Connect with Us

Ushtria amerikane në shifra/ Ja pse është më e fuqishmja në botë

Bota

Ushtria amerikane në shifra/ Ja pse është më e fuqishmja në botë

Publikuar

-

Me gati 3 milionë anëtarë të shërbim, 4.800 baza në 7 kontinente, dhe një buxhet vjetor prej më shumë se 700 miliardë dollarësh, ushtria amerikane është fuqia kryesore luftarake në botë. Ja cilat janë disa nga armët e tij më të rëndësishme.

Avionët bonbardues B-52

75 avionë të tillë janë në aktivitet të plotë. Ata mund të mbajnë në bord një ngarkesë prej 35 ton bomba, mina dhe raketa. Këta lloj avionësh, mund të mbajnë edhe 20 raketa lundruese për goditjen e anijeve.

Avionët bombardues B-2

Këta avionë mund të mbajnë armë konvencionale dhe bërthamore. Në një konflikt konvencional, një avion i tillë me 4 motorë mund të transportojë dy GBU-57 Penetrators Ordnance Massive, bombat më të mëdha jo-bërthamore në arsenalin e ushtrisë amerikane. Ato peshojnë 13.607 kg secila, dhe janë 9 metra të gjata,

Avionët bombardues B-1

Me 4 motorë, ky avion mund të mbajnë ngarkesën më të madhe se çdo avion tjetër i Forcës Ajrore të SHBA-së, përfshirë raketat lundruese, bombat dhe minat detare.

Avionët luftarakë F-22

SHBA ka 180 avionë të tillë, që konsiderohen si më të mirët. Ata aktivizohen që në ditët e para të çdo konflikti ku përfshihen forcat amerikane. Dhe kjo për shkak se janë të aftë t’i fshihen radarit të armikut.

LEXO EDHE:  Sulmet e Iranit/ Trump: Ushtria amerikane është e përgatitur

Nëndetëset e sulmit dhe hedhjes së raketave

Marina amerikane zotëron dhjetëra nëndetëse, të cilat mund të qëndrojnë të zhytura nën det, dhe prej aty të lëshojnë qindra raketat “Tomahawk” mbi objektivat në det apo në tokë. Më të afta prej tyre janë 4 nëndetëse të klasit Ohajo, që mund të mbajnë në bord deri në 154 raketa “Tomahawk”. Se cila prej tyre peshon 453 kg, dhe mund të godasë objektiva deri në 1.600 km larg.

Aeroplanmbajtëset

Flota amerikane ka 11 aeroplanmbajtëse, Secila prej tyre mund të mbajë më shumë se 60 avionë, përfshirë avionët luftarakë F/A-18, që kanë një rreze luftimi prej më shumë se 2.300 km. Përveç tyre, marina amerikane ka 9 anije amfibe sulmi, që janë në thelb transportuese të avionëve më të vegjël. Ato mbajnë avionin e ri luftëtarak F-35B, që ka një rreze luftimi prej 805 km./ Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

SHBA i kërkon Ukrainës t’i hetojë krimet kundër gazetarëve

Publikuar

-

Nga

SHBA i kërkon Ukrainës t’i hetojë krimet kundër gazetarëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Ukrainë i bëri thirrje Kievit që t’i hetojë të gjitha krimet kundër gazetarëve.

Ukraina shënoi të mërkurën 20-vjetorin e ditës kur gazetari i shquar, Heorhiy Gongadze, është zhdukur dhe më vonë është gjetur i vdekur.

“Sot, ne përkujtojmë Heorhiy Gongadzen, një gazetar i guximshëm, i cili është vrarë në kërkim të së vërtetës. Asnjë anëtar i shtypit nuk duhet të kërcënohet, sulmohet ose arrestohet për punën e tij ose të saj. Krimet ndaj gazetarëve duhet të hetohen plotësisht dhe menjëherë, në mënyrë që kryesit e tyre të mbahen përgjegjës. Mediat e pavarura janë një pjesë e rëndësishme e demokracive të suksesshme”, thuhet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së në Ukrainë.

Gongadze, i cili ka ekspozuar korrupsionin e nivelit të lartë politik, është rrëmbyer më 16 shtator të vitit 2000.

Trupi i tij i prerë është gjetur më vonë në një pyll, jashtë kryeqytetit ukrainas.

LEXO EDHE:  Ushtria amerikane planifikon zbarkimin në Evropë

LEXO EDHE:  Sulmet e Iranit/ Trump: Ushtria amerikane është e përgatitur

Presidenti i atëhershëm i Ukrainës, Leonid Kuchma, është akuzuar për përfshirje në vrasje, bazuar në disa audio-regjistrime të bëra fshehurazi në zyrën e tij.



Prokurorët e kanë akuzuar Kuchmën në vitin 2011, por një gjykatë më vonë i ka hedhur poshtë akuzat kundër tij.

Në vitin 2008, tre ish-oficerë policorë janë dënuar me burgime të gjata për vrasjen e Gongadzes.

Pastaj, në vitin 2012, ish-zyrtari i lartë i policisë, gjenerali Oleksiy Pukach, është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Gongadzes.

Hetuesit kanë thënë atëbotë se ish-ministri i Brendshëm, Yuriy Kravchenko – i cili është gjetur i vdekur në banesën e tij afër Kievit, më 2005, dhe vdekja e të cilit është cilësuar si vetëvrasje – ka urdhëruar vrasjen e Gongadzes.

Familjarët e Gongadzes, megjithatë, kanë thënë se besojnë se autorët e vërtetë të krimit nuk janë identifikuar ende./rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Berisha: Duhet të zbatohet, ka ndikimi pozitive

Publikuar

-

Nga

Marrëveshja Kosovë-Serbi/ Berisha: Duhet të zbatohet, ka ndikimi pozitive

Ish-kryeministri Sali Berisha përshëndeti sërish marëveshjen Kosovë-Serbi që u nënshkrua në Uashington me ndërmjetësimin e presidentit të SHBA Donald Trump.

Berisha tha se kjo marëveshje nuk duhet të pësojë fatin e marrëveshjeve të tjera, por duhet të zbatohet.

“Marrëveshja e Uashingtonit është marrëveshje historike për vetë vendin ku është firmosur, për vetë praninë e presidentit të SHBA-së në atë akt dhe për një seri faktorësh të tjerë. Natyrisht, ajo marrëveshje kërkon zbatim dhe domosdoshmërisht nuk duhet të pësojë fatin e marrëveshjeve të tjera, por duhet të zbatohet dhe në këtë kontekst nuk them se nuk ka një lloj ndikimi thuajse të sigurt rezultati i zgjedhjeve të nëntorit në SHBA. Por, marrëveshja bazohet në doktrinën e Donald Trump, sipas të cilit, marrëdhëniet intensive stabile ekonomike ndikojnë në përmirësimin e klimës dhe marrëdhënieve politik”, u shpreh ai në emisionin “Rubikon”.



Sipas tij, marrëveshja e zbatuar do të thotë Kosova do të ketë një infrastrukturë ultra-moderne dhe se portet e Shqipërisë janë portet më të rëndësishme të rajonit.

LEXO EDHE:  Si e ndryshoi historinë e luftërave, shpikja e mitralozit nga Hiram Maksim

LEXO EDHE:  Si e ndryshoi historinë e luftërave, shpikja e mitralozit nga Hiram Maksim

“Ka një element të rëndësishëm për popullin shqiptar. Marrëveshja ka shtruar si pikë kryesore të pagjeturit të cilët janë me mijëra shqiptarë, ndërkohë që Beogradi e ka formuluar një dosje me 300 ose 400 emra pa dokumente, por për mua është tepër e rëndësishme gjetjen e atyre që janë zhdukur nga barbaritë serbe që kanë ndodhur në Kosovë”, theksoi Berisha./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Produktet ‘Made in Kosova’, vështirë depërtojnë në tregun serb

Publikuar

-

Nga

Produktet ‘Made in Kosova’, vështirë depërtojnë në tregun serb

Deklarata doganore e mallrave, fatura komerciale, certifikata e origjinës, janë disa dokumente të cilat kërkohen për të eksportuar një produkt nga Kosova për në një shtet tjetër. Por, në shumë raste, këto dokumente në të cilat shkruan Republika e Kosovës nuk pranohen nga autoritetet doganore në Serbi, bëjnë të ditur zyrtarë të Doganave të Kosovës dhe përfaqësues të bizneseve të cilët eksportojnë në Serbi.

Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar më 4 shtator në Uashington, po konsiderohet nga përfaqësues të bizneseve se do të mund të eliminojë këto barriera.

Adriatik Stavileci, zëdhënës në Doganat e Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se autoritetet serbe në rastin e eksportit të produkteve nga Kosova në Serbi vendosin pengesa herë pas here duke mos njohur dokumentet të cilat lëshohen nga institucionet e Kosovës.

“Me Serbinë kemi disa probleme të natyrave që më shumë janë politike sesa teknike, kemi probleme të certifikatave fitosanitare të cilat herë pas here nuk pranohen. Kemi pastaj problemet tek daljet zyrtare. Autoritetet e Serbisë nuk e llogarisin dalje zyrtare nëse një maune ka dalur nga një pikëkalim kufitar. Nëse del nga pika kufitare në Merdare ata e quajnë transit të brendshëm dhe nganjëherë mauna me mallra duhet të shkojë nga Maqedonia (e Veriut)”, sqaron Stavileci.

Në muajin korrik, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Kosova kishte eksportuar mallra në Serbi në vlerë prej rreth 3,814 milionë euro. Derisa, Serbia kishte eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 18,914 milionë euro.

Produktet ‘Made in Kosova’, nuk konsumohen nga serbët

Shaqir Palushi, pronari i kompanisë “Frutex” nga Suhareka, e cila merret me prodhimin e pijeve joalkoolike dhe energjike, tha për Radion Evropa e Lirë, se përveç barrierave që Serbia i vendos produkteve nga Kosova, problemi qëndron se produktet e Kosovës nuk preferohen nga konsumatorët në Serbi.

“Produktet tona eksportohen juridikisht në Serbi, por shumica e produkteve shkon në Luginën e Preshevës (treg me shumicë shqiptare), por në pjesën tjetër të Serbisë është e pamundur për shkak të paragjykimeve nga ana e tregtarëve, por edhe nga konsumatorët serbë të cilët produktet finale që shkruan ‘Made in Kosova’ nuk i konsumojnë. Nga viti në vit kemi pasur pengesa. Fillimisht ka pasur pengesa nuk janë pranuar disa nga dokumentet ku shkruan Kosovë, por më vonë janë pranuar, por ka pasur herë pas here që kanë krijuar barriera dhe nuk na janë lejuar produktet të hynë në Serbi”, thotë ai.

LEXO EDHE:  Ushtria amerikane eliminon udhëheqësin taliban Mansoor

LEXO EDHE:  Si e ndryshoi historinë e luftërave, shpikja e mitralozit nga Hiram Maksim

Kryesisht certifikatat fitosanitare janë ato të cilat nuk pranohen nga Serbia, thotë Palushi.



Certifikatë fitosanitare është dokumenti që e vërteton gjendjen shëndetësore të dërgesës i lëshuar nga shërbimi fitosanitar për shëndetin e mallrave nga vendi i prejardhjes.

Marrëveshja e Uashingtonit do të eliminojë barrierat

Marrëveshja për normalizim të marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë e nënshkruar më 4 shtator në Uashington, nga Aleanca Kosovare e Biznesit konsiderohet se mund të eliminojë të gjitha barrierat tregtare që Serbia i ka bërë Kosovës.

Agim Shahini kryetar i kësaj shoqate ekonomike tha për Radion Evropa e Lirë se kjo marrëveshje do t’iu hap mundësi prodhuesve nga Kosova që produktet e tyre t’i eksportojnë në Serbi.

“Pas marrëveshjes së Uashingtonit, Kosovës i është hapur një port i eksportit në Serbi. Së fundi një komani nga Kosova dhe një kompani nga Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje prej 1 milionë euro eksport të verës dhe kjo hap mundësinë edhe prodhuesve tjerë vendor të eksportojnë në këtë treg që ka qenë i ndalur për prodhimet e Kosovës duke pasur parasysh që Serbia vazhdimisht ka krijuar pengesa dhe barriera jo tarifore”, thotë Shahini.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke nënshkruar marrëveshjen për normalizim ekonomik në prani të presidentit amerikan, Donald Trump. Shtëpia e Bardhë, 4 shtator, 2020.
Kompania ‘Agrokosova Holding’ nga Kosova dhe kompania “Euro Test” nga Serbia, ditë më parë kanë nënshkruar një marrëveshje e cila kap vlerën e 1 milion eurove dhe si e tillë kjo marrëveshje mundëson që produktet e Kosovës të shiten në Serbi me mbishkrimin ‘Made in Kosova’.

Në vitin 2019, Serbia, për shkak të vendosjes së taksës 100 për qind nga Qeveria e Kosovës kishte eksportuar mallra në vlerë afër 5 milionë euro, sipas Doganave të Kosovës, por, para vendosjes së kësaj takse në nëntor të vitit 2018, Serbia ishte eksportuesja më e madhe e produkteve në Kosovë në një vlerë prej rreth 400 milionë euro në vit.

Taksa ndaj produkteve me orgjinë nga Serbia është hequr nga Qeveria e Kosovës në prill të këtij viti./ REL

LEXO TE PLOTE