Connect with Us

Presidenca e OSBE nga Shqipëria/ Dade kritikë të fortë: Drejtohet nga një çunak pa përvojë dhe arrogant

Politikë

Presidenca e OSBE nga Shqipëria/ Dade kritikë të fortë: Drejtohet nga një çunak pa përvojë dhe arrogant

Publikuar

-

Ish deputetja socialiste, Arta Dade, e ftuar në studion e Ora News, ka folur për diplomacinë në Shqipëri, duke u ndalur tek presidenca e OSBE-së, që vendi ynë ka marrë me fillimin e këtij viti, dhe si po e menaxhon këtë detyrë Edi Rama.

Dade u shpreh se Shqipëria është bërë më pasive në rajon dhe se faktori shqiptar duhet të rifitojë rëndësinë e tij.

“Është një diplomaci më tepër pasive sesa aktive, kemi humbur kartën më të fortë në politikën e jashtme, atë rajonale. Shqipëria ka qenë vendimtare për veprime në rajon, mirëpo vende të tjera po marrin avantazhin dhe Shqipëria po e humbet këtë kartë. Mirëpo faktori shqiptar duhet të jetë i rëndësishëm”.

Ish deputetja socialiste ka kritikuar Kryeministrin e Shqipërisë duke e cilësuar si arrogant dhe duke dyshuar kështu në menaxhimin që ky i fundit do t’i bëjë presidencës së OSBE-së. Duke vijuar kritikat mbi qeverisjen e Ramës, Dade theksoi se të paktën me presidencën e OSBE-së, duhet të tregohet më modest.

LEXO EDHE:  "Më pëlqen që flisni për gjoksin tim të plakur"/ Këngëtarja e famshme ironizon kritikët

“Në Shqipëri kanë ndodhur nonsense në shumë drejtime, ka defekte të jashtëzakonshme dhe kam menduar se vendi nuk po qeveriset. Uroj që Shqipëria të ketë një presidencë të suksesshme në OSBE edhe pse është e vështirë. Kjo do të drejtohet nga një çunak pa përvojë dhe me arrogancë të shtuar këtë vit. Le të shpresojmë që ekipi që është  formuar  do të jetë i angazhuar, me ndihmën edhe të vendeve të tjera. Shpresoj që të jemi më modestë në këtë presidencë. Dimensionin e mesdheut duhet ta drejtojë Shqipëria. Kaq informacion të kufizuar ka Kryeministri e quajti OSBE organizatë ndërkombëtare por është rajonale ku luan një rol shumë të rëndësishëm Rusia”, u shpreh Dade.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Presidenca bën publik kandidatët për kreun e KLSH/ Konfirmohet lista e CNA.al, shtohen dhe 4 emra

LEXO EDHE:  Ndërtimi pas Presidencës/ Prokuroria nis hetimet ndaj mikut të Ramës

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  “Më pëlqen që flisni për gjoksin tim të plakur”/ Këngëtarja e famshme ironizon kritikët

LEXO EDHE:  Mimi Kodheli, Presidente apo jo?

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE