LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zbardhen qëndrimet e PD për Zgjedhoren/ Tryeza të drejtohet edhe nga një përfaqësues ndërkombëtar

8 Janar 2020, 14:38, Politikë CNA
Zbardhen qëndrimet e PD për Zgjedhoren/ Tryeza të drejtohet edhe

Opozita e Bashkuar ka publikuar qëndrimin lidhur me Reformën Zgjedhore.

Në qendrimin e opozitës theksohet se Komisioni që tani po merret me këtë Reformë nuk gëzon legjitimitet të nevojshëm.

Sipas qendrimit të opozitës, kjo tryezë duhet të udhëhiqet nga tre drejtues, një ndërkombëtar, një përfaqësues i Parlamentit dhe një i opozitës.

Më tej thuhet se duhet një ligj për partitë politike ku të përfshihet dhe transparenca në financimin e tyre si dhe një sistem zgjedhor që i jep qytetarëve një mundësi të shprehen për përfaqësuesit e tyre.

 

Lajmet e fundit nga