Connect with Us

“Shmangni udhëtimet drejt Lindjes së Mesme!”/ Ministria e Jashtme u bën thirrje shqiptarëve

Politikë

“Shmangni udhëtimet drejt Lindjes së Mesme!”/ Ministria e Jashtme u bën thirrje shqiptarëve

Publikuar

-

Pas përshkallëzimit të konfliktit midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Republikës se Shqipërisë ka udhëzuar shtetasit shqiptarë të shmangin udhëtimet në drejtim të Lindjes së Mesme, në vendet ku situata është e tensionuar siç janë Irani dhe Iraku.

Për shtetasit shqiptarë që aktualisht ndodhen në Iran ose Irak dhe qe kanë nevojë për asistencë, Ministria e Jashtme thotë se janë të lutur të kontaktojnë ambasadat e Republikës së Shqipërisë në Kuvajt dhe ne Turqi në adresat e afishuara më poshtë:

LEXO EDHE:  ILDKPI pret Ambasadorin e SHBA, vlerësohet rritja e numrit të kallëzimeve penale

Kuvajt (Kuwait City):
Celular: +96594048219
Office Phone: +965 2524 0627,
E-mail: [email protected]

Embassy of the Republic of Albania to the State of Kuwait
Salam Area, Block 7, Street 717, Villa 4, Kuwait
P.O.Box. 3090, Safat-13031, State of Kuwait

Turqi (Ankara)
Tel: +90 312 441 61 03 / 04
Celular: +90 549 561 1985)
Email: [email protected]

Embassy of the Republic of Albania in Ankara
Adress: Ebu ziya Tevfik sok. No.17 Çankaya/Ankara
Tel: 0090 312 441 61 03
Fax:0090 312 441 61 09​/CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  “Do i tregoj bashkëshortes tënde”/ 48-vjeçarja shqiptare i zhvat 70 mijë euro italianit

LEXO EDHE:  Sekuestrohen 9 kg lëndë narkotike/ Në pranga 5 persona

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Deklarata e Ambasadës amerikane/ Reagon PD: Hedhim poshtë pretendimin, bllokimi vjen nga PS

LEXO EDHE:  Kryeprokurori kufizon kushtet për azil në Shtetet e Bashkuara

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE