Connect with Us

Përballja e rrezikshme Iran-SHBA/ Reagon ish-ministri i Brendshëm

Politikë

Përballja e rrezikshme Iran-SHBA/ Reagon ish-ministri i Brendshëm

Publikuar

-

Eksperti i Çështjeve të Sigurisë Ndërkombëtare, ish-ministri i Brendshëm, Dritan Demiraj ka folur për situatën e tensionuar mes SHBA-së dhe Iranit.

Në një lidhje me “ABC e mëngjesit, Demiraj tha se Irani posedon një fuqi të jashtëzakoshme ushtarake përsa i përket mënyrës së doktrinës që e kanë ngritur bazën ushtarake.

“Pavarësisht se SHBA dhe Irani kanë katër vite në luftë me njëri – tjetrin gjatë gjithë kohës kanë pasur negociata. Vrasja e gjeneralit nuk është ekzekutuar pa lejen e Rusisë, për shkak se ka qenë një nga njerëzit kryesor të presidentit Putin. Kasem Sulejmani ka qenë mbi dhjetë herë në Moskë, kjo tregon edhe rëndësinë e jashtëzakonshme që ka pasur gjenerali. Për të gjithë studiuesit e çështjeve të terrorizmit të gjithë e dinë se njihej si njeriu i cili kishte të gjithë çelësat e Lindjes së Mesme”, u shpreh ai.

LEXO EDHE:  100 milionë dollarë për Shqipërinë dhe vendet e tjera/ Meta falenderon SHBA për ndihmën monetare

Më tej ai theksoi se është një luftë e tmerrshme, sipas tij Irani në udhëheqjen e Sulejmanit ishte fuqizuar ndjeshëm.

“Kasem Sulejmanit i është ofruar tre herë presidenca, ai ka qenë një legjendë e Kombit iranian, por nga ana tjetër ka prishur balanca politike në Iran. Të gjitha ambasadat iraniane në botë nuk kanë ambasadorë nga linja standarde diplomatike. Amerika posedon sistemet me ekselente kundër raketave, por vetëm në dhjetë vitet e fundit Irani ka zhvilluar teknologjinë e luftës disa herë më shumë,” theksoi Demiraj.

Ndërkohë ai theksoi se qeveria shqiptare nuk duhet të bëjë asgjë më tepër nga çfarë ka bërë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Vota është e pakorrigjuar”/ Topollaj: Ndryshimi me listat e hapura shumë minimal

Publikuar

-

Nga

“Vota është e pakorrigjuar”/ Topollaj: Ndryshimi me listat e hapura është shumë minimal

“Ndryshimi me listat e hapura është shumë minimal dhe ruhet i njëjti sistem aktual”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme anëtari i Bindjes Demokratike Fabjan Topollaj, i cili pretendon se kjo nuk zgjidh barazinë e votës që një parti në çdo rajon merr.

Topallaj tha në studion e Report Tv se vota është e pakorrigjuar.

‘Në marrëveshjen e 5 qershorit janë marrë vesh për të ruajtur status quon, jo për gjëra të tjera. Problemi është se ndryshimi me listat e hapura është shumë minimal dhe ruhet i njëjti sistem aktual. Megjithatë hapja i jep mundësi votuesve të mos zgjedhin vetëm koalicionin por dhe deputetët dhe kjo është shumë pak, shumë minore për demokracinë.

LEXO EDHE:  G99 e Veliajt si Partia Komuniste e Iranit

LEXO EDHE:  100 milionë dollarë për Shqipërinë dhe vendet e tjera/ Meta falenderon SHBA për ndihmën monetare

Kjo vërtet lidh pak më shumë zgjedhësin me deputetin, por kjo nuk zgjidh barazinë e votës që një parti në çdo rajon merr, po themi nga 6 mijë vota dhe nuk merr dot një mandat. Vota është e pakorrigjuar, vota ikën lum nëse nuk prodhon dot mandat brenda rajoneve dhe i marrin partitë e mëdha”, deklaroi Topollaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ironizon Balla/ Meta mund t’i lirojë vendin Bashës, po ranë dakord do e drejtojë ai opozitën

Publikuar

-

Nga

Ironizon Balla/ Meta mund t’i lirojë vendin Bashës, po ranë dakord do e drejtojë ai opozitën

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka ironizuar kryetarin e Republikës së Re Lulzim Basha dhe presidentin Ilir Meta, pas takimit që zhvilluan sot këta dy të fundit.

Balla deklaroi se Basha e ka si shtëpinë e vet Presidencën. Socialisti vijoi ironinë duke thënë se në të ardhmen Meta mund të marrë drejtimin e Opozitës së Bashkuar dhe Basha të Presidencës.

LEXO EDHE:  Nga SHBA-ja tek India/ Pesë vendet, që janë thuajse të pamundura për t’u pushtuar

LEXO EDHE:  Ambasada e SHBA-së mirëpret vendimin për përjashtimin e Tom Doshit

“Se di si e ka pritur zotin Basha. Presidenca është një prej selive të opozitës dhe zoti Basha shkon si në shtëpinë e vetë aty. Nuk shoh ndonjë problem atje. Madje Ilir Meta mund t’i lirojë dhe vendin, meqenëse nëse do bien dakord se kush do të jetë kryetar i Opozitës së Bashkuar”, tha Balla në emisionin “Real Story”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Shqipëria ende pas dyerve të BE/ Manjani e pranon: Faji është yni, asnjë justifikim

Publikuar

-

Nga

Shqipëria ende pas dyerve të BE/ Manjani e pranon: Faji është yni, asnjë justifikim

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, duke marrë shkas nga aktet e ditëve të fundit të qeverisë.

Manjani deklaron se Rama po e shpalos pa maskë marrëzinë e tij, ndërsa me tone ironike thotë se duhet falenderuar për këtë.

“Edi Rama duhet falenderuar që e shpalos hapur marrëzinë e tij anti-perëndim! Duhet falenderuar sepse po e bën këtë gjë pa asnjë maskë! I dha fund çdo iluzioni që kishin disa prej nesh, që ky i ka punët grurë me perëndimin. Ka 7 vite që na shitet si miku i madh i të gjithë leaderve të botës.

Ja ku është sot! Aty ku në fakt ka qenë gjithë këto vite. Përballë tyre. Përditë e më i qartë në kursin anti-BE. I tillë ka qenë që ditën e parë që qeverisjes së tij, edhe kur shoqja Romana e shoqja Mogherini na hapën barkun me pisllëqe në emër të BE. Por tashmë është e qartë se sa Europian, është Edi Rama pa shoqet në fjalë…”, shkruan ai në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  G99 e Veliajt si Partia Komuniste e Iranit

LEXO EDHE:  Vizat për SHBA/ Ambasada Amerikane ka një mesazh të rëndësishëm

Ish-ministri thotë se Rama si kryetar i OSBE-së duhej të rrezatonte standarte demokracie dhe zgjedhjesh të ndershme, por pretendon se po del kundër parimeve të OSBE-së. Ai pranon se fajin e ka vetë opozita për këtë dhe kërkon të mos bëhen justifikime.

“Ja ku është! Edhe kundër OSBE që drejton! Kështu që zotin tja luajë Kushtetutës e të ëmës së Kushtetutës, deri sa të mos ngelet peshk i gjallë ta kuptojë që: As Edi Rama është perëndimori që na qeveris, as perëndimi nuk do çojë ushtarë këtu për ta rrëzuar. Nëse ne vazhdojmë të pranojmë qeveri anti-europë, nuk na ka më faj Europa. Kjo besoj është e qartë. Ndërkohë, vendi ka nevojë për një alternativë serioze Europiane. Ne jemi Europianë dhe e kemi vendin në Europë! Nëse nuk jemi aty, faji është yni! Asnjë justifikim”, nënvizon Manjani./ CNA.al

LEXO TE PLOTE