Connect with Us

Flakët shkrumbojnë automjetin në mes të rrugës

Kronika

Flakët shkrumbojnë automjetin në mes të rrugës

Publikuar

-

Një automjet është përfshirë nga flakët rreth mesditës së sotme në rrugën nacionale Gjirokastër-Tepelenë.

Mjeti “Hundai”, pa targa është shkrumbuar plotësish, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e zjarrit…

Zjarrfikëset kanë mbërrritur menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Makina humb kontrollin dhe del nga rruga/ Plagosen katër persona

Publikuar

-

Nga

Makina humb kontrollin dhe del nga rruga/ Plagosen katër persona

Një aksident automobilistik me katër persona të plagosur ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Gjadrit”.

Mjeti tip “Ford” me drejtuese shtetasen M.C., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesja e mjetit dhe 3 shtetasit që ndodheshin pasagjerë në këtë mjet, të cilët janë dërguar në spitalin Rajonal Lezhë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Foto-Panik në Tiranë/ Shpërthen në flakë një makinë

LEXO EDHE:  Foto-Panik në Tiranë/ Makina përpihet nga flakët

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherri në Berat/ Gjykata vendos arrest me burg për tre vëllezërit

Publikuar

-

Nga

Sherri në Berat/ Gjykata vendos arrest me burg për tre vëllezërit

Gjykata ka caktuar arrest me burg për Gerald Marini, Marjus Marinin dhe Arjan Marini, të cilët tentuan t’i merrnin pistoletën policit dhe e dhunuan.

Policia ka shpallur në kërkim vëllain tjetër, Armando Marini, 46 vjeç.

Gerald Marini 38 vjeç, Marjus Marini 42 vjeç dhe Arjan Marini  40 vjeç janë konfliktuar me komshinjtë e tyre, Albert Meta dhe bashkëshorten e tij, dy ditë parë.

LEXO EDHE:  Video ekskluzive-Makina shkrumbohet nga flakët

LEXO EDHE:  Vlorë- Merr flakë në ecje makina/ Si shpëtoi shoferi nga flakët

Albert Meta dhe bashkëshorja e tij, kanë mbetur të lënduar me gurë. Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe gjatë konfrontimit fizik është plagosur njëri prej efektivëve./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tentuan të vrisnin 33 vjeçarin nga Tropoja / Zbardhet ngjarja, tre në pranga një në kërkim

Publikuar

-

Nga

Trafik i lëndëve narkotike/ Arrestohet ish kryeplaku i fshatit dhe i biri

Tre të rinjë janë arrestuar nga Policia e Fierit pasi pasditen e djeshme kanë tentuar të vrasin me armë zjarri një shtetas tjetër, nga Tropoja por banues në fhsatin Sulaj, Fier.

Sipas Policisë, në pranga kanë rënë shtetasit: – K. M., 22 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj, (i cili ishte më masë sigurie “Arrest shtëpie”).
– M. M., 48 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj.
– L. B., 34 vjeç, lindur në Librazhd dhe banues në fshatin Sulaj.
– U shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit R. M., 44 vjeç, lindur në Fier dhe banues në fshatin Sulaj.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta, ditën e djeshme kanë tentuar për të vrarë me armë zjarri pistoletë shtetasin P. P., 33 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në fshatin Sulaj, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Në cilësinë e provës materiale në vendin e ngjarjes u sekuestrua një gëzhojë dhe një pushkë.

LEXO EDHE:  Foto-Panik në Tiranë/ Shpërthen në flakë një makinë

LEXO EDHE:  Vlorë- Merr flakë në ecje makina/ Si shpëtoi shoferi nga flakët

Materialet procedurale për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Largim i të dënuarit nga vendi i qëndrimit”.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme./CNA.al

LEXO TE PLOTE