Connect with Us

Kërcënimi i Iranit/ Manjani ironizon Komisionin e Venecias, nuk kursen as Arta Vorpsin

Politikë

Kërcënimi i Iranit/ Manjani ironizon Komisionin e Venecias, nuk kursen as Arta Vorpsin

Publikuar

-

Ironizon Manjani/ "Suksesi" i gjykatave po zgjerohet ndjeshëm

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka ironizuar Komisionin e Venecias, teksa thotë se edhe kërcënimi i Iranit duhet çuar aty për tu vlerësuar.

Me nota ironie, Manjani ka kujtuar edhe Arta Vorpsin e cila kreu betimin tek noterja për anëtare e Gjykatës Kushtetuese

“Këtë kërcënimin që na bën Irani neve, them ta çojmë te Komisioni i Venecias.
Ta vlerësojnë ata, është serioz apo jo ky kërcënim.
Ndërkohë fitojmë pak kohë sa të fusim në zyrë me dhunë Arta Vorpsin, të zgjidhim dhe hallet e Ukrahinës dhe pastaj ta shohi Irani…! Hiç se kemi frikë”, shkruan Manjani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balla dhe Lleshaj çojnë “Shqiponjat”/ Krimi “vlon” në Elbasan, nuk pret BMW-në e Lleshajt  

Publikuar

-

Nga

Ish-deputetja e LSI-së, Silva Caka ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur mëngjesin e sotëm ku një 50-vjeçar u ekzekutua me breshëri plumbash.

Në një postim në rrjetet sociale, ish-deputetja Caka ironizon Taulant Ballën dhe ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj, të cilët një ditë më parë çuan “Shqiponjat” në Elbasan.

Caka gjithashtu ka reaguar edhe në lidhje me skandalin e denoncuar nga CNA.al, në lidhje me BMW-në luksoze, që përdor Sandër Lleshaj.

“Taulanti dhe Sandri çojnë forcat ”Shqiponja” të ruajnë zbatimin e masave anti Covid-19 nëpër shkollat e Elbasanit, ndërkohë që nga ana tjetër krimi vlon!



”Elbasani është një qytet paqësor”- tha dje Taulanti, duke u përpjekur të fshihte faktin se vetëm në 45 ditët e fundit janë konsumuar 3 vrasje të llojit mafioz.

LEXO EDHE:  “Kjo është e poshtër, e ndyrë”/ Ish-ministri i Ramës lëshon gojën

LEXO EDHE:  Vendi drejt zgjedhjeve të parakohshme?/ Ish-ministri zbulon lëvizjen e Ramës

Kësaj radhe në Elbasan, krimi ka veshur uniformën e Policisë dhe ka ekzekutuar në orët e para të mëngjesit.

Krimi nuk pret Taulant; nuk pret as përfundimin e pandemisë, as përfundimin e procedurave të blerjes së BMW-së së Sandrit, as çlirimin e Policisë nga kthetrat tuaja politike. Krimi gëlon në Elbasan dhe ti e di mirë këtë, shpeshherë edhe me lejen tënde!”-shkruan ish-deputetja.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Do na vinin deri në Sarandë”/ Gazetari zbulon ishullin “probematik” që mund të na heqë milje detare

Publikuar

-

Nga

“Do na vinin deri në Sarandë”/ Gazetari zbulon ishullin “probematik” që mund të na heqë milje detare

Gazetari Ferdinand Dervishi, ka folur mbrëmjen e sotme për çështjen e detit me Greqinë që ka ringjallur debat të ashpër.

Dervishi tha se ndarja e Detit duhet të bëhet vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Jemi në një fazë të tretë. Ose marrëveshje me një mbikëqyrës, ose gjykatë Ndërkombëtare. Ashtu si marrëveshja e 2009 edhe marrëveshja Bushati-Kotzias ka vdekur. Tani rruga është marrëveshja përmes një pale të tretë. Rama kërkon një palë të tretë mbikëqyrëse më shumë se një ndarje të Detit nga Gjykata Ndërkombëtare. Ndarja e Detit duhet të bëhet vetëm në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, u shpreh ai në emisionin “Open”.



Gazetari deklaroi se problem qëndron te ishulli Barketa, njohja e të cilit sipas tij mund të na bëjë të humbasim shumë milje detare.

LEXO EDHE:  Manjani mesazh Ambasadës amerikane/ Ndaloni së mbështeturi “bosin” që dhunon Kushtetutën

LEXO EDHE:  "35 mijë euro ose koka"/ Kërcënohet me jetë profesori

Ai tha se baraslargësia matet duke hequr vijë të drejtë nga ky ishull, ndërkohë që toka greke është shumë larg në distancë.

“Problemi është një shkëmb që gjendet pothuajse midis Greqisë dhe Shqipërisë. Problemi është se merr atributet e një ishulli. Në kohën e Berishës ndarja është bërë nga ishulli Barketa dhe kjo është shumë abuzive. Nuk mund të lejojmë që ishulli Barketa të ketë efekt të plotë, se do na vinin deri në Sarandë”, nënvizoi Dervishi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Fitorja e PD është e sigurt”/ Berisha: Doja që zgjedhjet të mbaheshin në 20 shkurt, e ka simbolin brenda

Publikuar

-

Nga

“Fitorja e PD është e sigurt”/ Berisha: Doja që zgjedhjet të mbaheshin në 20 shkurt, e ka simbolin brenda

“Fitorja e opozitës është e sigurt. Do të arkivohet në koshin e plehrave të historisë. Shipëria do të çlirohet nga një aventurier”.

Kështu pretendon ish-kryeministri Sali Berisha. Ai tha se zgjedhjet e 25 prillit do të fitohen nga opozita e Lulzim Bashës.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike tha në emisionin “Rubikon” se fitorja është parashikuar edhe nga sondazhet.



“Sondazhet tregojnë një fitore të thellë të opozitës së bashku me LSI-në dhe partitë e tjera. Tani ky ka filluar manipulimin e listave të zgjedhësve por fatmirësisht edhe miqtë tanë, partnerët ndërkomëbtarë e kanë zbuluar se ky po ndryshon listat.

LEXO EDHE:  “Kjo tezë trutharësh nuk meriton vemendje”/ Manjani sulmon opozitën

LEXO EDHE:  “Kjo është e poshtër, e ndyrë”/ Ish-ministri i Ramës lëshon gojën

Këtu është thënë që zgjedhjet do të bëhen më 25 prill, zgjedhjet duhet të ishin më 20 shkurt, se ky do të bëjë gjithçka të mos ikë, por ky do mundet në mënyrën më të… do mjerohet shumë keq. 20 shkurti është dita e shembjes së bustit të Enver Hoxhës, e ka simbolin ajo brenda”, deklaroi Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE