LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shqipëria shënjestër e Iranit?/ Gjenerali amerikan: Fatkeqësisht po, duhet të jeni vigjilent

9 Janar 2020, 10:09, Aktualitet CNA
Shqipëria shënjestër e Iranit?/ Gjenerali amerikan:

Gjenerali amerikan Michael Barbero tha se çdo mik i SHBA për fat të keq konsiderohet si shënjestër e Iranit.

I pranishëm në një takim në Tiranë për sfidat e sigurisë Barbero tha se Shqipëria duhet të jetë vigjilente.

Barbero theksoi se vigjilenca duhet të jetë në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike.

?Fatkeqësisht çdo mik i SHBA apo aleati ynë mund të shikohet si një shënjestër. Për këtë vigjilenca është mjaft e rëndësishme veçanërisht në fushën kibernetike, pasi Irani ka disa aftësi mjaft të sofistikuara për sulmet kibernetike. Për këtë arsye Shqipëria duhet të tregohet mjaft vigjelinetë në përpjekjet kundër terrorizmit dhe kundër sulmeve kibernetike?, tha Barbero./CNA.al

Lajmet e fundit nga