LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kauzat e rreme që duhet ta çojnë në SPAK/ Përgjigjet që çdo qytetar kërkon nga Erion Veliaj

9 Janar 2020, 10:46, Politikë CNA
Kauzat e rreme që duhet ta çojnë në SPAK/ Përgjigjet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar pas  shembjes së ndërtesës së fundit te ?Ish-Shqiponja?, në kuadër të ndërtimit të Unazës së Madhe.

Në një postim në rrjetet sociale, Veliaj shkruan se ?Astiri qe nje kauze fallco partish të lodhura, kundër Tiranës që ka nevojë për rrugë, sheshe, teatro e parqe!

Pas nderteses se fundit, nis puna per Unazen e Madhe në 100 vjetorin e Tiranes kryeqytet! FORCA!?.

Por, qytetarët kanë edhe disa pyetje për ?djalin punëtor? të Tiranës.

Po beteja për të mbyllur çdo zë që flet për vrasjen e Ardit Gjoklajt në Sharrë çfarë kauze është?

Po dasmat luksoze në Kala e Pezë, çfarë kauzash janë?

Por tenderat e milionat e eurove për Firmen Fusha, çfarë kauze janë?

Këto të treja janë alamet kauzash të rreme që duhet ta çojnë Veliajn në hetim nga SPAK, përfshirë dhe skandalin e Unazës./ CNA.al

Lajmet e fundit nga