LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si janë vendosur dhjetëra mijëra trupat amerikane në Lindjen e Mesme

8 Janar 2020, 11:30, Blog CNA
Si janë vendosur dhjetëra mijëra trupat amerikane në Lindjen

Nga Tom O?Connor, ?Newsweek?

Shtetet e Bashkuara, kanë aktualisht dhjetëra mijëra trupa në Lindjen e Mesme dhe Afganistan. Shumica ndodhen në vendet fqinje me Iranin, pikërisht në kohën kur të dyja vendet janë në prag të një konflikti në shkallë të gjerë. Vendimi i presidentit amerikan Donald Trump për të vrarë një nga figurat më të rëndëishme të Iranit, komandantin e Forcës Kuds të Gardës Revolucionare, gjeneralin Kasëm Sulejmanin, ka tronditur gjithë rajonin. Për shkak të situatës, SHBA-ja ka dërguar muajt e fundit forca shtesë në rajon. Ja cilat është shpërndarja e tyre, sipas informacioneve zyrtare të marra nga ?Newsweek?.

Afganistan

SHBA-ja ndërhyri ushtarakisht këtu disa javë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Edhe pse e rrëzoi shpejt qeverinë e talibanëve, këta të fundit kanë mbetur një forcë e fuqishme kryengritëse edhe pas 18 viteve luftë. Në gushtin e vitit të shkuar, SHBA-ja zvogëloi nga 14 në 6 mijë praninë e trupave të saj në Afganistan.

Bahrein

SHBA ka një prani ushtarake në këtë vend që nga Lufta e Dytë Botërore. Sot aty ndodhet selia e Flotës së Pestë dhe Komandës Qendrore të Forcave Detare të SHBA-së (CENTCOM), me deri 7.000 trupa në total. Zyrtarët e Pentagonit, kanë konfirmuar se sistemet e mbrojtjes raketore atje, janë vendosur në gatishmëri numër një.

Ushtria amerikane është vendosur aty që pas Luftës së Gjirit në vitin 1991, dhe në masë më të madhe pas pushtimit të vitit 2003, kur u rrëzua nga pushteti Sadam Huseini. SHBA tërhoqi pjesën dërrmuese të trupave në vitin 2011, por ridërgoi mijëra trupa në vitin 2014, pas pushtimit të pjesshëm të vendit nga Shteti Islamik. Sot ka afro 6 mijë trupa.

Jordania

Monarkia e ndihmoi SHBA-në në mbështetjen e kryengritësve anti-Asad në Sirinë fqinje. Aty ndodhen aktualisht rreth 3.000 trupa amerikane, si pjesë e misionit anti-ISIS, shumë pranë kufirit me Irakun.

Kuvajti

Pas mposhtjes së forcave irakiane në vitin 1991, SHBA-ja ka në këtë vend një nga bazat më të rëndësishme në Lindjen e Mesme. Pas tensioneve të fundit, Kuvajti ka njoftuar ardhjen e 3.000 mijë trupave amerikane shtesë, duke e çuar në total në rreth 13.000 trupa.

Oman ka lidhje diplomatike me Iranin, dhe ka shërbyer herë pas here si një kanal diplomatik në prapaskenë midis SHBA-së dhe Iranit. Sulltanati ka mbajtur një lloj neutraliteti në shumicën e konflikteve rajonale. Por që nga viti 1980, e ka lejuar SHBA-në të ketë qasje në bazat e saj ushtarake. Sot aty ndodhen rreth 600 trupa amerikane, që angazhohen në ruajtjen e transportit  ndërkombëtar të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit.

Këtu ndodhet baza më e madhe ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, Baza Ajrore Al Udeid, e ndërtuar pas Luftës së parë të Gjirit. Aty ndodhen sot rreth 13.000 trupa, bashkë me

një bazë të CENTCOM. Marrëdhëniet e vazhdueshme të Katarit me Iranin, kanë tensionuar shpesh raportet me SHBA-në, e cila ka qenë gjithsesi e kujdesshme për të mos i përkeqësuar ato.

Arabia Saudite

Arabia Saudite, pranoi një numër të madh trupash amerikane gjatë Luftës së Gjirit. SHBA e tërhoqi personelin nga Arabia Saudite në fund të prillit 2003, 1 muaj para se të pushtonte Irakun. Trupat amerikanë u rikthyen verës që shkoi, pas sjelljeve agresive iraniane në rajonin e Gjirit Persik. Sot në këtë vend ndodhen rreth 3.000 trupa amerikane.

Donald Trump, kishte shprehur prej kohësh dëshirën për të tërhequr trupat amerikane nga Siria. Pas paktit me Turqinë në tetor 2019, ai e tërhoqi pjesën më të madhe të tyre, duke lënë rreth 800 trupa, kryesisht në lindje të vendit, që është e pasur me naftë.

Turqia

Rreth 2.500 trupa amerikane ndodhen në bazën ajrore Inçirlik, që shërben edhe si Komanda Evropiane e SHBA, dhe ku janë dislokuar edhe armë bërthamore. Turqia është anëtare e NATO-s që nga vitit 1952, por lufta e saj ndaj luftëtarëve kurdë të mbështetur nga Pentagoni, dhe afrimi në rritje me Moskën, e ka përplasur në disa raste me Uashingtonin.

Emiratet e Bashkuara Arabe

Këtu ndodhen aktualisht afro 5.000 trupa amerikane. Dy vendet, nënshkruan marrëveshjen e tyre të parë të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes në vitin 1994. Por Abu Dhabi, si shumë fuqi të tjera rajonale, synon të zhvillojë marrëdhënie edhe me forcat rajonale në zhvillim, si Rusia dhe Kina ./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga