LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Prezantuesja rrëfen momentet e vështira në Amerikë: S’më dilnin paratë, kam punuar kamariere

9 Janar 2020, 19:39, Aktualitet CNA
Prezantuesja rrëfen momentet e vështira në Amerikë:

Një rrëfim ndryshe ka ardhurm së fundmi, nga moderatorja Lei Kraja, e cila ka folur për momentet më të vështira të jetës së saj, në kohën kur ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lei tregoi se jeta për të dhe, për familjen e saj, nuk ka qenë e thjeshtë, kur u zhvendosën në New York në vitin 1991.

Në emisionin “Soiree”, ajo tha se një ditë kishte vendosur të bëhej e pavarur finaciarisht dhe të mos kërkonte ndihmë nga prindërit.

Ish-miss rrëfeu se ka bërë dy punë, pasi nuk i dilnin paratë dhe nuk kishte kohë as të flinte.

?Shkova në New York për të jetuar. Unë nuk shkova si modele në New York, modelingun e kisha më shumë si hobi dhe prindërit nuk e kanë pasur qejf fare këtë pjesën e showbizit, sidomos mami im që është diplomuar për 3 degë, e urren dhe nuk e kupton artin.

Kështu që unë shkova në New York për ta provuar, për të bërë qejf. Isha single, 22 vjeç. Fillova punë në një zyrë aty, por nuk më dilnin paratë edhe fillova një punë të dytë si kamariere, banakiere.

Më duket sikur kam jetuar një maratonë, nuk flija kurrë, më merrte malli për gjumë. Shkoja bëja ndonjë cast, ndonjë photoshooting. Kishte shqiptarë pa fund dhe më pëlqente kjo gjë?, u shpreh ajo, duke treguar se ka punuar shumë për të ndërtuar karrierën e saj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga