LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Policia rrugore bën “kërdinë”/ 75 patenta të pezulluara dhe qindra gjoba për shoferët

8 Janar 2020, 14:28, Kronika CNA
Policia rrugore bën “kërdinë”/ 75 patenta të

Vijon monitorimi me radar i rrugëve interurbane dhe urbane.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Tiranë, Durrës, Berat, Fier, Fushë-Krujë dhe Lezhë janë pezulluar 75 leje drejtimi, për shpejtësi tej normave të lejuara, të konstatuara nga 6 radarë, 4 nga të cilët Trucam.
Po për tejkalim të shpejtësisë por pa masë plotësese, janë vendosur 105 masa administrative, matur me radar, kryesisht në rrugët urbane.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve janë përdorur edhe aparatet alkooltestues drager . Si rezultat i kontrolleve janë pezulluar 14 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, si dhe janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues automjetesh, për drejtim mjeti në gjendje të dehur.

Në të gjithë vendin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë vendosur:
243 masa administrative për parakalime dhe manovra të gabuara në rrugë;
230 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
647 masa për parkime të gabuara;
74 masa për mosvendosje të rripit të sigurisë;
40 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
28 masa për mungesë siguracioni;
443 masa për shkelje të ndryshme.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve, në 24 orët e fundit janë goditur 2 raste të mitëdhënies nga Policia Rrugore e Tiranës, si edhe një rast i qarkullimit me armë në mjet, nga Policia Rrugore e Lezhës.
Parandalimi i aksidenteve, prioritet kryesor i Policisë Rrugore.

 

Lajmet e fundit nga