Connect with Us

Plas “lufta” mes Manjanit dhe Metës/ Ish ministri i përgjigjet “dhëmb për dhëmb”

Politikë

Plas “lufta” mes Manjanit dhe Metës/ Ish ministri i përgjigjet “dhëmb për dhëmb”

Publikuar

-

Ish ministri i Drejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ka reaguar pas deklaratave të presidentit Ilir Meta, mbrëmjen e djeshme.

Në një reagim të gjatë, Manjani nuk është kursyer duke iu  përgjigjur dhëmb për dhëmb Metës.

“Natyrisht nuk kam ndërmend të ushqej lajmet me reagime të detajuara, por nuk mund të mos sqaroj disa tymçe të panevojshme që zoti President hodhi në ajër”, shkruan Manjani.

Sipas ish ministrit , “Meta hodhi idenë që “ai djali (dmth unë) të mos përdoret për të goditur figurën e Presidentit”.
Manjani thotë se ende i vjen të qeshë dhe ndihet i keqardhur që Presidenti të besojë dhe të artikulojë gjëra të tilla.

“Po të përdoresha, ashtu siç thotë Presidenti, do kisha qenë pak më i efektshëm me karrierën time dhe shumë më rezultativ në “goditjen e figurës së Presidentit”.
Se kush po më përdor mua për të sulmuar atë, një dreq e di! Do kisha patur dëshirë ta dija që ti faturoj shërbimin të paktën… Nejse, fundja le të mendojë si të dojë, por për sa thashë tek ajo intervistë dhe kam thënë edhe më parë për rolin e Presidentit, i qëndroj me besnikëri dhe i argumentoj me fakte të njohura publikisht”, shkruan Manjani.

Përsa i përket postit të ministrit që Manjani mbante dikur, ai shprehet se nuk e ka ndalur për asnjë çast së shprehuri mirnjohjen për këtë gjë.

“Nga ana tjetër kurrë në jetën time nuk i kam kërkuar askujt të më bëjë ministër apo deputet. Politikën e kam parë dhe e shoh si kontribut qytetar dhe jo si agjensi punësimi.
Pa dashur të hyj në detajet e emërimit tim si ministër e as të shkarkimit tim, sepse siç thashë nuk dua të ushqej lajmet, u ftova për të ushtruar atë detyrë me objektiva konkrete dhe e dorëzova me objektiva të realizuara. Këtë gjë zoti President e di shumë mirë! Nëse ai mendon se po të kesh qenë ministër nuk u dashka menduar e folur më, atëherë qenka dakort me paketën anti-shpifje të Ramës. Personalisht nuk cuditem as për këtë” sqaron ish ministri.

Së treti Manjani ka folur edhe për qendrimin “kontradiktor” mbi djegien e mandateve.

LEXO EDHE:  Si tu përgjigjesh fyerjeve me zgjuarësi dhe elegancë

“Presidenti, ashtu si Kryetarja e LSI mendojnë se unë njëherë paskam qenë për djegien e mandateve pastaj jo. Çudi e madhe!!! Në thelb çështja është kot, sepse unë as kisha mandat për të djegur e as mandat për të marrë. Ata e dinë mirë se nuk isha në asnjë listë deputetësh. Por për konsuencë të fakteve publike, kurrë nuk jam shprehur, sepse nuk e kam menduar këtë gjë, që opozita ka bërë gabim. Përkundrazi edhe sot them u bë mirë që u dogjën, sepse kështu kuptoi i madh e i vogël se nga kush qeverisemi. Sqarimi që u mundua të bënte pas ndërhyrjes sime në studio ishte më djallosës dhe jo llogjik”, shkruan mes të tjerash Manjani.

Përsa i përket deklaratës së presidentit se Manjani “ e paska ndritur me Ambasadorët”, ai shprehet: Siç e kam stërthënë atë që mendoj, Shqipëria nuk është Republikë Ambasadorësh. Ambasadorët kanë punën e tyre, dhe siç e di dhe Presidenti në zyrën e Ministrit të Drejtësisë janë pritur e përcjellë me respekt dhe pa asnjë ulje koke.

“Me në fund fare, është krejt normale që Presidenti të mos mendojë seç mendoj unë, por nuk është normale që për të shmangur vemendjen nga thelbi i krizës së Tij presidenciale të merret me mua.
Jo për gjë po nuk ngjan mirë…” përfundon Manjani./CNA.al

Plas keq mes Metës dhe Manjanit/ “Atë djalë e bëra ministër Drejtësie”

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Protesta e PD/ Manjani: E arriti qëllimin e saj!

LEXO EDHE:  Katër pyetje për Monika Kryemadhin, përpara hetimit nga SPAK

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Komisioni i Reformës në Drejtësi “rrëzon” Metën/ Ultimatum KED-së

LEXO EDHE:  Rama-Meta/ Marrëveshje të madhe në 2018

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE