LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta pret në takim ambasadorin e ri/ Italia partner i pazëvendësueshëm strategjik

9 Janar 2020, 13:35, Politikë CNA
Meta pret në takim ambasadorin e ri/ Italia partner i

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim Ambasadorin e ri të Italisë në Shqipëri, z.Fabrizio Bucci, me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale.

Duke e uruar për përmbushjen me sukses të detyrës së tij shumë të rëndësishme në Tiranë, Presidenti Meta vlerësoi se Italia mbetet partner i pazëvendësueshëm strategjik, si dhe partner kryesor tregtar i Shqipërisë.

Gjithashtu, Kreu i Shtetit u shpreh se ?mirëpresim një prani më të madhe në sektorë strategjikë të investitorëve italianë në Shqipëri?.

Presidenti Meta vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë vendin tonë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik.

Kreu i Shtetit shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme të dhënë nga Italia mike në operacionet e kërkim shpëtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019 që goditi vendin tonë, si dhe besimin për vijimin e asistencës italiane edhe për rehabilitimin e zonave të prekura nga tërmeti.

?Urë e fuqishme bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona, – tha Presidenti Meta, ?janë edhe komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali?.

Kreu i Shtetit inkurajoi që të rrisim bashkarisht përpjekjet për mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës e traditave të pasura shqiptare në vendin fqinj./ CNA.al

Lajmet e fundit nga