Connect with Us

Presidenti Trump paralajmëron sanksione të reja kundër Iranit

Bota

Presidenti Trump paralajmëron sanksione të reja kundër Iranit

Publikuar

-

presidenti i shba donald trump

Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se do të vendosë sanksione më të fuqishme ekonomike ndaj Iranit, pas sulmit iranian me raketa kundër dy bazave ushtarake në Irak që strehojnë trupa amerikane. Në fjalimin përpara vendit që mbajti të mërkurën, raporton radioja amerikane VOA, Trump njoftoi gjithashtu se asnjë amerikan nuk u dëmtua në sulmin e mbrëmshëm.

“Të gjithë ushtarët tanë janë të sigurt dhe në bazën tonë ushtarake pati vetëm dëme minimale”, tha ai.

Pas sulmit me raketa, tha Presidenti Trump, “Irani duket se është tërhequr, gjë që është diçka e mirë për të gjitha palët e interesuara dhe një gjë shumë e mirë për botën.” “Asnjë jetë amerikane ose irakiane nuk humbi për shkak të masave paraprake të shpërndarjes së forcave dhe të një sistemi paralajmërimi të hershëm që funksionoi shumë mirë.”

Vendet e botës, tha Presidenti, “e kanë toleruar gjatë sjelljen shkatërruese dhe destabilizuese të Iranit në Lindjen e Mesme dhe më gjerë. Por ato ditë kanë marrë fund. Irani, tha ai, ka qenë sponsori kryesor i terrorizmit dhe synimi i tyre për të patur armë bërthamore kërcënon botën e civilizuar. “Përsa kohë që unë të jerm president, Irani nuk do të lejohet të ketë armë bërthamore”, deklaroi Presidenti Trump. Javën e kaluar ushtria e Shteteve të Bashkuara eliminoi “terroristin më të madh në botë”, Kasem Soleimani, i cili ishte personalisht përgjegjës për disa prej mizorive më të rënda. Ai trajnoi ushtri terroriste, përfshirë Hezbollahun, nxiti luftëra të përgjakshme civile, në të gjithë rajonin. Ai plagosi dhe vrau mijëra trupa amerikane. Duke eliminuar Soleimanin ne i kemi dërguar një mesazh të fuqishëm për terroristët”, tha Presidenti, duke pohuar se SHBA vazhdojnë të shqyrtojnë opsionet në përgjigje të sulmit iranian.

“Ne do të vendosim menjëherë sanksione shtesë ndëshkuese ekonomike ndaj regjimit iranian, të cilat do të qëndrojnë në fuqi derisa Irani të ndryshojë sjelljen e duhet të braktisë ambiciet e tij bërthamore e mbështetjen për terrorizmin. Ka ardhur koha që Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Rusia dhe Kina ta njohin këtë realitet. Këto vende tani duhet të shkëputen nga marrëveshja bërthamore me Iranin” dhe “ne të gjithë duhet të punojmë së bashku” për një marrëveshje të re me Iranin. Gjithashtu duhet të bëjmë një marrëveshje që lejon Iranin të lulëzojë dhe përparojë.”

Presidenti Trump i kërkoi NATO-s “të përfshihet shumë më tepër në procesin e Lindjes së Mesme. Ekonomia jonë, tha ai, është më e fortë se kurrë më parë.

Tani jemi prodhuesi numër një i naftës dhe gazit natyror kudo në botë. Ne jemi të pavarur. Dhe ne nuk kemi nevojë për naftë të Lindjes së Mesme. Raketat tona janë po aq të fuqishme, vdekjeprurëse dhe të shpejta. Në ndërtim e sipër janë shumë raketa hipersonike. Megjithatë, fakti që ne kemi këtë ushtri dhe pajisje të shkëlqyer, nuk do të thotë që duhet t’i përdorim ato. Fuqia amerikane, si ushtarake, ashtu edhe ekonomike është parandaluesi më i mirë”, tha Presidenti Trump.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

E konfirmon Lutfi Haziri/ Isa Mustafa, kandidat i LDK-së për president

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar detaje nga marrëveshja e lidhur me Lëvizjen VetëVendosje dhe skenaret e zgjidhjes së ngërçit.

Haziri tha se marrëveshja LDK-VV është arritur pa ndërmjetësime ndërkombëtarësh dhe se me VetëVendosjen kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e koalicionit.

Politikani zbuloi në studin e RTV “Dukagjini” se me Albin Kurtin janë dakordësuar që Presidenti të propozohet nga LDK-ja.

Ai deklaroi se emri që ata do të zgjedhin është ai i Isa Mustafës, kryetarit të partisë, ndonëse. theksoi se Haziri, ky i fundit i ka kërkuar zyrtarëve të partisë së tij të mos lakohet asnjë emër për postin e Presidentit, deri sa të vijnë afatet kushtetuese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“80 miliardë euro që Greqia të dilte nga BE”/ Ish ministri tregon ndërhyrjen që prishi planin e Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos ka zbuluar së fundmi një ofertë që Gjermania i ka bërë Greqisë për të dalë nga Bashkimi Europian.

Në një intervistë për televizionin ANT1, Kammenos tregoi se Gjermani kishte ofruar 80 miliardë lekë vetëm që Greqia të mos ishte më pjesë e BE.

“Varoufakis ra dakord me Schaueble që të merrte 80 miliardë euro dhe linte Eurozonën. Ai ndoqi linjën e Schaeuble”, tha ai.

Ish-ministri pretendon se u desh ndërhyrja e Amerikës dhe Francës që të shpërbëhej një plan i tillë, i lidhur nga ish-ministri i Financave Yanis Varoufakis dhe homologut i tij gjerman.

Kammeno deklaron se kjo çoi Greqinë drejt zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa Varoufakis e ka kundërshtuar dhe i ka quajtur të pavërteta këto pretendime. Ish-ministri i Financave e quajti Kammenon shpifës profesionist./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Thirrja e ambasadorit Grenell për qeverinë Kurti/ Doni investime amerikane, hiqni taksën ndaj Serbisë

Publikuar

-

Nga

Ambasadori amerikan, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ritheksoi të martën kërkesën për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe. Në një postim në rrjetin social twitter, ambasadori Grenell tha se “është thelbësore që tarifat të hiqen, në mënyrë që investimet të funksionojnë”.

Ai i bëri këto komente në përgjigje të një postimi po në twitter të shefit ekzekutiv të programit për Kosovën të Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi, lidhur me investimet e kësaj korporate në Kosovë.

Radiotelevizioni i Kosovës njoftoi se ambasadori Grenell ka komunikuar gjatë ditës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si dhe kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani, të cilëve, sipas RTK-së “ua ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bëjnë investime miliona dollarëshe në Kosovë, nëse hiqen tarifat. “Megjithëkëtë’, sipas njoftimit të RTK-së, “SHBA-ja do t’i anulojë të gjitha këto projekte deri sa Qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”, citon televizioni publik një burim të tij.

Korespondenti i radios “Zëri i Amerikës” ju drejtuar zyrës së ambasdorit Grenell me kërkesen për të sqaruar njoftimin lidhur me pezullimin e investimeve.

Zëdhënësi i ambasadorit Grenell, Dick Custin në përgjigjen e tij u shpreh se “Ambasadori Grenell gjithmonë e ka bërë të qartë se tarifat dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe i dërgojnë një mesazh të keq sektorit privat se Kosova nuk është një vend për të bërë biznes. Ai ka dëgjuar nga shumë afaristë brenda Kosovës, përfshirë disa ndërmarrje amerikane, se tarifat po i dëmtojnë ata. Ambasadori Grenell u ka bërë të qartë udhëheqësve politikë në Kosovë dhe Serbi se investimet amerikane në Kosovë nuk do të kenë rezultatin e dëshiruar për të ndihmuar ekonominë nëse tarifat vazhdojnë të jenë në fuqi. Dhe zëvendësimi i tarifave me më shumë barriera duke i quajtur ato “si masa të reciprocitetit ” gjithashtu do të jetë kundërproduktive për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të të dërguarit të posaçëm amerikan, Richard Grenell.

Qeveria e re e Kosovës e ka kushtëzuar heqjen e tarifave me vendosjen e masave të reciprocitetit të plotë më Serbinë. Por, ende është e paqartë se si do të realizohet një synim i tillë i qeverisë së re…

LEXO TE PLOTE