LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Fshihet ngjarja në burgun e Fierit/ I burgosuri plagos rëndë, me thikë, policin”

9 Janar 2020, 19:42, Kronika CNA
“Fshihet ngjarja në burgun e Fierit/ I burgosuri plagos

Ish kryeministri Sali Berisha duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital, ka denoncuar një tjetër ngjarje të rëndë, të ndodhur në burgun e Fierit.

Sipas qytetarit dixhital, disa ditë më parë në burgun e Fierit një i burgosur ka goditur me thikë në qafë një polic të regjimit të brendshëm, i identifikuar si Ylli Seferi.

Më tej theksohet se burgu i Fierit është bërë një lagje gangsterësh, të cilët sipas qytetarit dixhital kanë lidhje me shefat e policisë.

Personi që ka dërguar këtë mesazh është një ish polic, i cili ka treguar se është larguar nga detyra me dëshirë, për shkak të funksionimit të burgut në mënyrë katastrofike./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga