Connect with Us

“Ditën zihen, natën ulen bashkë nëpër mejhane”/ Murrizi paralajmëron pazare të reja Rama-Basha

Politikë

“Ditën zihen, natën ulen bashkë nëpër mejhane”/ Murrizi paralajmëron pazare të reja Rama-Basha

Publikuar

-

Deputeti i opozitës Muslim Murrizi, i ftuar në “45 minuta” në Report Tv, ku po diskutohet Reforma Zgjedhore ka paralajmëruar pazare të reja Rama-Basha, ndërsa u shpreh se drejësia e re do e bëje punën e saj, dhe se hajdutët me kollare nuk janë të pandëshkueshëm.

“Nuk ka shqiptar që nuk jua di palaçllëqet që kanë bërë në kurriz të shqiptarëve.

Do t’i kesh shumë shpejt persona të proceduar për këtë lloj pazaresh të pista që kanë bërë kryetari i PS dhe PD. Kanë bërë pislliqe në kurriz të shqiptarëve, vetëm për interesin e vet politik.

Hajdutët me kollare nuk janë të pandëshkueshëm. Nuk kënaqem që këta të shkojnë në burg, nuk jam tip që kënaqem me fatkeqësinë e tjetrit. Këta më mirë mos me i çu në burg se ne do t’i mbajmë me bukë, këta janë mësuar me barolo dhe karkaleca. Këtyre hiqu Facebook-un, lëri nja 6 muaj pa i bërë lajm dhe vdesin nga infarkti”.

LEXO EDHE:  Kaosi i Lulzim Bashës/ Dy qëndrimet kontradiktore për Fatmir Xhafën

Murrizi u pyet edhe nëse do të ketë ndonjë marrëveshje të re Rama-Basha.

“Marrëveshje e re! Është një marrëveshje në fuqi non stop. Nuk është prishur asnjëherë. Këta ditën zihen, natën ulën nëpër kullat e fildishta, e nëpër mejhane.”  u shpreh ai Murrizi ndër të tjera./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Kaosi i Lulzim Bashës/ Dy qëndrimet kontradiktore për Fatmir Xhafën

LEXO EDHE:  Shokon në mesnatë Kryeministri/ Reagojnë qytetarët: Rama-Basha, hani bashkë dhe…

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Kaosi i Lulzim Bashës/ Dy qëndrimet kontradiktore për Fatmir Xhafën

LEXO EDHE:  Rama pranon ndikimin rus në Shqipëri/ Nuk është sekret tashmë

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE