Connect with Us

Nga Nebil Çika/ Letër e hapur për Calaveran

Politikë

Nga Nebil Çika/ Letër e hapur për Calaveran

Publikuar

-

Letër e hapur

Drejtuar: Znj Genoveva Ruiz-Calavera, Drejtuese e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit të Reformës në Drejtësi (OMN)

E nderuar Znj, Genoveva Ruiz-Calavera!

Ne të përndjekurit politikë antikomunistë të Shqipërisë ndjehemi shumë të shqetësuar nga zhvillimet dhe produkti i deritanishëm i reformës në drejtësi, të cilën ju keni marrë përsipër ta monitoroni si përgjegjësi e BE dhe SHBA e garantuar kjo edhe me ligj nga kushtetuta e Shqipërisë.

Ne si shtresa e interesuar e vendosjes në vendit tonë të shtetit ligjor, pasi për 45 vjet diktaturë komuniste, por jo vetëm, kemi qënë viktimat e padrejtësisë komuniste, kemi pritur që reforma në drejtësi të hedhi bazat e drejtësisë normale në këtë vend dhe kemi mbështetur çdo përpjekje për ta arritur këtë.

Mirëpo, me keqardhje dhe shqetësim të madh konstatojmë se deri tani produkti i reformës nuk është ai që prisnim, përkundrazi po biem nga shiu në breshër.

Shqetësimi ynë kryesor ka të bëjë me një fenomen që ne e konsiderojmë si rrezik serioz për drejtësinë shqiptare, për ne si shtresë e të përndjekurve politikë të komunizmit, por edhe për të gjithë popullin shqiptar: rikthimin në krye të sistemit të drejtësisë të autorëve të krimeve të komunizmit, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid dhe e gjitha kjo po ndodh në mos nën bekimin tuaj nën miratimin tuaj të heshtur.

Kemi konstatuar me keqardhje dhe shqetësim se procesi i vetingut i monitoruar nga Ju ka injoruar në vendimet e marra pjesëmarrjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve në proceset politike gjyqësore të diktaturës komuniste duke konsumuar hapur e në mënyrë të përsëritur një shkelje të ligjit. Kjo ka bërë që në institucionet e reja të drejtësisë madje edhe në krye të tyre të emërohen ish pjesëtarë të Sigurimit të Shtetit, policisë politike të diktaturës hetues, prokurorë e gjyqtarë që kanë qënë pjesë e proceseve politike ndëshkimore ndaj kundërshtarëve të regjimit komunist që karakterizoheshin, në të cilat përfshihen tortura, montime, falsifikime dhe dënime të ashpra jo vetëm për ata që dënoheshin ekzekutoheshin ose burgoseshin, por edhe për familjarët e tyre përfshi gra pleq e fëmijë që internoheshin e u mohoheshin të drejtat themelore të njeriut.

Nuk bëhet fjalë për pak individë por, sipas vetë statistikave të Sigurimit të Shtetit, rreth 35% e popullsisë shqiptare u përndoq politikisht gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri dhe e gjithë kjo u realizua nëpërmjet proceseve dhe vendimeve të hetuesve, prokurorëve dhe gjyqtarëve të diktaturës komuniste.

Gjatë kësaj periudhe ne kemi denoncuar rast pas rasti kalimin e vetingut dhe emërimin në krye të drejtësisë të persekutorëve tanë politike, por nuk kemi parë asnjëherë një reagim tuajin për këtë fenomen tejet negativ të të ashtuquajturës “reformë në drejtësi”.

Për ta bërë më konkret këtë komunikim me ju dhe me publikun po ju përmend disa raste flagrante ku ju keni “shkëlqyer” me heshtjen dhe miratimin tuaj të paktën në publik.

1-Emërimi ne krye te SPAK-ut të Arben Kraja, një ish hetues i Sigurimit të Shtetit në Shkodër 1987-1992.

2-Emërimi Zëvendësprokuror i Përgjithshëm i Thoma Jano, hetues dhe shef i hetuesisë së Sigurimit të Shtetit në Krujë 1980-1991, autor i dhjetra proceseve hetimore politike komuniste.

3-Emërimi në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) të Ardian Dvoranit nga një prokuror komunist që ka dhënë dënime të rënda politike për kundërshtarët e regjimit komunist si prokuror i diktaturës në Shkodër përfshi edhe ata që rrezuan bustin e Stalinit në 1990.

4- Emërimi në Këshillin i Lartë Gjyqësor (KLGJ) si anëtare të Fatmira Luli, gjyqtare në kohën e diktaturës ka dënuar qytetarë pse morën pjesë në rrëzimin e bustit të Enver Hoxhës më 20 shkurt 1991 apo për hyrjen në ambasada.

5-Emërimi në Këshilli i Emërimeve në Prokurori (KLP) të Bujar Sheshit ish hetues i Sigurimit të Shtetit autor i shumë arrestimeve torturimeve dhe dënimeve politike si hetues në Rrethin e Fierit, sipas AIDSSH edhe bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit.

6- Emërimi në Këshilli i Emërimeve në Prokurori (KLP) të Nurihan Seiti, gjyqtare e diktaturës komuniste, ka dënuar disa persona me akuzat e agjitacion propagandë dhe tentim arratisje nga kufiri.

LEXO EDHE:  “Zgjedhorja”/ Opozita dorëzon të gjitha propozimet, kërkon qeveri kujdestare

E nderuar znj. Clavera!

Siç edhe mund ta rikujtoni nga këto raste flagrante që ju përmenda më lart produkti i reformës së monitoruar nga ju ka përfunduar me rikthimin në krye të institucioneve kryesore të drejtësisë të ish persekutorëve komunistë të diktaturës më të egër në Evropë. Dhe mos harroni që bëhet fjalë për krime të rënda, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, të cilat si nga ligji shqiptar edhe ai ndërkombëtare nuk përshkruhen.

Si zyrtare e lartë e BE që jeni dua t’iu kujtoj se Parlamenti Evropian ka miratuar një rezolutë që detyron trajtimin e njëjtë të krimeve të stalinizmit dhe nazizmit rezolutë të cilën jeni e detyruar ta zbatoni edhe ju në punën tuaj në krye të OMN, gjë që deri tani nuk na rezulton ta keni bërë.

E nderuar zonjë!

Ne besojmë në standardet dhe vlerat e drejtësisë së BE dhe SHBA që ju përfaqësoni si OMN. Por nuk dimë asnjë rast që një ish pjesëtar i Gestapo SS, prokurorëve apo gjyqtarëve të diktaturës naziste në Evropë të ishte apo të jetë pjese e sistemit të drejtësisë së vendeve të BE e SHBA.

Pikërisht këtë standard tuajin dhe rezolutën e BE për krimet e nazizmit dhe komunizmit kishim parasysh kur besuam dhe mbetshëm reformën e imponuar nga partnerët tanë perëndimorë por nuk do na shkonte mendja dhe jemi shumë të zhgënjyer e të dëshpëruar nga standardi krejt i kundërt me ato të vendeve tuaja që po aplikoni në drejtësinë shqiptare.

Së paku deri tani ne na rezulton që reforma e monitoruar dhe e udhëhequr nga ju ka përfunduar në një “marrje peng” të drejtësisë shqiptare nga Sigurimi i Shtetit dhe autorë të tjerë të krimeve të komunizmit në Shqipëri.

Unë nuk besoj që ju të mos keni pasur dijeni për ketë fenomen pasi në CV e tyre ata e kanë shkruar vetë qenien pjese e gijotinës së përgjakur të diktaturës komuniste. Nga informacioni që ne kemi nga Autoriteti i Informimit mbi Dosjet e ish Sigurimit të Shtetit në proceset e vettingut, por edhe të emërimeve në institucionet e reja të drejtësisë në të gjitha rastet ose është shmangur verifikimi i pjesëmarrjes në krime të komunizmit ose është injoruar informacioni i përcjellë nga AIDSSH.

E nderuar zonjë!

Sinqerisht jemi të zhgënjyer nga Ju si OMN! Nëse ju jeni këtu për të rikthyer Sigurimin e Shtetit në krye të drejtësisë, gjë që po ndodh realisht, do të kishte qenë më mirë të mos kishit ardhuar fare. “Drejtësinë” komuniste ne e kemi pasur mbi shpinën tonë dhe e dimë mire se çfarë është. Korrupsioni dhe padrejtësia në Shqipëri nuk fillon në 1993 apo në 2017.

(Pa)Drejtësia shqiptare që po pretendoni të reformoni është zgjatim në këtë pothuaj demokraci i padrejtësisë komuniste dhe problemi nuk janë ligjet as institucionet, por standardi dhe mendësia komuniste e të bërit drejtësi që transmetohet në vazhdimësi kohore nga drejtuesit, hetues, gjykatës e prokurorë të diktuarës komuniste të cilët po riciklohen edhe me të të ashtuquajturën “drejtësi e re”.

Për këto raste ne shqiptarët kemi një fjalë të urtë: “Më mirë djepi bosh se shejtani brenda”. Në se është kështu më mirë lëreni siç është se sa të harxhoni miliona euro të taksapaguesve evropiane e amerikane, shumë energji njerëzore e tension politik e social për një reformë produkti i të cilës është që në fillim jo një dështim por një rikthim në diktaturë.

Rënia nga shiu në breshër nuk na bën punë as neve e as juve!

Duke shpresuar ta mirëkuptoni shqetësimin tonë ju uroj gjithë të mirat!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Situata e rënduar në Kakavijë/ Cakaj telefonatë me ministrin e jashtëm grek

Publikuar

-

Nga

Situata e rënduar në Kakavijë/ Cakaj telefonatë me ministrin e jashtëm grek

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e jashtëm alternat të Greqisë, Miltiadis Varvitsiotis.

Në një postoim në rrjetet sociale, Cakaj bën me dije se kanë diskutuar për lehtësimin e kalimit kufitar në Kakavijë.

“Duke respektuar të gjitha masat dhe forcimin e grupeve që punojnë në kufi, ne jemi duke ndjekur vazhdimisht situatën për të lehtësuar ngarkesën në kufi”, shprehet ai.



Si pasojë e shtimit të rasteve me koronavirus në Shqipëri dhe Greqi, autoritetet greke kanë vendosur që të zhvillojnë testime masive për udhëtarët që kalojnë kufirin.

LEXO EDHE:  Arrihet marrëveshja për Reformën/ Meta përshendet Ramën, Bashën dhe ambasadorët

LEXO EDHE:  Ngritja e SPAK/ ONM: Hap thelbësor për të luftuar korrupsionin

MEPJ deklaroi më herët se është në bisedime për të zgjatur orarin e punës në pikat kufitare, në mënyrë që qytetarët të mund të kalojnë edhe në orë e vona të natës.

Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Mbrojtjes kanë vendosur në dispozicion të qytetarëve të bllokuar në radhë disa ekipe mjekësore dhe autoambulanca, si dhe shërbime higjienosanitare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama “i ftohtë” ndaj ekipit të mjekëve italian në Shqipëri/ Pse nuk denjoi t’i takojë kryeministri

Publikuar

-

Nga

Rama “i ftohtë” ndaj ekipit të mjekëve italian në Shqipëri/ Pse nuk denjoi t’i takojë kryeministri

Ish ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka reaguar me një status të gjatë në rrjetet sociale, ku kritikon kryeministrin Rama për pritjen e ftohtë që i bëri ekipit të mjekëve italian që erdhën në Shqipëri rreth dy javë më parë për të kontribuar në përballimin e situatës më Covid-19.

Sipas Shehut, Rama nuk e mori as mundimin ti takojë, dhe kjo sipas tij, pasi Rama i trembet transparencës e të vërtetës për dështimin   e tij me sistemin shëndetësorë.



Rama “i ftohte” ndaj prezences mjekesore italiane ne Shqiperi, as denjon t’i takoje!
Se pari nje falenderim e mirenjohje per Italine e ata kolege italine qe qendruan dy jave ne vendit tone, ne mbeshtetje ndaj ballafaqimit me Covid.
Duke njohur edhe personalisht ndonje nga ata, mund te them se ishte nje grup me nivel e pluridisiplinor, i afte te kuptoje e te transmetoje ne Itali gjendjen reale te krizes se thelle shendetesore qe po kalon vendi yne, gje kjo shume e rendesishme per tu pasuar me nje prezence te gjere, te gjate, stabel, strategjike e strukturale italiane ne vend. Prandaj jam i bindur se ndjenjat dhe mendimet e tyre kane pasur nje keqardhje te thelle per realitetin shendetesor te trishte qe gjeten duke u ballafaquar me:
—Nje sistem shendetesor ne amulli, pa strategji edhe ndaj Covid.
—Mos egzistencen e linjave te orientimit e komandimit prej lart per ne nivelet profesionale, perfshi ketu dhe prej atij Komiteti.
—Nje sistem shendetesor jo vetem te corganizuar, por dhe te pa pajisur ne mjete e struktura te pershtateshme.
—Institucionet spitalore shume larg standarteve europiane.
—Nje personel mjekesor, qe megjithese ne shumice individualisht eshte i pregatitur dhe me vullnet, te pa paguar si duhet, te pa stimuluar e pa mjetet adeguate te punes, i abandonuar, gje e ka bere pesimist.
—Nje situate kaotike e te pa kontrolluar ndaj Covid me shifrat reale shume here me te larta se zyrtaret, me numer e llojshmeri testimesh shume te vogel, me qytetaret te pa pajisur as me maska.
—Nje mungese e nje komunikimi racional te institucioneve me qytetaret.
Ne fakt kete une e ndjeva edhe ne ato pak informacione zyrtare ku spikaten dy elemente, vleresimi i kolegeve italiane per koleget shqiptare dhe shqetesimet e tyre per nivelin e organizimit.
Keto dhe mendimi i tyre qe une deduktoj, i cili eshte dhe vullneti i Italise mike per te krijuar ketu nje qendrim konstant e afat gjate ne ndihme te shqipetareve, duket se e kane merzitur e shqetesuar Ramen, qe i trembet transparences e te vertetes, pra pergjegjesise per deshtimin e tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Projekti i Unazës së Madhe/ Shehaj: Janë shpërdoruar e vjedhur 3 miliardë euro

Publikuar

-

Nga

Projekti i Unazës së Madhe/ Shehaj: Janë shpërdoruar e vjedhur 3 miliardë euro

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ka kujtuar sërish projektin e Unazës së Re që nuk ka përfunduar ende dhe ka ngritur akuza ndaj qeverisë.

Shehaj deklaron se kryeministri Edi Rama mori mbi 3 miliardë euro borxh neto dhe nuk ndërtoi asnjë rrugë, me përjashtim mbylljen e disa segmenteve të vogla të projekteve të nisura nga qeveria e PD-së, si Unaza e Madhe me të cilën u mburr sot.

Demokrati pretendon se 3 miliardë euro janë shpërdoruar, keqmenaxhuar dhe vjedhur me projekte fasadash, ndërsa e cilëson  këtë si kriminale.



“3 miliardë euro janë shpërdoruar, keqmenaxhuar dhe vjedhur me projekte fasadash. Imagjinoni një çast sikur të mos kishim zbuluar aferën DH Albania: rreth 50 milionë euro (bashkë me ato të paguara nga OSSHE për DH Albania) do ishin në llogari private në SHBA. Me gjasa kështu kanë përfunduar qindra milionë euro.

LEXO EDHE:  Intervista/ Peleshi mbështet Topallin: Proceset e rëndësishme për vendin, më mirë pa ndërkombëtarët

LEXO EDHE:  Çfarë e bëri opozitën të ulet në tryezë?/ Ish deputetja: Na është bërë presion i vashdueshëm

Shqipëria ka nevoja jetike për infrastukturë, për të gjallëruar ekonominë, shfrytëzuar potencialin e saj të madh turistik dhe pozicionin strategjik gjeografik. Të harxhosh 3 miliardë euro borxh dhe të mos ndërtosh asnjë vepër të mirëfilltë infrastrukturore është kriminale. Ndërkohë, potenciali i humbur ekonomik nga mungesa e infrastrukturës është edhe shumë miliardë euro të tjera”, shkruan ish-deputeti në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE