Connect with Us

Rrëzohet avioni ukrainas Boeing në Iran/ 176 të vdekur, mister shkaqet

Bota

Rrëzohet avioni ukrainas Boeing në Iran/ 176 të vdekur, mister shkaqet

Publikuar

-

Në mesin e përplasjes së fortë SHBA-Iran, e cila po përshkallëzohet orë pas ore në sulme të rënda me raketa, një aksident i rëndë ajror ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Iran. Sipas të dhënave parakrake një avion ukrainas Boeing me 176 pasagjerë në bord, është rrëzuar në një zonë midis qyteteve Parand dhe Shahriar, vetëm pak minuta pas ngritjes nga aeroporti “Imam Khomeini” në Teheran. Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, ndërpreu vizitën e tij zyrtare në Oman, dhe u rikthye me urgjencë në Kiev.

Ai i ka shprehur paraprakisht ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa tha se është në pritje të hetimit  që do të zbardhë shkaqet e rrëzimit të avionit. “Sipas informacioneve paraprake, të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit kanë vdekur. Ambasada jonë po punon për të sqaruar informacionin rreth rrethanave të tragjedisë, dhe listës së pasagjerëve të vdekur.

Ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet dhe të dashurit e të gjithë pasagjerëve dhe anëtarëve të ekuipazhit”- thuhej në mesazh.Të dhënat e radarit, sugjerojnë që avioni u rrëzua vetëm 2 minuta pas ngritjes.

LEXO EDHE:  Humbi vëllain në aksident/ Mesazhi prekës i kreut të PD: Ku po shkon, pse Zot pse?

Avioni kishte qenë në shërbim për 3 vitesh e gjysmë, dhe u gjurmua për herë të fundit në lartësinë 2.415 metra. Ekipet e emergjencës shkuan me shpejtësi në vendngjarje, por nuk mundën të ndërhynin për shkak të flakëve të mëdha./ CNN-Përshtatur nga CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

E konfirmon Lutfi Haziri/ Isa Mustafa, kandidat i LDK-së për president

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar detaje nga marrëveshja e lidhur me Lëvizjen VetëVendosje dhe skenaret e zgjidhjes së ngërçit.

Haziri tha se marrëveshja LDK-VV është arritur pa ndërmjetësime ndërkombëtarësh dhe se me VetëVendosjen kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e koalicionit.

Politikani zbuloi në studin e RTV “Dukagjini” se me Albin Kurtin janë dakordësuar që Presidenti të propozohet nga LDK-ja.

LEXO EDHE:  Aksidenti në Vorë/ Ndërron jetë një prej të plagosurve

LEXO EDHE:  Foto-Aksident i rëndë/ Ambulanca mbërrin me vonesë, policët të dehur

Ai deklaroi se emri që ata do të zgjedhin është ai i Isa Mustafës, kryetarit të partisë, ndonëse. theksoi se Haziri, ky i fundit i ka kërkuar zyrtarëve të partisë së tij të mos lakohet asnjë emër për postin e Presidentit, deri sa të vijnë afatet kushtetuese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“80 miliardë euro që Greqia të dilte nga BE”/ Ish ministri tregon ndërhyrjen që prishi planin e Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos ka zbuluar së fundmi një ofertë që Gjermania i ka bërë Greqisë për të dalë nga Bashkimi Europian.

Në një intervistë për televizionin ANT1, Kammenos tregoi se Gjermani kishte ofruar 80 miliardë lekë vetëm që Greqia të mos ishte më pjesë e BE.

“Varoufakis ra dakord me Schaueble që të merrte 80 miliardë euro dhe linte Eurozonën. Ai ndoqi linjën e Schaeuble”, tha ai.

Ish-ministri pretendon se u desh ndërhyrja e Amerikës dhe Francës që të shpërbëhej një plan i tillë, i lidhur nga ish-ministri i Financave Yanis Varoufakis dhe homologut i tij gjerman.

LEXO EDHE:  Foto-Aksident i rëndë/ Ambulanca mbërrin me vonesë, policët të dehur

LEXO EDHE:  Aksidenti tragjik/ Identifikohen dy viktimat

Kammeno deklaron se kjo çoi Greqinë drejt zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa Varoufakis e ka kundërshtuar dhe i ka quajtur të pavërteta këto pretendime. Ish-ministri i Financave e quajti Kammenon shpifës profesionist./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Thirrja e ambasadorit Grenell për qeverinë Kurti/ Doni investime amerikane, hiqni taksën ndaj Serbisë

Publikuar

-

Nga

Ambasadori amerikan, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ritheksoi të martën kërkesën për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe. Në një postim në rrjetin social twitter, ambasadori Grenell tha se “është thelbësore që tarifat të hiqen, në mënyrë që investimet të funksionojnë”.

Ai i bëri këto komente në përgjigje të një postimi po në twitter të shefit ekzekutiv të programit për Kosovën të Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi, lidhur me investimet e kësaj korporate në Kosovë.

Radiotelevizioni i Kosovës njoftoi se ambasadori Grenell ka komunikuar gjatë ditës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si dhe kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani, të cilëve, sipas RTK-së “ua ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bëjnë investime miliona dollarëshe në Kosovë, nëse hiqen tarifat. “Megjithëkëtë’, sipas njoftimit të RTK-së, “SHBA-ja do t’i anulojë të gjitha këto projekte deri sa Qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”, citon televizioni publik një burim të tij.

Korespondenti i radios “Zëri i Amerikës” ju drejtuar zyrës së ambasdorit Grenell me kërkesen për të sqaruar njoftimin lidhur me pezullimin e investimeve.

Zëdhënësi i ambasadorit Grenell, Dick Custin në përgjigjen e tij u shpreh se “Ambasadori Grenell gjithmonë e ka bërë të qartë se tarifat dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe i dërgojnë një mesazh të keq sektorit privat se Kosova nuk është një vend për të bërë biznes. Ai ka dëgjuar nga shumë afaristë brenda Kosovës, përfshirë disa ndërmarrje amerikane, se tarifat po i dëmtojnë ata. Ambasadori Grenell u ka bërë të qartë udhëheqësve politikë në Kosovë dhe Serbi se investimet amerikane në Kosovë nuk do të kenë rezultatin e dëshiruar për të ndihmuar ekonominë nëse tarifat vazhdojnë të jenë në fuqi. Dhe zëvendësimi i tarifave me më shumë barriera duke i quajtur ato “si masa të reciprocitetit ” gjithashtu do të jetë kundërproduktive për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të të dërguarit të posaçëm amerikan, Richard Grenell.

LEXO EDHE:  Aksidenti i rëndë në Bulqizë, dyshohet për 3 viktima

LEXO EDHE:  Aksidenti tragjik në Ksamil/ Policia zbardh të tjera detaje

Qeveria e re e Kosovës e ka kushtëzuar heqjen e tarifave me vendosjen e masave të reciprocitetit të plotë më Serbinë. Por, ende është e paqartë se si do të realizohet një synim i tillë i qeverisë së re…

LEXO TE PLOTE