LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Avioni ukrainas u rrëzua nga raketa iraniane"/ Kryeministri i Kanadasë: Mund të ketë qenë pa qëllim

9 Janar 2020, 20:41, Kosova & Bota CNA
"Avioni ukrainas u rrëzua nga raketa iraniane"/ Kryeministri i

Kryeministri i Kanadasë Justin Trudeau ka deklaruar se ka prova që tregojnë se avioni ukrainas është rrëzuar nga raketa iraniane.

Sipas BBC, kryeministri kanadez thotë se ka prova nga burime të shumta që tregojnë se aeroplani që u ngrit në Teheran u godit nga një raketë iraniane sipërfaqe-ajër.
“Kjo mund të ketë qenë pa qëllim,” tha ai.

Trudeau tha se pohimet e tij mbështeten tek burimet kanadeze të zbulimit dhe ato disa vendeve aleate, por ai nuk dha më shumë detaje.

Më herët edhe zyrtarë të tjerë amerikanë pohuan se ka shumë gjasa që avioni i Ukrainës të jetë rrëzuar nga një raketë iraniane, duke lënë të vdekur 176 personat që ishin në bord.

Lajmet e fundit nga