LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Autoritetet të pafuqishme përballë krimit?/ Artan Hoxha tregon detajet tronditëse

9 Janar 2020, 07:33, Kronika CNA
Autoritetet të pafuqishme përballë krimit?/ Artan Hoxha tregon

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka treguar detaje tronditëse, në lidhje me ngjarjet kriminale në vend.

I ftuar në ?Abc e mëngjesit? me Enkel Demin, gazetari Hoxha tha se ka shumë faktorë që ndikojnë në ngjarjet kriminale në vend, por shtoi se një ndër të problematikët është krimi i organizuar.

I pyetur nëse autoritetet janë të pafuqishme përballë krimit, gazetari Hoxha tha se krimi i organizuar ka një nivel shumë të sofistikuar, të aftë për të mbijetuar dhe për të shkaktuar viktimat e radhës.

?Janë shumë faktorë që ndikojnë. Krimi i organizaur është në një nivel shumë i sofistikuar i krimit, ka më shumë njerëz dhe më shumë aftësi për të mbijetuar, vrasjet kanë premtisa të vijojnë të shkaktojnë viktima të tjera?-tha Artan Hoxha.

Më tej, ai theksoi se vrasjet e tipit të Tropojës rrezikojnë të hapin një spirale tjetër vrasjesh. ?Historitë e vjetra ishin mbyllur, jo sepse u vendos drejtësia por sepse njëra palë u tërhoq sepse ishe goditur aq shumë sa nuk kishte më mundësi veprimi?-tha Artan Hoxha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga