LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Transaksione të dyshimta dhe fshehje të patundshmërisë/ Gjyqtari sfidon prangat

8 Janar 2020, 09:41, Vetingu CNA
Transaksione të dyshimta dhe fshehje të patundshmërisë/

Gjyqtari Bardhok Lleshi së shpejti pritet të ballafaqohet me gjetjet e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, në të tria kriteret.

Kujtojmë se në vitin 2014, ILDKPKI e ka denoncuar dhe kallëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme, gjyqtarin Lleshi për fshehje të pasurisë.

Nga verifikimet e kryera mbi deklaratat e interesave private të subjektit Bardhok Lleshi dhe të dhënave të siguruara gjatë proçesit të kontrollit, ILDKPKI kishte konstatuar një sërë probleme me pasurinë e gjyqtarit.

Sipas ILDKPKI, gjyqtari kishte fshehur një apartament me sipërfaqe 135m2, kishte fshehur shumën 9.900 ? në llogari në Procredit Bank,  shumën 19.272 ? në llogarinë e bashkëshortes në ProCredit Bank.

Gjetjet e ILDKPKI-së në vitin 2014

Burim i pajustifikuar me dokumentacion ligjor për shumën prej 25.000 ?, paguar në momentin e lidhjes së kontratës së porosisë për apartamentin e banimit në Rr.?Mihal Grameno?.

Fshehje e pagesave të kryera në shumën totale prej 30.000 ? ndaj shoqërisë ?Sinani? shpk për blerjen e apartamentit dhe burim jo i ligjshëm i tyre.

Fshehje e shumës në total prej 24.735 ?, të derdhura në llogarinë e kredisë në Emporiki Bank nga të tretët, gjatë periudhës 2008 ? 2011.

Deklarim i rremë i të ardhurave të përfitura nga biznesi i vëllait. Në të njëjtin vit (deklaratën e vitit 2006) subjekti ka deklaruar shuma të ndryshme për të ardhurat e përfituara nga ky aktivitet dhe burim i dyshimtë i tyre.

Fshehje e pasurisë së paluajtshme, ndërtesë në Kamëz Tiranë, e konfirmuar në ALUIZNI.

Mosdeklarim i fitimit të shoqërisë ?Alb-Vizion Construction? shpk. në vitin 2007. (Në vitet 2009 ? 2010 ka deklaruar se nuk mund të deklarojë fitimin për arësye të mosmbylljes së bilancit).

Deklarim i rremë në lidhje me shumën e fitimit prej 16.000.000 lekë të shoqërisë ?Alb-Vizion Construction? shpk, kjo edhe për faktin se nuk është ndarë dividenti.

Deklarim i rremë i vlerës prej 60.000 lekë të blerjes së 60% të aksioneve të shoqërisë ?Alb-Vizion Construction? shpk,  nga subjekti Bardhok Lleshi.

Burim i dyshimtë dhe i paidentifikuar për të ardhurat e deklaruara nga qeraja, dhe cili është objekti që jepet me qera. (Sipas deklarimit rezulton se kontratat janë lidhur me shoqërinë ?Comptoir de Bordeaux?, si dhe ?Oraka? shpk.

Transaksion me vlerë të dyshimtë për shitjen e automjetit tip Benz me targa TR 0131 K në vlerën 11.000 ? (Ky automjet është deklaruar se është blerë në vitin 2004 në shumën 5.000 ?), shkruan CNA.al.

Mungesë e burimit financiar për asetet e krijuara në vitin 2007, 2008, 2009 dhe 2010. Rezulton diferencë e pajustifikuar midis aseteve të krijuara në këto vite dhe burimit të krijimit të tyre.

Pavarësisht denoncimit të ILDKPKI-së, gjyqtarit në fjalë nuk i ka hyrë gjemb në këmbë, pasi ai ka vazhduar i papenguar të ndajë drejtësi.

CNA.al sjell më poshtë të gjithë pasurinë e deklaruar prej gjyqtarit Bardhok Lleshi nga viti 2004 deri në vitin 2018.

Viti 2004

Autoveturë benz, viti i prodhimit 1999, targa Tirane, me vlerë 5000 euro, krijuar me 25.09.2004

Truall ndërtimi 7219 m2, në Lezhë, me vlerë 3.900.000 lekë, krijuar me 10.02.2005

Tokë are në Tiranë, 1200 m2, me vlerë 1.500.000 lekë, krijuar me 17.08.1998

Tokë are, 8320 m2, me vlerë 832.000, krijuar me 02.07.2002

Tokë are 15000 m2, me vlerë 1.500.000, keijuar me 29.01.2002

Të ardhura nga paga si prokuror, me vlerë 250.000 lekë + 20.000 lekë shpërblim

Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga fakulteti i shkencave sociale, me vlerë 100.000 lekë.

Viti 2005

Të ardhura nga paga, të depozituara në bankë dhe para cash në shtëpi, me vlerë 4.500 euro, zotëron 50%.

Të ardhura nga Prokuroria e krimeve të rënda, me vlerë 1010281 lekë

Të ardhura nga shpërblimet si prokuror, me vlerë 42.500 lekë

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge me kohë të plotë te fakulteti i shkencave sociale, me vlerë 120.000 lekë

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005

Kredi bankare për mobilim banese me vlerë 20.000 euro, 9.05%, për një afat 5 vjeçar, tërhequr me datë 15.12.2005

Viti 2006

Autoveturë benz, viti i prodhimit 1999,  me vlerë 5000 euro, krijuar me 25.09.2004

Truall ndërtimi me sipërfaqe 7210 m2, në Lezhë, blerë nga vëllai emigrant me vlerë, 3.900.000 lekë, krijuar me 10.02.2009

Shtëpi banimi me sipërfaqe 153 m2, me kontratë sipërmarrje në vitin 2003 për të cilën janë paguar 2.500 euro në momentin e lidhjes së kontratës

Në vitin 2004 nuk ka  të hapur detyrim ndaj firmës, vlera e apartamentit është 60.000 euro dhe detyrimi ndaj firmës është 35.000 euro, krijuar në vitin 2003

Tokë are në Tiranë, 1.200 m2, blerë nga ana e tij, me vlerë 1.500.000 lekë, krijuar me 17.08.1998.

Tokë are në Tiranë 8300 m2,  kontrata është lidhur në vitin 2002 ndërsa hapja është bërë në vitin 1997, me vlerë 832.000 lekë, krijuar me 02.07.2002.

Tokë are 15000 m2, është blerë në vitin 1998, ndërsa konrata është lidhur në vitin 2002, me vlerë 1.500.000, krijuar me 29.01.2002.

Dyqan 86 m2, blerë nga vëllai, me vlerë 60.000 dollarë, krijuar në vitin 2002.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet vjetore si prokuror, me vlerë 109.111 lekë

Të ardhura nga paga e bashkëshortes si pedagoge me kohë të plotë te fakulteti i shkencave sociale, me vlerë 50.305 lekë

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005. Pa shlyer shuma 33 526 91 euro.

Kredi bankare për mobilim banese me vlerë 20.000 euro, 9.05%, për një afat 5 vjeçar, tërhequr me datë 15.12.2005. Pa shlyer shuma 15 816 85 euro.

Viti 2007

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 1 148 606 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, bar kafe në shumën 3 500 000 lekë.

Bashkëshortja, administratore në një kompani ndërtimi ( s jepen të ardhura).

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005. Pa shlyer shuma 33 312 euro.

Kredi bankare për mobilim banese me vlerë 20.000 euro, 9.05%, për një afat 5 vjeçar, tërhequr me datë 15.12.2005. Pa shlyer shuma 12 159 euro.

Viti 2008

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 1 268 258  lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, bar kafe në shumën 2 800 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si administratore në një kompani ndërtimi, shuma 654 372 lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005. Pa shlyer shuma 31 031 euro.

Kredi bankare për mobilim banese me vlerë 20.000 euro, 9.05%, për një afat 5 vjeçar, tërhequr me datë 15.12.2005. Pa shlyer shuma 8 141 euro.

Viti 2009

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 80 430 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, bar kafe në shumën 2 800 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si administratore në një kompani ndërtimi, shuma 674 372 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si aksionere në një kompani në shumën 40 milion lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005. Pa shlyer shuma 29 591 euro.

Kredi bankare për mobilim banese me vlerë 20.000 euro, 9.05%, për një afat 5 vjeçar, tërhequr me datë 15.12.2005. Pa shlyer shuma 3 671 euro.

Viti 2010

Shitur automjeti me vlerë 11 000 euro.

Shtim pasuria nga kontrata e qirasë lidhur me një kompani në shumën 720 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 984 399 lekë.

Të ardhura nga aktiviteti privat, bar kafe në shumën 2 800 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si administratore në një kompani ndërtimi, shuma 674 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si pedagoge në shumën 110 000 lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005. Pa shlyer shuma 27 998 euro.

Kredi bankare për mobilim banese me vlerë 20.000 euro, 9.05%, për një afat 5 vjeçar, tërhequr me datë 15.12.2005. Pa shlyer shuma 419 euro.

Viti 2011

Shtim pasuria nga kontrata e qirasë lidhur me një kompani në shumën 3600 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 968 315 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si administratore në një kompani ndërtimi, shuma 674 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si pedagoge në shumën 120 000 lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005. Pa shlyer shuma 25 980 euro.

Kredi bankare për mobilim banese me vlerë 20.000 euro, 9.05%, për një afat 5 vjeçar, tërhequr me datë 15.12.2005. Është shlyer.

Viti 2012

Kursime kesh në shumën 9 200 euro.

Ap me sip.124.1 m2,i cili është blerë kohë më parë me vlerë 8 034 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 1 025 927 lekë.

Të ardhura nga kompania ?Alb Vizion? dhe ?Alb Vizion Construction? me vlerë 34 milion lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005. Pa shlyer shuma 24 581 65 euro.

Viti 2013

Kursime kesh në shumën 9 000 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 992 964 lekë.

Të ardhura nga kompania ?Alb Vizion? dhe ?Alb Vizion Construction? me vlerë 45 milion lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si administratore në një kompani ndërtimi, shuma 674 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si pedagoge në shumën 165 680 lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005. Pa shlyer shuma 22 299 13 euro.

Viti 2014

Kursime kesh të krijuara nga kontrata e qirasë në shumën 6 000 euro.

Kursime kesh nga kontrata e qirasë në shumën 6 000 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 1 271 572 lekë.

Të ardhura nga kompania ?Alb Vizion? dhe ?Alb Vizion Construction? me vlerë 1 89 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si administratore në një kompani ndërtimi, shuma 674 000 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si pedagoge në shumën 126 000 lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005. Pa shlyer shuma 19 846 50 euro.

Viti 2015

Kursime kesh nga kontrata e qirasë në shumën 5 000 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 1 319 254  lekë.

Gjendje llogarie e subjektit deklarues në shumën 78 879 63 lekë.

Të ardhura nga kontrata e qirasë në shumën 12 000 euro.

Të ardhura nga kompania ?Alb Vizion Construction? me vlerë 7 648 852 lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005. Pa shlyer shuma 17 162 52 euro.

Shlyer detyrimi prej 2500 euro ndaj kompanisë së cilës ka blerë ap.

Kartë krediti me vlerë 1 000 euro.

Të ardhura nga bashkëshortja si pedagoge në shumën 98 765 lekë.

Viti 2016

Kursime kesh nga kontrata e qirasë në shumën 5 000 euro.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 1 293 276 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si pedagoge në shumën 90 119 lekë.

Të ardhura nga kontrata e qirasë në shumën 12 000 euro.

Të ardhura nga kompania ?Alb Vizion Construction? me vlerë 3 501 254  lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005. Pa shlyer shuma 14 258 22 euro.

Viti 2017

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 1 297 136 lekë.

Të ardhura nga bashkëshortja si pedagoge në shumën 512 919 lekë.

Gjendje llogarie e subjektit deklarues në shumën 4 200 lekë.

Të ardhura nga kontrata e qirasë në shumën 12 000 euro.

Të ardhura nga kompania ?Alb Vizion Construction? me vlerë 3 503 722 lekë.

Kredi bankare për blerje apartamenti me vlerë 35.000 euro, me 8,85%, me këst mujor 351, marrë me datë 15.11.2005. Është shlyer tërësisht.

Viti 2018

Tokë arë me sip 1 000 m2.

Të ardhura nga paga dhe shpërblimet si prokuror në shumën 1 277 693  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes nga mësimdhënia në shumën 404 663 lekë.

Gjendje llogarie e subjektit deklarues në shumën 952 lekë.

Të ardhura nga kontrata e qirasë në shumën 12 000 euro.

Të ardhura nga kompania ?Alb Vizion Construction? me vlerë 2 084 694 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga