LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vonesa e pagave në Mjekësi/ Reagon ish deputetja, Vokshi: Për koncensionet Rama nuk vonon

8 Janar 2020, 19:37, Politikë CNA
Vonesa e pagave në Mjekësi/ Reagon ish deputetja, Vokshi: Për

Ish deputetja Albana Vokshi reagon ashpër për vonesën e pagave të pedagogëve të Mjekësisë. Ajo e konsideron anormale këtë situatë diskriminuese për bluzat e bardha, duke kujtuar se lekët e konçensioneve, nuk vonojnë asnjë ditë.

?Ndërkohë që pagesat për Vilmën, Ilirin, Majlindën, Janin (apo atyre që janë pas 4 Koncesioneve në Shëndetësi) nuk vonojnë asnjë ditë, 12 mijë pedagogë ende nuk kanë marrë pagat e tyre?, ka shkruar Vokshi.

Vokshi ka vijuar më tej duke theksuar se familjeve që u vonohen pagat e kanë të vështirë të shtyejnë muajin dhe se qeverisja e Ramës nuk është në shërbim të qytetarëve por në shërbim të oligarkëve.

?Nga informacionet që kemi, Ministria e Financave nuk ka miratuar grantin. Duke pasur parasysh procedurat zyrtare, në rastin më të mirë pagat do kalojnë në llogarinë bankare në datat 16 -17 duke krijuar veshtirësi të mëdha në çdo familje sidomos pas festave të fundvitit. Si mund të shtyjnë muajin 12 mijë familje që burimin e vetëm të të ardhurave kanë vetëm pagat e tyre??

Kjo provon edhe një herë që qeverisja e Ramës nuk është në shërbim të pedagogëve, mjekëve, infermierëve, mësuesve, etj, por në shërbim të një grushti oligarkësh me të cilët ndan paratë?, shkruan Vokshi në postimin e saj në rrjetet sociale./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga