LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmi në bazën ushtarake të SHBA/ Reagon ashpër Haradinaj: Akt i rëndë agresioni

8 Janar 2020, 14:54, Kosova & Bota CNA
Sulmi në bazën ushtarake të SHBA/ Reagon ashpër Haradinaj:

Kryeministri në ikje i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas sulmit të Iranit ndaj bazave ushtarake të SHBA.

Haradinaj shkruan se Kosova qëndron e palëkundur në mbështetje dhe përkrahje të SHBA, ndërsa e cilëson sulmin si një akt të rëndë agresioni ndaj Amerikës.

?Kosova qëndron e palëkundur në mbeshtetje dhe përkrahje te ShBA-ve.
E dënojmë sulmin e Iranit ndaj bazave ushtarake amerikane në Irak dhe e vlerësojmë këtë sulm si akt i rëndë agresioni ndaj ShBA-ve.
Njëkohësisht institucionet e Kosovës, janë duke i përcjellur me vëmendje këto zhvillime që prekin edhe jetën e qytetarëve tanë, të cilët punojnë përkrah trupave amerikane në këto baza.
Qeveria e vendit qëndron përkrah ShBA-ve, në ofrimin e paqes dhe sigurisë ne botë?, shkruan Haradinaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga