbani mjekër, unë do të përpiqem t’i bind vëllezërit e mi që të votojnë për ju. Do të dukeni shumë më mirë, pasi fytyra juaj është shumë imcake”- shkruante vajza. Një muaj më vonë, Linkolni nisi të shfaqet në publik me mjekër.

Gjenerali me pesë yje Duajt Ajzenhauer, nuk mori mori pjesë në asnjë luftim në fushën e betejës

Ajzenhauer u bë president kryesisht për shkak të karrierës së tij të dalluar ushtarake. Ai shërbeu 35 vjet në ushtrinë amerikane, dhe në të dyja luftërat botërore. Gjatë Luftës së Dytrë Botërore ai u emërua Komandant Suprem i Forcave Aleate, dhe drejtoi Operacionin Overlord për çlirimin e Evropës në qershorin e vitit 1944. Por në asnjë rast, ai nuk pati një përvojë reale në fushën e betejës.

Para vrasjes, Xhon Kenedi ishte 5 herë shumë pranë vdekjes

Të gjithë e dinë se Kenedi u vra në Dallas më 22 nëntor 1963. Por vdekjen e ka pasur pranë edhe 5 herë të tjera. Në moshën 2-vjeçare, për pak sa nuk vdiq nga ethet e kuqe. Gjatë luftës së Dytë Botërore, po lundronte me njësinë e tij ushtarak në Paqësor, kur japonezët e bombaduan anijen. Ai u detyrua të notonte për 4 orë, deri në ishullin më të afërt.
Katër vjet më vonë, Kennedy u shtrua në spital me sëmundjen e Adison. Sëmundja iu përsërit disa vite më vonë, kur gati vdiq. Ndërkohë në vitin 1954, pësoi një infeksion të traktit urinar pas një operacioni. Gjatë dy përvojave të fundit, Kenedi përfundoi për disa orë në gjendje kome./Përshatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

A është një lider i lindur, fëmija më i madh i familjes?

Publikuar

-

Nga

Të gjithë e dinë se fëmijët e parëlindur janë udhëheqës natyralë, të dytët janë rebelë, dhe më të vegjlit janë të llastuar me besim të tepruar tek vetja. Të paktën, kjo është ajo që na kanë mësuar. Por a ka ndonjë gjë të vërtetë në këtë thënie?

Në vitet 1930, psikoterapisti austriak Alfred Adler, ishte i pari që studioi rendin e lindjes së fëmijëve dhe efektin e tij në personalitetin e njeriut. Ai besonte se “çdo vështirësi në zhvillimin e fëmijës, shkaktohej nga rivaliteti dhe mungesa e bashkëpunimit në familje”.

Sipas Adlerit, një fëmijë i vetëm s’ka nevojë të garojë asnjëherë për vëmendjen e prindërve të tij, dhe nuk “zëvendësohet” kurrë nga motrat apo vëllezërit e tjerë. Ngjashëm, fëmija më i madh merr pjesën më të madhe të vëmendjes së prindërve, dhe ka të ngjarë të ndihet përgjegjës për kujdesin ndaj vëllezërve dhe motrave më të vegjël, gjë që reflektohet tek përsosmëria, puna e palodhur dhe vetëdija e tyre.
Edhe fëmijët e lindur të dytët, garojnë vazhdimisht me motrën apo vëllain e tyre më të madh për vëmendje. Fëmijët midis të mëdhënjve dhe më të vegjëlve ndodhen midis, të cilët shpesh mund t’i lënë jashtë vëmëndjes së tyre. Për pasojë, këta fëmijë mund të zemërohen me lehtësi dhe të jenë më të ndjeshëm ndaj kritikave.

Fëmija më i vogël, është shpesh më i mërzituri në familje. Ai varet nga familja më shumë se sa të tjerët. Shtimi i një fëmije në familje, ka një ndikim në mënyrën e funksionimit të një familje. Por Adler sugjeron se këtu luajnë një rol edhe faktorë të tjerë si madhësia e familjes, shëndeti, mosha, kultura apo gjinia e fëmijës.
Ndërkohë sipas një studimi të fundit suedez, të parëlindurit kanë tipare më të favorshme të personalitetit, përfshirë hapjen ndaj përvojave të reja, vetëdijësimin, të qënit miqësorë dhe të pasurit e një stabilitetit më të madh emocional, sesa vëllezërit e tyre të lindur më vonë.
Për pasojë, ata kanë më shumë të ngjarë të bëhen drejtues dhe menaxherë të rëndësishëm, ndërsa fëmijët e lindur më vonë, që i kanë qejf rreziqet, përfundojnë shpesh të vetëpunësuar. Të parëlindurit, kanë tendencën të zotërojnë tipare psikologjike që kanë lidhje me udhëheqjen, si përgjegjshmërinë, krijimtarinë, bindjen dhe dominimin.

Ata kanë ndërkohë më shumë të ngjarë të kenë aftësi akademike, dhe nivele më të larta të inteligjencës, sesa vëllezërit dhe motrat e tyre më të vegjël. Janë këto cilësi, që besohet se i bëjnë të parëlindurit më të suksesshëm. Kjo gjë shpjegohet në dy 2 mënyra.
Nga këndvështrimi evolucionar, prindërit favorizojnë dhe investojnë shumë (për strehim dhe ushqim) tek i parëlinduri i tyre, për të rritur shanset e tyre të mbijetesës dhe riprodhimit. Por kjo vjen me një kosto, pasi prindi tani nuk është në gjendje të investojë të njëjtën sasi burimesh tek pasardhësit e lindur më vonë.

LEXO EDHE:  Ambasada e SHBA shuplake Bashës/ Kush sfidon rezultatet të presë Gjykatën Kushtetuese

LEXO EDHE:  Kosovë/ SHBA kërkon luftimin e korrupsionit dhe dialog me Serbinë

Vëllezërit më të vegjël, duhet të garojnë për këto burime të kufizuara, por edhe për vëmendjen e reduktuar prindërore. Kështu, është vënë re se prindërit kalojnë më pak kohë duke ndihmuar fëmijët e tyre të lindur më vonë në kryerjen e detyrave të shkollës, pikërisht për shkak të mungesës së burimeve rezervë.
Por ndodh shpesh që fëmijët e lindur të fundit, kanë shpesh një trajtim preferencial. Kjo pasi prindërit kanë tashmë mundësinë e fundit për të investuar burimet e tyre. Ata janë gjithashtu të moshuar, dhe kanë prirjen të kenë më shumë para në atë periudhë të jetës së tyre.
Kësisoj, prindërit kanë më shumë të ngjarë të investojnë në edukimin e pasardhësve të tyre të lindur më vonë.

Ndërkohë pritshmëritë e prindërve, mund të shpjegojnë tiparet më të favorshme të personalitetit tek të parëlindurit. Kjo do të thotë se ata priren të jenë më të rreptë me të parëlindurin. Ata e bëjnë këtë, pasi të parëlindurit duhet të jenë modele për vëllezërit dhe
motrat e tyre të lindur më vonë, dhe të mbrojnë vlerat e prindërve./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

A po rritet pushteti ”i butë”, apo bota po bëhet më e mençur?

Publikuar

-

Nga

Nga David Howell “Japan Times”

Më shumë se 30 vjet më parë, nisi të diskutohej i ashtuquajturi dimensioni i butë i
politikave publike dhe çështjeve botërore, përmes një artikull me titull “Politikat e buta ekonomike:Leksione të mençura nga Japonia”.

Disa vjet më vonë, përmes një analize brilante, politologu i Univeristetit të Harvardit Xhozef Ni e zgjeroi konceptin, për ta zbatur atë në çështjet ndërkombëtare, përmes konceptit të “fuqisë së butë”, në menaxhimin e e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ushtrimin e ndikimit, me bindjen
se bashkëpunimi kulturor do të zëvendësonte fuqinë shtrënguese në çështjet botërore.

Koncepti u përhap me shpejtësi, teksa nocionet e vjetra ushtarake si “fuqia është e drejtë”, nisën të duken demode në një botë të ngarkuar me më shumë njohuri, dhe gjithnjë e më shumë të ndërlidhur. Pastaj erdhi menaxhimi i butë, një koncept që u përhap në botën e biznesit.
Dhe sot kemi apelet për udhëheqje “të butë”, dhe për një kombinim delikat të udhëzimeve strategjike me fuqizimin masiv, duke kërkuar një përzierje të përulësisë dhe mençurisë të qeverive kombëtare, që duket se mungon ende në botën e sotme.

Të gjitha këto ide, që sfidojnë mendimin tradicional se si funksionon bota, janë ende në hapat e para. Dhe ato kundërshtohen nga shumë shembuj të dukshëm të një fuqie të ashpër dhe të shëmtuar që dominon, nga brutaliteti i papërshkrueshëm i Shtetit Islamik në Lindjen e Mesme, deri tek tirania dhe padrejtësia që gjallon në shumë vende, apo vrasjet dhe trazirat e dhunshme.
As fuqizimi masiv i lëvijeve populiste, i mundësuar nga teknologjia e re, nuk rezulton gjithmonë të jetë i butë apo veçanërisht tolerant. Një popull i zemëruar, është shpesh larg nga të qenit i butë. Megjithatë, prirja drejt qasjeve më të buta, më tolerante dhe më delikate në të gjitha degët e qeverisjes dhe menaxhimit, si në marrëdhënie, institucione dhe biznese, është qartazi atje dhe
po mbështetet gjerësisht.

Kjo qasje po i tejkalon ndarjet e vjetra politike midis të djathtës dhe të majtës, dhe midis atyre konservatore dhe liberale. Ndoshta vetë termi “i butë” është mashtrues, përdersa ai që propozohet mund të jetë ende një presion real. Për shembull, sanksionet ekonomike mund të përdoren më shumë sesa bombat, por ato mund të shkaktojnë akoma vuajtje të vërteta deri në arritjen e synimeve.
Ndoshta “fuqia e zgjuar” ose “ekonomia e mençur”, janë frazat më të mira për të arritur qëllimet me mjete delikate. Më shumë se 2.000 vjet më parë, gjenerali kinez Sun Tzu dinte gjithçka mbi fuqinë e butë dhe sesi arrihej fitorja pa një përplasje apo konflikt të ashpër.

LEXO EDHE:  Raketat e Iranit/Reagon presidenti i SHBA Donald Trump: Kemi ushtrine me te fuqishme ne bote

LEXO EDHE:  Të gjithë në SHBA, vetëm Luli në Tiranë

Sot ne spekulojmë për luftë pa viktima njerëzore, beteja përmes dronëve, me ushtri robotike dhe pa pilotë, për përdorimin e marinës dhe forcave ajrore në vijën e parë të frontit. Në fakt, sot është e pashmangshme që ndërsa robotët marrin përsipër punët e rënda – ngritjen e peshave të mëdha, madje edhe luftimet – njerëzit janë të detyruar ta gjejnë veten në role të ndryshme.
Është truri dhe jo muskujt, që do të përdoren gjithnjë e më shumë për të zgjidhur problemet dhe tensionet më serioze në botë. Kjo do të thotë se gjenerata e ardhshme, duhet të pranojë pasigurinë, të tolerojë paradokset, të jetojë me të panjohurën, të zhvillojë aftësi për të bërë
pyetjet e duhura, të sfidojë pohimet “shkencore”.

Ndoshta, roli në rritje i grave në qeverisje thuajse kudo, ofron një qasje “të butë” ndaj çështjeve të vështira botërore. Dhe me testimin e menjëhershëm të pikëpamjeve të secilit person përmes teknologjisë së të dhënave të mëdha, bëhen më të qarta rreziqet dhe disavantazhet e një veprimi “të ashpër” nga udhëheqësit që pretendojnë se “e dine” se cili është vullneti i popullit.
Sido që të shkojnë gjërat, ai në krye duhet tani të përballet me ata në fund, në mënyra që më parë nuk ishin përcaktuar qartazi. Edhe diktatorët dhe autokratët e sotëm, po e mësojnë këtë gjë. Bota është ende një vend i egër, madje shumë i egër për miliona refugjatë që vuajnë, dhe për familjet e shpërngulura dhe pakicat e shtypura.

Ajo ka ende udhëheqës si ai i Koresë së Veriut, Kim Jong Un me raketat e tij qesharake, apo si Kina me avionët e saj luftarakë në ishujt artificialë prej betoni në Detin e Kinës Jugore, për të na kujtuar se disa njerëz mendojnë se tregimi i fuqisë së ashpër, mbetet ende mënyra që garanton fitoren.
Por dalëngadalë po pranohet, se dhuna ka një efekt bumerang, dhe se metodat e buta, dhe jo ato të ashpra dhe konfrontuese, janë sot shansi më i mirë për të stabilizuar shoqëritë. Ndoshta falë hiper-lidhjes mes nesh, transparencës totale dhe inteligjencës artificiale – të gjitha rezultate të epokës së mikroçipit – ka ardhur sërish koha e Sun Tzu./Përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE