Connect with Us

“O burgun, ose nuk sheh 3 fëmijët”/ Historia e dhimbshme e të riut nga Kruja

Sociale

“O burgun, ose nuk sheh 3 fëmijët”/ Historia e dhimbshme e të riut nga Kruja

Publikuar

-

Historia e dhimbshme e 30-vjeaçrit nga Kruja, Ermir Keqi, u trajtua sot në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, në “News24”. Në vitin 2017, Ermiri së bashku me nusen, nisen në drejtim të shtetit francez për të kërkuar azil, si një mundësi më e mirë për familjen. Ai është babai i tre fëmijëve, por të voglin nuk e ka njohur, sepse është detyruar të kthehet para se të lindte.

Bashkëshortja, për të përfituar letrat franceze, i kërkon burrit që të gënjejë në polici për dhunë ndaj saj, por Ermiri nuk pranon, sepse në raste të tilla, shteti francez të detyron që të bësh burg, ose të kthehesh në Shqipëri. Në këto kushte, Ermiri zgjedh të kthehet në vendlindje, duke lënë pas tre fëmijët.

Në studion e emisionit me “Zemër të Hapur”, bashkëshorti Ermir Keqi së bashku me tezen, Mrike Lasku, rrëfyen këtë histori të dhimbshme. Bashkëshortja përdor burrin për letra, më pas e largon nga fëmijët.

Që nga viti 2017 dhe deri më tani, Ermiri ka shkëputur çdo kontakt me fëmijët, pasi gruaja i bllokon rrugët e komunikimit.
Ata rrëfyen gjithashtu se nëna e fëmijëve ka probleme mendore dhe fëmijët nuk janë te sigurt më të. Babai 30 vjeçar i bën apel shtetit që ta ndihmojë për t’i kthyer fëmijët pranë tij që të kujdeset për ta. Për më shumë ndiqni historinë….!

Rrëfimet:

Tezja e Ermir Keqit: Ermiri eshte djale shume i mire, eshte sjelle gjithmone mire me femijet dhe gruan. Probleme keta kane patur qe ketu, ajo e rrihte vajzen e madhe
Ermir Keqi: jam martuar ne 2010 dhe deri ne 2017 kemi qene bashkë me gruan në Francë. Nga 2010 deri ne 2012 kemi qene aq te lumtur sa sdi cte them. Jemi njohur me shkuesi dhe pas 3 muajsh njohje vendosëm të ishim bashkë. Ne 2012 une rashë në burg dhe aty filluan sherret dhe debatet. më kanë thënë shumë veta që gruaja kur unë isha në burg u lidh me një tjetër. Unë nuk i besova personit që më tha se gruaja ime kishte një të dashur.

I kërkova atij personi të mos ruante nusen time dhe të na linte rehat. Nuses nuk ia thashë kurrë këtë bisedë. Atëherë i thoja “ku e ke telefonin?” mbante 2 telefona njërin e fshihte tjetrin e nxirrte. E kam pyetur nëse kishte telefon tjetër ajo betohej që jo. unë e zbulova, por nuk doja të futeshim në konflikt. Ajo nuk fliste në syrin tim po shkonte disa metra larg dhe fliste me atë person. Mesazhet i ka kapur edhe tezja edhe djali i tezes.

LEXO EDHE:  Shpenzime marramendëse për fëmijët/ Zbulohet një tjetër miliarder tek Krimet e Rënda

Tezja: edhe mua më binin numra të panjohur dhe se dija kush ia jepte numrin tim atyre. Më thoshin: “na e ka dhënë një njeri që ti shkon shumë mirë”, edhe vajza i thoshte “o ba kur ti ishe në burg babit i jepte një xhaxh lekë, ia mbushte plot”. Vajza është 9 vjeç, është e vogël.

Ermir Keqi: Unë ia kam gjetur telefonin në çorap. Këtë ma ka sjellë motra më tha. E kalova si muhabet nuk i thashë gjë, i kërkova që telefonin ta vendoste në tavolinë jo në corap. vjehrra ime e bënte këtë gjë, e mësoi që të bënte nje skenar në Francë sikur e kisha dhunuar unë. Unë se kam dhunuar asnjëherë. Vëllai i saj na mori në telefon, me të kam shkuar shumë mirë. Hajde këtej tha, në Francë.

Kur arritëm në Francë kërkuam azil. Familja e gruas nuk më ndihmoi fare. kur na erdhi përgjigja e parë negativ kërkuam azil përsëri. Na refuzuan të dyja herët, por ajo nuk donte të kthehej. Do ta diskutoj me nënën time tha ajo. erdhi me mua dhe firmosi. Vëllai i tha “pse firmose, ju do rrini këtu, ju kam marrë unë dhe s’keni për të ikur në Shqipëri pa të thënë unë”.

Unë vendosa të ikja, por doja të merrja fëmijët. Ajo më tha “unë s’do kthehem kurrë”. Shkoi në polici më pas dhe ka deklaruar që burri e kishte dhunuar. Ata e kanë sqaruar të mos e bënte atë skenar dhe policia franceze e dinte që unë nuk e kisha dhunuar.

Ermiri: Ajo nuk më kontakton mua sepse familjarët nuk e lejojnë, as nëna dhe as vëllai i saj se lejojnë. Kam bërë një video është bërë kur i ka thënë e ëma që të bënte denoncim sikur burri e rrihte. Fëmijët e mi janë të stresuar. Më parë s’kisha ku të shkoja të denoncoja që ajo dhunonte fëmijët. unë atë vetë se kam dhunuar kurrë, ajo më ka kërcënuar, ka qenë e sëmurë ajo por me doktor se kemi vërtetuar se kam çuar dot./ BW

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mbi një mijë viktima nga koronavirusi/ OBSH: Vaksina gati për 18 muaj

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka folur për vaksinën e koronavirusit, i cili ka marrë mbi një mijë jetë njerëzish.

Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një deklaratë për mediat tha se vaksina e koronavirusit do të hajë rreth 18 muaj kohë.

Vaksina e cila do të quhet “Covid-19”, sipas kreut të OBSH, mund të krijojë më shumë trazira politike, ekonomike dhe sociale se çdo sulm terrorist.

Ai bëri thirrje se bota duhet të zgjohet dhe ta konsiderojë këtë virus si armikun numër një.

LEXO EDHE:  Ngjarja tragjike në Shkodër/ Policia: Si u mbytën dy kushërinjtë

LEXO EDHE:  Historitë tronditëse/ Seriali i zhdukjeve në Vlorë, çfarë deklaroi "i penduari"

Kujtojmë se ky virus ka prekur masivisht qytetarët kinezë, duke shkaktuar shumë viktima, ndërsa numri i të prekurve prej tij është rreth 43 mijë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Stuhia “Ciara” në Shqipëri?/ Sinoptikanët tregojnë se çfarë mund të ndodhë të premten

Publikuar

-

Nga

Stuhia “Ciara”, që ka goditur Evropën me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, duke shënuar edhe viktima, nuk do të prekë Shqipërinë.

Sipas sinoptikanes, Adiola Bani, stuhia “Ciara” do të ketë shumë pak ndikim në vendin tonë.

Ditën e premte pritet të ketë reshje shiu në nivel deri mesatar e cila për pasojë, do të sjellë një rënie temperaturash ditën e shtunë.

“Vendi jonë do mbetet në periferi të kësaj stuhie, duke bërë që ne të kemi reshje shiu dhe dëbore në sasi shumë të pakta. Dita e premte do sjellë sasi më të konsiderueshme të reshjeve të shiut, me intensitet mesatar, ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore. Stuhia “Ciara” na prek shumë pak. Te ne ndikon duke sjellë ditën e premte reshje shiu me intensitet mesatar, por jo në sasi të konsiderueshme, duke mos sjellë përmbytje, pasi sasia e reshjeve nuk do të jetë shumë e madhe.

LEXO EDHE:  Skandal në burg/ Arrestohet gardiani

LEXO EDHE:  Vaksinë e re në Shqipëri/ Manastirliu: Rotavirusi, falas për 30 mijë fëmijë në vit

Sa i përket temperaturave, deri të premten do të mbeten të larta, ndërsa e shtuna do sjellë rënie të temperaturave në mëngjes, që zbresin deri në -4 në zonat malore. Të premten do të ketë temperatura të larta, duke bërë që të mos kemi reshje dëbore”, tha sinoptikania Bani në një lidhje për Balkan ëeb./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Përhapja e gripit sezonal/ Ministria e Shëndetësisë: Pёr disa persona mund tё bёhet njё sёmundje serioze

Publikuar

-

Nga

Së fundmi vendi është përfshirë nga një virozë gripale që ka prekur shumë njerëz.

Ministria e Shëndetësisë thotë se gripi sezonal ёshtё njё sёmundje infektive qё pёrhapet nga një person tek tjetri nёpёrmjet kollёs, teshtimёs dhe kontakteve tё ngushta. Simptomat e gripit mund tё zgjasin nga disa ditё deri nё disa javё.

Sipasë njoftimit të Ministrisë, simptomat mё tё zakonshme janё temperaturё, ethe, kollё, lodhje,dhimbje fyti, dhimbje koke dhe muskulore.

LEXO EDHE:  Edukatorja dhunonte fëmijët/ Deklaratat shokuese të prindërve: I binin vetes me grushte

LEXO EDHE:  Kujdes fëmijët!/ Sociologu tregon se si duhet ta menaxhojmë situtatën post-tërmet

“Pёr disa persona me probleme shёndetёsore specifike, gripi mund tё bёhet njё sёmundje serioze dhe madje fatale pёr jetёn. Pёr shembull, nёse ju keni diabet, sёmundje kardiake apo respiratore, gripi mund ta pёrkeqёsojё sёmundjen tuaj duke e komplikuar trajtimin e saj”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE