Connect with Us

Paralajmëron ish-kryeministri/ Konflikti SHBA-Iran do percipitojë gjatë

Politikë

Paralajmëron ish-kryeministri/ Konflikti SHBA-Iran do percipitojë gjatë

Publikuar

-

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko, i ftuar në “Top Talk”  ka komentuar sulmin në bazën ushtarake amerikane në Irak.

Majko tha se situata nuk duhet parë thjesht si përplasje midis dy vendeve, ndërsa paralajmëroi se konflikt që nuk ka për të mbaruar, as një javë dhe një muaj, por do ketë një percipitim shumë të gjatë.”

“Mendoj se situata nuk duhet parë si një përplasje thjesht midis dy vendeve.

Me deklarimet e fundit Irani ka shprehur qartë qëllimet që nuk ka të bëjë me vrasjen e  gjeneralit, por me praninë e trupave amerikane.

Unë mendoj se Irani, “për një plesht është i gatshëm të djegi gjithë jorganin”. Pra për vrasjen e gjeneralit thotë që duhet të largohen trupat amerikane.”

Duke folur më tej, Majko u pyet edhe nëse kemi të bëjmë me një përplasje mes civilizimesh.

LEXO EDHE:  "Shpërthen" Majko/ Nuk duam negociata në këmbim të refugjatëve

“Mos e ngremë stekën më shumë seç duhet. Mendoj se ne duhet të shikojmë profilin e një shteti që e quan veten dominant dhe tani jep edhe urdhëra.

Kam përshtypjen se kjo nuk duhet parë thjeshtë si një përplaje mes Iranit dhe SHBA, vetëm.

Është një konflikt që nuk ka për të mbaruar, as një javë dhe një muaj, por do ketë një percipitim shumë të gjatë.”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Majko, i zhgënjyer me politikën kosovare/ Hileja e Serbisë të tejkalojë Kosovën

LEXO EDHE:  Nga Pandeli MAJKO/Përballë Francës….

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Bilanc lufte/ 290 të vdekur, mbi 500 të plagosur  

LEXO EDHE:  Bilanc lufte/ 290 të vdekur, mbi 500 të plagosur  

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE