Connect with Us

Mediu leksion Ramës/ “Analizo pikat ku cënohet siguria kombëtare”

Politikë

Mediu leksion Ramës/ “Analizo pikat ku cënohet siguria kombëtare”

Publikuar

-

Ish ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kundështuar deklaratat e kryeministrit Rama, i cili më herët u shpreh se Shqipëria është pjesë e NATO-s, prandaj nuk është e rrezikuar nga kërcënimet e Iranit.

I ftuar në emisionin “Open”, Mediu u shpreh se nuk mund ta ndalësh sulmin duke qenë pjesë e NATO-s.

“Nuk ndalohet sulmi duke qenë pjesë e NATO-s. NATO-ja merr përsipër të ndërhyjë pasi je sulmuar por nuk të mbron para se të sulmohesh. Kryeministri duhet të analizojë pikat ku cënohet siguria kombëtare”, theksoi Mediu./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Hapja e shkollave/ Tritan Shehu: Banorët e Gjirokastrës kanë të trashëguar në “genin” e tyre dëshirën për shkollim

Publikuar

-

Nga

Hapja e shkollave/ Tritan Shehu: Banorët e Gjirokastrës kanë të trashëguar në “genin” e tyre dëshirën për shkollim

Ish-ministri, Tritan Shehu ka uruar të gjithë nxënësit për nisjen e vitit të ri shkollor. Në fokus të postimit që bën në rrjetet sociale vendos fëmijët e Qarkut Gjirokastër, që i cilëson si arsimdashës, ndërsa shton se ata nuk kanë nevojë as për nxitje dhe as propagandë për të shkolluar fëmijët a nipërit e mbesat e tyre.

“Banoret e Gjirokastres, Dropullit, Libohoves, Përmetit, Kelcyres, Memaliajt e Tepelenës nuk kanë nevoje as për nxitje e as propagande për të shkolluar fëmijet a niperit e mbesat e tyre.

Ata e kanë të trasheguar në “genin” e tyre, prej qindra vitesh, brez pas brezi dëshiren, vullnetin dhe sakrificat për shkollim e dije, kjo është pjesë e historisë se atij Qarku, pjesë e jetës së këtyre njerezve kulturdashes, pa të cilen nuk mund të jetojnë”, nënvizoi ish minstri.

LEXO EDHE:  Vizita e Kryeministrit në Itali / Rama pritet nga homologu italian Gentilioni



Sipas ish-ministrit shumë prej tyre janë detyruar të braktisin vendin e tyre, për shkak të mundësive më të mira.

LEXO EDHE:  Rama dhe Blushi në Vlorë/ Kryeministër i paaftë

Edhe nqs sot shumë prej tyre janë detyruar të braktisin vendin e tyre, një nga shkaqet kryesore është mundesia e arsimimit, kulturimit, ngritjes në rrugën e dijes se pasardhesve të tyre, në ato nivele europiane që ata kanë aspiruar gjithemone.

Pra sot pavaresisht momenteve tejet të vështira ku jetojmë, për të gjithë ata është një ditë e vecantë gëzimi, por dhe shprese e optimizmi” përfundoi ish-minstri.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama uron nxënësit/ Një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto, ku shfaqen nxënësit të cilët ditën e sotme kanë rinisur procesin e ri mesimor. Në foto vihen re masat e reja të marra nëpër shkolla në kushtet e pandemisë, që po kufizon zhvillimin në mënyrë normale të shkollës.

Ai i uron nxënësit dhe mësuesit një vit të mbarë shkollor.



“MIRËMËNGJES duke ju uruar nxënësve e mësuesve një vit të mbarë shkollor, pikësëpari me shëndet dhe patjetër edhe me rezultate sa më të mira“- shkruan Rama.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind/ Manastirliu publikon foton me vajzat e saj

Publikuar

-

Nga

Duke qenë se ditën e sotme nis procesi i ri mësimor, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka zgjedhur të nis ditën duke publikuar një foto me vajzat e saj.

Gjithashtu ministrja përfiton nga rasti për të dhënë një mesazh për prindërit dhe fton të gjithë të japin kontributin e tyre duke respektuar masat anti-Covid.



‘Emocion dhe përgjegjësi për çdo prind, për të bërë gjithçka ka në dorë, që ky rifillim i shumëpritur të mos cënojë shëndetin dhe mirëqënien e fëmijëve tanë, të familjeve dhe të gjithë komunitetit!‘- shkruan Manastirliu në një postim në facebook./ CNA.al

LEXO TE PLOTE