Connect with Us

Grabitja në pikën e dhënies së kredive në Tiranë/ Publikohen pamjet, arrestohet i riu

Kronika

Grabitja në pikën e dhënies së kredive në Tiranë/ Publikohen pamjet, arrestohet i riu

Publikuar

-

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Designer”, me metoda proaktive.

Zbardhet vjedhja me dhunë e një sasie parash, në një nga filialet e një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, ndodhur më datë 7 janar 2020.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Pronës në DVP Tiranë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 7 janar 2020, ku një person vodhi me dhunë një sasi lekësh, në një zyrë kredidhënieje në shuma të vogla, organizuan punën dhe nën drejtimin e prokurorisë, duke përdorur metodat proaktive, bënë të mundur që brenda një kohe të shkurtër të identifikohej autori i kësaj ngjarjeje.

Në bazë të provave të grumbulluara, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Designer”, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit D. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, në datën 07.01.2020, rreth orës 18:30 ka shkuar në rrugën “Medar Shtylla”, në filialin e një institucioni financiar dhe me anë të ushtrimit të dhunës me një shkop metalik, i ka vjedhur punonjësve të këtij filiali një shumë prej 60000 lekësh të rinj dhe dy aparate celular.

LEXO EDHE:  U premtonin të huajve përfitimin e shtetësisë shqiptare/ Policia vë në pranga 3 shtetas

Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën u largua pasi kreu vjedhjen, si dhe një shumë prej 45000 lekësh të rinj.
Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Kronika

“Mbante thikë në dorë, kërcënonte gratë”/ Flet psikologu: Mund të jetë pedofil

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Psikologu Edmond Dragoti, ka folur rreth ngjarjes së rëndë në Fier, ku një 8 vjeçar u vra në mënyrë makabre. I ftuar në studion e News 24 , psikologu theksoi se njerëzit me çrregullime mendore sillen në mënyrë bipolare. Dragoti shtoi se autori mund të jetë një pedofil i mundshëm.

Për mua është një abuzues, mendoj se mund të jetë edhe një pedofil i mundshëm. Krimi i tij është i një niveli të lartë. Ai është edhe një person i rrezikshëm edhe në nivelin e edukimit. Jeton i vetëm, i braktisur nga familja nga të gjithë këta persona që mund të ishin përgjegjës për të. Ai është një potencial rreziku në çdo kohë edhe në periudha të qeta edhe në periudha krize. Ai duhet të ishte monitoruar , duhej vëzhguar sepse vazhdimisht ka mbajtur në terror fshatin. Mbante thikë në dorë, kërcënonte gratë, pra ka qenë i rrezikshëm në çdo kohë. Ndaj strukturat përgjegjëse duke filluar nga ato vendore, duhet të bashkëpunonin , strukturat policore duhet të ishin më të ndjeshme. Strukturat e mbrojtjes sociale po ashtu duhet të jenë bashkëpunuese me komunitetin. Duhet të jesh i aftë të përballosh dhe të parandalosh situatat”, ka thënë psikologu Edmond Dragoti.

LEXO EDHE:  Krimi i pasionit në Tiranë/ Artan Hoxha: Të vështira të parandalohen, por…

LEXO EDHE:  Grabitje me maska në Pogradec



Gjithashtu ai shprehets e spitalet psikiatrike ligjore janë të domosdoshme për të mos pasur më raste të tilla të rënda në vend.

Unë shpresoj që fshatrat e qyteteve tona të mos kenë më raste të tilla. Edhe shoqëria, strukturat e tjera, mbrojtja sociale, pushteti vendor, policia nuk duhet ta neglizhojnë një sjellje problemore mendore të një individi. Por theksoj që trajnimet janë të domosdoshme. Janë të domosdoshme spitalet psikiatri ligjore. sepse i izolon personat me precedent penal dhe problem të shëndetit mendor dhe nuk i jep mundësinë për të kryer krime, nuk e çon atë në komunitet. Shpesh edhe fshati vetë, apo lagja i njehe persona të tillë , por ngaqë jeton çdo ditë me ta familjarizohet, por këto raste duhet të referohen”, tha ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Kryeinfermieri dhe mjeku përplasen fizikisht në ambientet e spitalit/ Zbulohet shkaku

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Sot në ambientet e brendshme të Spitalit të Traumës në Tiranë ka patur një konflikt mes kryeinfermierit të Ortopedisë me inicialet O.K së parë dhe mjekut kirurg ortoped  me inicialet J.R.

Burime për për gazetarin e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Enver Doçi zbulojnë se ka patur një konflikt fizik mes tyre.



Shkak është bërë një pacient të cilin mjeku në fjalë e kishte në dhomën e vizitës, por kryeinfermieri i ka kërkuar pacientit të dilte jashtë. Në këtë moment ka nisur konflikti mes tyre i cili ka agravuar deri në dhunë fizike, por ndërhyrja e personelit tjetër dhe pacientëve në korridor ka shmangur pasojat e mëtejshme.

LEXO EDHE:  Aksident i rëndë në Tiranë/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

LEXO EDHE:  Krimi i pasionit në Tiranë/ Artan Hoxha: Të vështira të parandalohen, por...

Burime pranë spitalit, thanë se mjeku J.R., e ka referuar ngjarjen edhe në Drejtorinë e QSUT./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina merr flakë në ecje/ Shoferi ‘fluturon’ jashtë

Publikuar

-

Nga

Merr flakë në ecje makina në autostradë/ Shpëton mrekullisht shoferi

Një mjet i tipit Audi, ka marrë flakë në rrugën Koplik i Sipërm-Dragovoi. Mjeti me drejtues K. J., 25 vjeç dyshohet se ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Drejtuesi i mjetit ka dalë nga makina dhe nuk ka pësuar dëmtime, ndërsa mjeti është djegur plotësisht si pasojë e përhapjes së flakëve.



LEXO EDHE:  Grabitje me maska në Pogradec

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

LEXO TE PLOTE