LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kërcënimet e Iranit ndaj Shqipërisë/ Shtohen masat e sigurisë në kampin e MEK

9 Janar 2020, 20:50, Politikë CNA
Kërcënimet e Iranit ndaj Shqipërisë/ Shtohen masat e

Pasi goditi dy baza ushtarake amerikane në Irak, Irani futi edhe Shqipërinë në listën e armiqëve të saj.

Udhëheqësi suprem, Ayatollahu Ali Khamenei foli me tone kërcënuese, duke thënë se një vend i vogël dhe shumë i djallëzor ka bërë komplot me SHBA dhe tradhtarët e MEK kundër Iranit.

Kjo ka bërë që të shtohet vigjilenca dhe siguria përreth kampit ku strehohen anëtarët e MEK, në Manëz.

Numri i rojeve private është rritur, si edhe patrulla të policisë qëndrojnë aty 24 orë.

Drejtori i zyrës së shtypit të MEK, e përshëndet vrasjen e gjeneralit Qasem Soleimani më 3 Janar.

?Ai ishte një nga kriminelët më të mëdhenj të kohës sonë dhe besoj se ajo çfarë ndodhi është mirëpritur nga njerëzit e Iranit dhe të rajonit?, thotë Shahriar Kia, për Tv Klan.

?Ne kemi qenë gjithmonë të kërcënuar nga regjimi iranian jo vetëm në Shqipëri, dhe për sa kohë regjimi iranian vazhdon aktivitetin e tij terrorist, kërcënimet do të jenë gjithmonë të pranishme.

Ishtë sulm ndaj terrorizmit, kjo është pozitive. Ne gjithmonë kemi shpresë për të ardhmen e Iranit. Shqipëria nuk është e përjashtuar nga vendet e tjera prej sulmeve terroriste. Por jo në mënyrë specifike, pra nuk mendoj se ka ndonjë rrezik konkret për Shqipërinë?.

Prej 6 vitesh në kampin e Manzës janë të strehuar rreth 3000 muxhahedinë, kundërshtarë të regjimit të ajatollahëve në Iran./CNA.al

Lajmet e fundit nga