Connect with Us

“Fatos Tushe i kishte borxh shumë të madh ish-shoferit”/ Klodiana Lala tregon arsyen e fortë pse e shkarkoi

Lajme

“Fatos Tushe i kishte borxh shumë të madh ish-shoferit”/ Klodiana Lala tregon arsyen e fortë pse e shkarkoi

Publikuar

-

“Kryetari i Bashkisë së Lushnjes, Fatos Tushe, i kishte borxh shumë të madh ish-shoferit Gëzim Saraçi”.

Kjo ishte deklarata e gazetares, Klodiana Lala, teksa zbuloi detaje nga atentati i mbetur në tentativë ndaj Tushes nga ish-shoferi. Lala tha se Saraçi ka qenë një ndër njerëzit më të besuar të kryebashkiakut, por pretendon se mes tyre ka konflikte të forta.

“Ish-shoferi ka qenë një ndër njerëzit më të besuar. Ai ka punuar si shoferi i tij deri në gjysmën e dytë të mandatit të dytë. Ka qenë ndër njerëzit më të besuar, sigurisht ka pasur konflikte të forta mes tyre. Së pari flitet për një borxh mes tyre, një borxh shumë të madh. Kryetari i bashkisë i kishte borxh shoferit. Në fakt ishte një shofer biznesmen që kishte një lokal, kishte një problem me alkoolin”, u shpreh gazetarja, e cila tregon se një ndër arsyet pse mendohet se Tushe e ka pushuar nga puna, është se ish-shoferi akuzohet për trafik droge, në Itali.

“Fatos Tushes i është kërkuar ta largojë se kishte dyshime se ishte i përfshirë në trafik në Itali. Ish-shoferi kishte qenë më herët në Itali. Ai është cilësuar si një ndër personat që ka qenë më pranë Fatos Tushes dhe një ndër personat që e ka financuar, nuk e di nëse është financim monetar, apo financim në mënyrë tjetër”, tha Lala në emisionin “Opinion”, duke theksuar se mendon që Gëzim Saraçi nuk ka dashur ta vrasë socialistin, por vetëm ta ekspozojë.

LEXO EDHE:  Tre orë në Prokurori/ Klodiana Lala dëshmon, një ditë pas sulmit

“Minimalisht, zoti Tushe duhet të kishte dhënë dorëheqjen, se dëmtimin më të madh e ka marrë një zonjë (sekretarja e plagosur nga granata), e cila rrezikonte syrin për shkak të plagës që ka marrë në faqe. Unë mendoj se ajo është viktima e vërtetë”, deklaroi më tej gazetarja./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Bllokoni targat e mjeteve të blinduara”/ Zbardhet urdhri i Lleshajt për drejtorët rajonalë

Publikuar

-

Nga

Zbardhet urdhri i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për makinat e e blinduara.

Lleshaj ka kërkuar nga Drejtoria Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor që të pezullojnë çdo targim të mjeteve të blinduara, që hyjnë rishtas në Shqipëri, dhe njëkohësisht të mos rinovojnë asnjë dokument.

Drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës, Kreshnik Ternova, në një prononcim për mediat ka bërë me dije se udhëzimi sqaron se personat që e disponojnë një mjet të tillë duhet të paraqiten në Ministrinë e Brendshme dhe është kjo e fundit që do t’i pajisë me leje të veçantë, nëse duan të kryejnë procedurat e targimit dhe të pajisjes me leje qarkullimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Video-Dy kilogram eksploziv/ IKMT shemb objektin 4-katësh në Durrës

Publikuar

-

Nga

Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit ka shembur sot me shpërthim të kontrolluar një objekt në qytetin e Durrësit.

Për objektin katër katësh u përdorën 2 kilogramë eksploziv që u vendos në 100 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit.

Shpërthimi u krye rreth orës 13.00. Objekti kishte rezultuar i dëmtuar nga tërmeti i nëntorit dhe u shpall i rrezikshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE