Connect with Us

“PD dhe PS janë avokatët e sistemit zgjedhor” / Patozi “dush të ftohtë”, Ramës dhe Bashës

Politikë

“PD dhe PS janë avokatët e sistemit zgjedhor” / Patozi “dush të ftohtë”, Ramës dhe Bashës

Publikuar

-

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi ka komentuar debatin rreth sistemit zgjedhor.

Sipas tij, sistemi aktual zgjedhor nuk po mbrohet vetëm nga Partia Socialiste por edhe nga Partia Demokratike.

“Me shtyrjen e temës së diskutimit për sistemin, PD po përfiton vetëm kohë”, është shprehur Patozi në një intervistë për ABC Neës.

Sipas të njëjtit, qëndrimi i tanishëm i PD-së dhe aleatëve të saj për të mos mos kërkuar ndryshim të sistemit zgjedhor nuk është i papritur.

“Sistemi ka dy mbrojtës kryesorë, dy avokatë të mëdhenj dhe këto janë Partia Socialiste dhe Partia Demokratike. Në këtë kolazh mund të fusim si një aktor të rëndësishëm edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila në ndryshim nga viti 2008 që ishte në grevë urie, mes duket është përshtatur me këtë lloj sistemi”, tha  Patozi.

Ky i fundit shkon edhe më tej, ndërsa thotë se argumenti që jep opozita lidhur me shtyrjen e ndryshimit të sistemit zgjedhor, është një gënjeshtër e pastër.

“Është një gënjeshtër e pastër. Edhe kjo është një përallë, e cila është shpikur për të fituar kohë. PD dhe aleatët e saj sot nuk i duan zgjedhjet e parakohshme, pra bëjnë sikur i kërkojnë. Zgjedhje të parakohshme nuk do të ketë”, tha me bindje Patozi.

Rrëzimi i kësaj qeverie, sipas kreut të BD-së, ndodh  vetëm me rrëzimin e sistemit që e mban në këmbë.

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Armando Prenga shtiu edhe duke ikur

“Është krejtësisht kundër produktive që opozita kryesore në vend nuk ia heq këtë mundësi por kërkon të përfitojë prej kësaj në rast se një ditë do të vi në pushtet. Kjo është fatkeqësia”, ka thënë më tej ai.

Në këto rrethana Patozi bën ftesë për bashkim të të gjithë zërave pro ndryshimit.

“Do të ishte një motiv i mjaftueshëm që të bashkoheshin rreth kësaj ideje forca politike, individë, shoqëria civile, shtypi si të vetmen rrugë që kemi që ti detyrojmë pengmarrësit e Republikës të lëshojnë terren”, u shpreh Patozi.

Sipas të njëjtit, referendumi mund të jetë një opsion për ndryshimin e sistemit që por jo tani.

“Ne do ta zgjidhim me Kushtetutë dhe me ligj specifik mundësinë e bërjes së një referendum në Shqipëri sepse korniza ligjore aktuale pothuajse e ka eleminuar atë”, është shprehur Patozi./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Udhëheqësja” me parime që i duhet Lulit

Publikuar

-

Nga

“Udhëheqësja” me parime që i duhet Lulit

Dje CNA.al ka raportuar në lidhje me “këshilltaren mizerabël”, e cila në fakt është “udhëheqësja” me parime, që i duhet Lulzim Bashës.

Mirela Bogdani nëpërmjet një gënjeshtre publike në rrjetet sociale, ka thënë se ishte ajo personi që kishte propozuar mënyrën e përzgjedhjes së kandidatëve të PD-së, sipas modelit britanik. Model që në fakt duket se në Shqipëri Lulit më shumë po i hap probleme, sesa po ia zgjidh ato.

Nga ana tjetër kjo duket të jetë vetëm një lëvizje, duke pretenduar se ia ka lënë përzgjedhjen e kandidatëve një komisioni, që më pas të justifikojë humbjen dhe për të mbrojtur karrigen e tij. Që mesa duket tani ka shumë servila dhe shërbëtorë apo “udhëheqësa” të tipit Mirela Bogdani.

Por, le të shohim pak Mirela Bogdanin

Kjo e fundit, që na vjen si gënjeshtare propozuese, sepse Lulzim Basha e kishte artikuluar që në vitin 2017 se do të ishte baza që do të përzgjidhte kandidatët, është një person që është përjashtuar nga gara e konservatorëve britanikë.

Ajo ka tentuar të garojë dikur, por për shkak të qëndrimeve që kishte mbajtur ndaj myslimanëve, është përjashtuar nga kjo garë.

CNA.al ka mundur të sigurojë një letër të Komunitetit Mysliman dhe qëndrimeve që kanë mbajtur ata kundër këshilltares, apo “udhëheqëses” së Lulit.



Nga ana tjetër mund të theksojmë se Mirela Bogdani është një personazh me parime të mëdha politike, që nuk ka shëtitur në asnjë parti. Gjithmonë ka qënë një “demokrate” e bindur dhe kontribuese e madhe.

LEXO EDHE:  Reforma në drejtësi/ 3 arsye për të qenë skeptik

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Ata na e kanë bërë më të lehtë rrugën

Këtu mund të kujtojmë se ajo kandidoi dikur për nënkryetare në PR. Pasi humbi garën në partinë e Fatmir Mediut, ç’bëri?

Shkoi në një parti tjetër, u bashkua me FRD-në e Bamir Topit, ishte anëtare e tij në Këshillin Bashkiak dhe votoi të gjitha apo shumicën e vendimeve që kërkonte Erion Veliaj,

Mirela Bogdani është aleatja e kryebashkiakut të Tiranës. Atij që sot duket si trashëgimtari i Edi Ramës, njeriu që erdhi në krye të Bashkisë i mbështetur nga Bamir Topi dhe Mirela Bogdani, Këshilltarja e FRD-së.

Dhe të mos harrojmë që në mandatin e parë Erion Veliaj ishte në aleancë me Mirelen dhe Monën. Me LSI-në dhe FRD-në.

Këto janë disa nga faktet për një “udhëheqëse” solide të paepur dhe të moralshme në poltitikë, si Mirela Bogdani. Që nga përjashtimi nga kandidimi në Angli, deri tek aleancat me Erion Veliajn apo largimet nga një parti në tjetrën./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta Ministër i Brendshëm?/ “Shpërthen” Braçe: E kanë Shqipërinë pronë private!

Publikuar

-

Nga

Meta Ministër i Brendshëm?/ “Shpërthen’ Braçe: E kanë Shqipërinë pronë private!

Zëvendëskryeministri i Shqipërisë, Erion Braçe ka reaguar pas deklaratës së Kryetares së LSI, Monika Kryemadhi, e cila u shpreh se ka gjasa që Presidenti Ilir Meta të jetë Ministër i Brendshëm në zgjedhjet e 25 Prillit.

Braçe është shprehur se ndryshimet e një posti sipas opozitës, sipas Monika Kryemadhi dhe Ilir Metës, bëhen më t’u tekur dhe jo me votën e popullit.

Ndër të tjera Erion Beaçe ka thënë se Shqipëria në sytë e tyre eshtë një pronë private duke kaluar sa në një karrige në tjetrën.

“E KANE SHQIPERINE PRONE PRIVATE!

Nje here, ne televizionin e tyre thane se nga Presidenti do iki kur ti teket, domethene kur ti duhet pushtet edhe me shume, pra kryeminister dhe do behet i tille ose zevendeskryeminister por patjeter minister i Brendshem; Heren tjeter, domethene dje, ne televizionin tjeter te tyre thane se po te doje te behet minister i Brendshem-nga President!!!!!!, sepse kryeminister, ne qe vendosim-domethene kjo dhe Lyli, kemi Lylin!

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Armando Prenga shtiu edhe duke ikur

LEXO EDHE:  Nga Astrit Patozi/ Ata na e kanë bërë më të lehtë rrugën

Po njerezit dhe vota e tyre?!



Mos kini asnje iluzion, as qe pyesin per ju, si ju votoni.

E KANE PRIVATE SHQIPERINE DHE VEC KETA KANE LINDUR PER TE KALUAR ME TE NDENJURA NGA NJE KARRIGE NE TJETREN, VEC KETA!

Nuk u flasin ju, por ju degjoini!

JU FLASIN KRIMINELEVE, TE CILET,

ME AXHENDE PO I TAKOJNE NJE NGA NJE E NE GRUP, MADJE DHE NGA ATA QE OFL JU KA CUAR LETREN!
Kete Shqiperi doni?”, shkruan Braçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Basha kopjon Biden/ Trump e tall

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Republikës së re, Lulzim Basha në fushatën e tij duket fiks sikur po kopjon Joe Biden, i cili duke qënë se nuk artikulon mirë përpiqet të mos dalë shpesh në publik dhe të mos flasë. Kompanitë që i kanë organizuar fushatën dhe trupa e tij e propagandës ka zgjedhur që ai të dalë më pak në publik, të flasë më pak, të ketë më pak debate, të shfaqet më pak në turma me fjalime të gjata apo me qëndrime në debate televizive.

Kështu presidenti Donald Trump është tallur duke thënë se për shkak të koronës, duket se është fshehur dhe nuk është përfshirë shumë në fushatën zgjedhore, megjithëse është kandidat për president dhe rivali kryesor i presidentit Donald Trump.

Njësoj si Biden është edhe Luli në Shqipëri, vetëm me një ndryshim.

Biden, sipas presidentit Trump fle gjumë dhe dihen defektet e tij në artikulim, kurse Luli nuk del në publik i këshilluar sepse sa herë shfaqet flet budalliqe e pastaj do të duhen muaj të tërë për t’i korrigjuar.



Ka gënjyer kaq shumë, ka thënë kaq shumë idiotësi, sharlatanizma, gënjeshtra publike, është tallur kaq keqazi sa askush nuk e beson më.

LEXO EDHE:  Bylykbashi jep detaje nga tryeza e Zgjedhores/ Mazhoranca dhe opozita përplasje për identifikimin biometrik

LEXO EDHE:  Reforma në drejtësi/ 3 arsye për të qenë skeptik

Në fakt është krahasim i pa qëndrueshëm ky mes Bashës dhe Biden, se Basha të ishte një “Biden” diçka do të ishte, por e përdorim për këtë çështjen e gjumashit, të artikuluar nga presidenti Trump dhe Luli për gjumë ia kalon të gjithëve.

Të ishte pak “Biden” mirë do kishte qënë. Por, në fakt Luli është një gjumash alla shqiptar i korruptuar, i djallëzuar dhe një pazarxhi i fëlliqur në shërbim të Edi Ramës, që nuk i duhet tashmë as dreqit./ CNA.al

LEXO TE PLOTE