LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulmi me raketa i Iranit/ Meta: Veprim provokues me pasoja të rrezikshme

8 Janar 2020, 16:28, Politikë CNA
Sulmi me raketa i Iranit/ Meta: Veprim provokues me pasoja të rrezikshme

Presidenti Ilir Meta ka dënuar sulmin me raketa që Irani ka bërë ndaj bazave të SHBA-së në Irak.

Me një reagim në rrjetet sociale Meta e konsideron si një veprim provokues me pasoja të rrezikshme për rajonin dhe stabilitetin e tij.

?Raketat e lëshuara nga Irani drejt dy bazave ushtarake irakiane që strehojnë ushtarakë amerikanë dhe personel të koalicionit, janë një veprim provokues me pasoja të rrezikshme për rajonin dhe stabilitetin e tij. Irani duhet të respektojë marrëveshjet ndërkombëtare, ligjet ndërkombetare dhe detyrimet e tyre në interes të paqes.
Shqipëria nuk është një vend djallëzor, por një vend demokratik që ka vuajtur nga një diktaturë djallëzore e pashembullt, ndaj të drejtat e njeriut i ka të shenjta.
Prej dy dekadash Shqipëria mbetet e vendosur në angazhimet e saj përkrah SHBA dhe vendeve të NATO-s në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar dhe çdo akti që vë në rrezik stabilitetin dhe paqen në botë.?, shkruhet në reagimin e plotë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga