Connect with Us

Plas në PS/ Kandidati për kryetar, nxjerr të “palarat” e zgjedhjeve

Politikë

Plas në PS/ Kandidati për kryetar, nxjerr të “palarat” e zgjedhjeve

Publikuar

-

partia socialiste selia qendrore

Kandidati i për kreun e PS në Durrës, Ardit Kërtusha është gara.

Njoftimin e ka bërë vetë Kërtusha me anë të një letre në rrjetet sociale ku shkruan me tone kritike për procesin që pritet të zhvillohet ditën e shtunë.

Kërtusha thotë se nuk zbatohet statuti i Partisë,  ndërsa përmend edhe individë të punësuar për favore personale dhe jo në bazë meritash.

“Të nderuar qytetarë të Durrësit anëtarë të Partisë Socialiste, simpatizantë dhe mbështetës!

Duke ju falenderuar për mbështetjen tuaj gjatë gjithë kësaj kohe dhe për mesazhet e shumta motivuese, jam i detyruar t’ju informojë për klimën e zgjedhjeve brenda Degës së Partisë Socialiste Durrës, ku mbizotëron vullneti për të ndërhyrë me çdo kusht në këtë proçes kaq të rëndësishëm për partinë tonë dhe jo vetëm.

Problemi fillon që në kryefjalë të këtyre zgjedhjeve ku nuk zbatohet statuti i Partisë, më saktë parimi (një anëtar një votë) kur edhe në rastet hipotetikë kur nuk zbatohet ky parim mënyra e zëvendësimit ka qenë zgjedhja me asamble. Por na doli që as kjo metodë nuk do të aplikohet në zgjedhjet tek ne, pasi drejtuesit e tanishëm politikë në Durrës brenda natës hartuan një metodë të re dhe normalisht i vendosën edhe një emer.

Më thanë Ardit do të votohesh nga Asambleja e zgjeruar. U habita dhe menjëherë kërkova të më vihej në dispozicion kjo listë. Por më kot. Pas shumë komunikimeve të mia me drejtuesit politikë këtu m’u vendosën në dispozicion disa lista gjysmake pa asnjë të dhënë me anëtarë të huazuar nga partitë e tjera që lidhjen e vetme me partinë tonë kanë vendet e punës që u janë dhënë si favore personale këtyre individëve.

M’u dhanë elektronikisht 5 lloj listash pasi zyrat e selisë janë bosh inekzistente dhe sikur të mos mjaftojë kjo listat m’i dhanë më datën 8 janar duke më komunikuar që zgjedhjet do mbahen më datën 11 janar.

LEXO EDHE:  Deputeti zbulon lojën mes PD, PS dhe LSI/ Paralajmërimi i fortë: Beteja do të vazhdojë

Shtroj një pyetje: Si mundet një person normal të takojë 600 persona për 3 ditë kalendarike dhe jo vetëm t’u paraqes programin, por edhe t’i bindë ta votojnë?! Është krejtësisht e pamundur.

Asambleja përbëhet nga 300 anëtarë (të dhëna të marra nga PS Durrës) se dhe kjo e fundit nuk i ka as vetë të sakta, ndërsa shpikja e tyre na bëri një listë me 600 vetë, të cilët janë futur aty vetëm për një votë, madje në shumicën e rasteve ato vetë nuk janë të informuar që janë votues.

Pra që të mos zgjatem: Ka shumë ndërhyrje nga më të paimagjinueshmet që zgjedhjet në Durrës të mos zhvillohen, por të emërojnë edhe një herë në krye të degës marionetën e preferuar të Vangjushit.

Fushata ime në kryefjalë të saj kishte përfaqësimin e të gjithë socialistëve durrsakë dhe kush më mirë se një anëtar një votë mund ta mundësojë këtë përfaqësim? Lobuam shumë që ta bënim të mundur, por e kotë. Sot ndodhemi përballë këtij fakti, ku kryetarin e PS Durrës do duhet ta votojnë njerëz jashtë strukturave tona, duke demostruar edhe një herë se si e kanë katandisur Partinë Socialiste në Durrës.

I ndodhur në këto kushte unë zgjedh për të mos kandiduar ditën e shtunë, pasi kandidimi im do të ishte në të keq të Partisë Socialiste duke zhvilluar një garë të paracaktuar.

Zgjedh që kontributin tim ta jap brenda Partisë Socialiste duke qenë një zë brenda saj dhe jo një fraksion siç kanë qejfin ta etiketojnë rrëmbyesit e kësaj partie.

Me bindje të plotë ju them që nuk do të bëhem pjesë e kësaj farse të turpshme politike. Duke ju falënderuar të gjithëve uroj një vit të mbarë dhe kthimin sa më shpejt në identitet të Partisë Socialiste.”, shkruan ai në njoftimin e plotë./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Selektimi i kandidatëve të PD/ Tritan Kalo propozon mospasjen e “veseve” kriter bazë për pranimin

Publikuar

-

Nga

Selektimi i kandidatëve të PD/ Tritan Kalo propozon mospasjen e “veseve” kriter bazë për pranimin

Mjeku i njohur infeksionist, Tritan Kalo, ka reaguar sërish në rrjetet social, por këtë herë duke e zhvendosur vëmendjen tek politika.

Me tone ironike, Kalo shkruan se kriter për pranimin e kandidatëve, të majtë apo të djathtë, përpos testeve për drogë, alkool, bixhoz, dëshmi penaliteti duhet të jetë dhe mospasja e veseve si Mitomania, Kleptomania, Koprolalia. Pra, duhet së pari të tregojnë xhepat e tyre e të pastrojnë “biografinë” nga veset e mësipërme, pastaj të kandidojnë.



Por sipas Kalos vështirë që të “fitosh një dëshmi të besueshme të virgjërisë politike” prej këtyre idividëve, që vetëm të tillë nuk janë treguar.

“KOHË KOVIDIANE….KUJDES dhe PËRKUJDES ndaj vetes dhe të tjerëve, sepse Sars-Cov2/Covid-19 është i pranishëm kudo dhe rreziku i infektimit prej tij mjaft i lartë.…KJO DUHET TË MBETET KRYEFJALA e këtyre muajve….Keni kurdoherë besim në mirëkuptimin dhe mbështetjen tonë…..Mqse u yshta nga lajmet e kësaj mbrëmje të 12 Gushtit 2020, doja të bëja një SUGJERIM nga eksperienca jetësore e profesionale e këtyre 30 viteve të pas 31 Marsit 1991….Në këtë fushatë parazgjedhore, përpos testeve të propozuara për Drogë, Alkool, Bixhoz, emrat e Tre shokëve të Gjimnazit apo Universitetit, Anëtarësinë në PPSH, Bashkpunues i Sigurimit të Shtetit, Dëshmi penaliteti për brënda e jashtë vendit, etj., a duhen përfshirë edhe TESTET e mospasjes së veseve të mirëevidentuara e ulëritëse të POLITIQENËRVE tanë të “DEMON-KRACISË” si Mitomania, Kleptomania, Koprolalia apo ai i “gëlltitjes së një luge çorbe të qelbur nga Shërbimet e huaja”, në KRITERET BAZË për pranimin e kandidatëve të Djathtë apo të Majtë në “Parla-pa-mentin tonë Demon-kratik”?!?!…. BANORËT e Rolling Hills, të Vilave në Gjrin e Lalzit apo të Blloqeve të tjera me vila qindra-mijra eurosh përrreth Tiranës a në Bregdet, DUHET së pari të tregojnë xhepat e tyre e të pastrojnë “biografinë e tyre” nga veset e mësipërme….Vështirë që të “fitosh një dëshmi të besueshme të VIRGJËRISË POLITIKE” prej këtyre idividëve, që vetëm të tillë NUKU janë treguar ndërkohë, SORRY!….Unë vetë NUKU kam as më të voglën dromëz besimi…..Quos vadis Shqipëria ime!!!”/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndoka nxjerr emrat e disa kandidatëve të Bashës/ I krahason me Rilindjen: E majta mjerane

Publikuar

-

Nga

Ndoka nxjerr emrat e disa kandidatëve të Bashës/ I krahason me Rilindjen: E majta mjerane

Kryetari i Partisë Demokristiane, Nard Ndoka, ka konfirmuar disa prej emrave të kandidatëve të Partisë Demokratike në disa qarqe të vendit.

Ndoka deklaron se në Shkodër do të kandidojë Romeo Gurakuqi, në Lezhë Aldo Bumçi, në Elbasan Edmond Spaho, në Gjirokastër Tritan Shehu, në Korçë Valentina Duka dhe në Vlorë Agron Shehaj.

Kreu i PDK-së krahason kandidatët e PD-së me ata të mazhorancës dhe thotë se e djathta është humane , ndërsa e majta është e përgjegjshme dhe mjerane.



“E djathta humane, e majta mjerane! E djathta kryeson listat me profesorë dhe politikanë karriere, në Shkodër profesor Gurakuqi, në Lezhë Aldo Bumçi, në Elbasan profesor Spaho, në Gjirokastër doktor Shehu, në Korçë profesoreshë Valentina Duka, i vetmi biznesmen që kryeson listën në Vlorë Agron Shehaj, i cili vjen nga një kulturë europiane e të bërit biznes, i suksesshëm dhe i talentuar. Sot, pa bujë dhe ceremoni i dhuron sërish sistemit shëndetësor pajisje që shpëtojnë jetë, gjest civilizues, human dhe njerëzor.

Çfarë solli e majta dhe ku është sot?! E zhytur në korrupsion e deri në afera anti-njerëzore, korrupsion me jetën e qytetarëve, korrupsion tek Ministria e Shëndetësisë, me tendera sekret dhe abuziv deri në krim njerëzor. Një deputet përfiton nga pandemia dhe karantina e detyrueshme, në hotelet e tij. Një tjetër me spitalet artificiale COVID-3, KM që menaxhon edhe fatkeqësitë kombëtare, tërmet dhe pandemi, me miqtë e tij të partisë, për t’i përdorur nesër në fushatë kundër Opozitës dhe vullnetit të qytetarëve.

LEXO EDHE:  Mbledhja në selinë rozë/Çfarë pret mazhoranca për Presidentin e ri

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës, zbulon kryetarin e ri të PS -së

Këto janë dy modelet që demonstrohen sot publikisht: një e djathtë humane dhe e përgjegjshme, përballë “Rilindjes” shartim i së majtës, që prodhon korrupsion, krim e papërgjegjshmëri. Dallimin këtu nuk e bëjnë vetëm detajet, por fryma, qëndrimet dhe veprimet e palëve. Çfarë do mbjellësh, do të korrësh, ndaj Rama sot po provon hidhur shijen e sondazheve, produkt i “frutave” që ai mbolli për vite me keq-qeverisjen e tij! Mëkatet e keq-qeverisjes, korrupsionit, drogës, krimit, trafikut, do paguhen një ditë, nesër gjykim me votë dhe pasnesër me drejtësi”, shkruan Ndoka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Turizmi në pikë të hallit”/ PD akuza qeverisë: Ndihma ishte inekzistente, nuk dha rezultat

Publikuar

-

Nga

“Turizmi në pikë të hallit”/ PD akuza qeverisë: Ndihma ishte inekzistente, nuk dha rezultat

Këshilltari për Ekonominë në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku akuzon qeverinë, se ka lënë pa mbështetje ekonomike turizmin.

Sipas tij, paga e luftës nuk dha rezultat, pasi u shpërnda në një kohë kur turizmi nuk kishte filluar ende.

Ai shton se vendet fqinje, kanë ndërmarrë paketa stimuluese konkrete për turizmin, me bonuse shtesë për punonjësit.

“Turizmi ne pike te hallit, strukturat hoteliere te braktisura dhe pa mbeshtetje ne ditet e tyre me te veshtira. Ne kulmin e sezonit, fluksi i turisteve arrin ne rastin me te mire deri ne 50% te kapacitetit te saj, dhe kjo vetem ne fundjave.

Sektori i turizmit perfaqeson 1/5 e ekonomise shqiptare, ku e kane lidhur fatin e tyre mbi 300mije shqiptare, sipermarres, te punesuar drejtpersedrejti apo terthorazi ne prodhim, furnizim, sherbime, transport, etj.

Pas demeve te shkaktuara nga termeti i 26 nentorit, goditjen me te madhe ky sektor e ka marre gjate ketyre muajve te pandemise. Ndihma shteterore praktikisht ishte dhe mbetet edhe sot qe flasim inekzistente. Ne 5 muaj qeveria shqiptare ka dhene vetem 3.6 milione euro mbeshtetje nga dy paketat e saj qesharake, asnje qindarke me shume, nderkohe qe vetem PPP e Inceneratorit te Tiranes ka marre 3.9 milione euro gjate kesaj periudhe.
Garancia sovrane per pagat e punonjesve nuk dha rezultat, pasi mund te merrej vetem per periudhen mars-maj 2020, periudhe gjate se ciles keto struktura ishin teresisht te mbyllura dhe pa aktivitet.

Vendet e fqinje, ndryshe nga Shqiperia, pervec politika te tjera mbeshtetese, kane ndermarre paketa stimuluese konkrete per turizmin.

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës, zbulon kryetarin e ri të PS -së



Maqedonia e Veriut: bonus 150 euro per cdo punonjes te vendit me page deri ne 250 euro, jane 150 euro bonus per ti perdorur ne strukturat hoteliere dhe restorantet. Gjithashtu bonus shtese prej 900 euro per cdo punonjes te sektorit te turizmit dhe transportit.

LEXO EDHE:  Mbledhja në selinë rozë/Çfarë pret mazhoranca për Presidentin e ri

Mali i Zi: ndermori paketen e trete ekonomike, pakete prej 1.2 miliarde euro, ku gjysma e saj i dedikohet sektorit te turizmit.

Italia: 300 deri ne 500 euro bonus per person per konsum ne strukturat hoteliere dhe restorantet.

Mjaftojne keto shembuj per te treguar qarte cdo te thote te ndihmosh dhe stimulosh nje sektor.

Qeveria shqiptare vazhdon te mos degjoje thirrjet e shumta te biznesit dhe braktisja qe i ben ekonomise, bujqesise, sektorit prodhues, turizmit, etj, po na kushton shume rende.

Nuk nevojitet thjesht nje rotacion politik, por nevojitet ndryshim rrenjesor, nje filozofi e re qeverisjeje, ku ne qender te vemendjes nuk jane miqte dhe shoket oligarke, por jane shqiptaret e thjeshte dhe biznesi te zhvillohet ne nje klime pozitive, me taksa te ulta, procedura te thjeshtuara, konkurence te lire e te ndershme, subvencione dhe paketa stimuluese per te mbeshtetur sektoret e saj.

Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar e kane te qarte qe sfidat jane te medha dhe me ekipin me te mire te eksperteve vendas dhe te huaj po punohet intensivisht per ti dhene shqiptareve alternativen qe do te rigjalleroje ekonomine dhe turizmin shqiptar.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE