LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Rama e Velina dy faqezinj/ U sulën si pushtues për të shembur shtëpitë e qytetarëve”

9 Janar 2020, 08:51, Politikë CNA
“Rama e Velina dy faqezinj/ U sulën si pushtues për të

Ish deputeti i PD, Klevis Balliu ka sulmuar kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erion Veliaj duke i quajtuar ata faqezinj.

Sipas Balliut, ata larguan sot me dhunë qytetarët e prekur nga tërmeti që prej asaj dite ishin strehuar në godinën Egi Center.

?Ata u sulën sot si pushtues për të shembur shtëpitë e qytetarëve që të mbulojnë vjedhjen tek Unaza.
Këto akte barbare dhe mafioze tregojnë qartazi se qeveria nuk ka hall t?i japë zgjidhje problemeve të qytetarëve nga tërmeti por të grabisë pronat e qytetarëve për kullat e oligarkëve. Turp?, shkruan Balliu./CNA.al

Lajmet e fundit nga