Connect with Us

Paralajmërim i fortë i presidentit Iranian / I prenë dorën e Soleimanit, ne do iu presim këmbët SHBA

Bota

Paralajmërim i fortë i presidentit Iranian / I prenë dorën e Soleimanit, ne do iu presim këmbët SHBA

Publikuar

-

Presidenti iranian Hassan Rouhani ka reaguar pas sulmeve me raketa në bazën e SHBA.

Rouhani paralajmëron SHBA se forcat e saj do të hiqen nga Lindja e Mesme pas vrasjes së Qasem Soleimani.

“I prenë dorën e Soleimanit nga trupi i tij, ne do i presim këmbët tuaja nga rajoni”, shkruan BBC duke cituar mediat iraniane./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Me avion privat dhe 8 makina luksoze/ Kush është politikani shqiptar me pasuri marramendëse

Publikuar

-

Nga

Me avion privat dhe 8 makina luksoze/ Kush është politikani shqiptar me pasuri marrëmendëse

Ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Bazuar në deklarimin e tij, ai ka pasuri në vlerë qindra miliona euro. Vetëm avioni privat i tij kushton gati 10 milionë euro, ndërsa hoteli në të cilin ai është pronar kap shifrën prej 42 milionë eurosh.

Në regjistrin për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Pacolli ka deklaruar se ka në pronësi pasuri të paluajtshme jashtë Kosovës në vlerë prej 125 milionë eurosh. Po ashtu, ai ka në pronësi edhe disa toka e lokale që kushtojnë me miliona euro, raporton Gazeta Express. Vetëm një tokë që Pacolli e ka jashtë vendit kushton mbi 7 milionë euro, derisa një nga shtëpitë që ka në pronësi ai kushton rreth 18 milionë euro. Ai ka në pronësi edhe hotelin Sëiss Diamond, vlera e të cilit llogaritet të jetë 42 milionë euro.

LEXO EDHE:  Bernie Sanders, një fitues i mundur



Si pasuri të luajtshme, ai ka deklaruar se ka avionin e tij privat që kushton rreth 10 milionë euro dhe tetë veturat e tij, vlera e të cilave sillet rreth 1 milion euro.

LEXO EDHE:  Programi bërthamor/Mogherini: Pakti me Iranin, i arritshëm

Pasuria e ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës nuk mbaron këtu. Ai ka aksione në vlerë miliona euro në rreth 20 kompani, në disa prej të cilave ka aksione 100 %. Pacolli ka edhe miliona euro të kursyera në banka në Prishtinë. Vetëm në një prej këtyre bankave ai ka të kursyera mbi 4 milionë euro./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

“Do jem i pari që do injektohem”/ Presidenti i Filipineve i beson vaksinës së Rusisë

Publikuar

-

Nga

"Do jem i pari që do injektohem"/ Presidenti i Filipineve i beson vaksinës së Rusisë

Presidenti i Filipineve Rodrigo Duterte ka pranuar ofertën e Rusisë për vaksinën anti-covid e cila sipas deklartave nga Moska është gati dhe e sigurtë.

Duterte tha se do të dalë vullnetar i pari për të injektuar vaksinën në publik.

“Eksperimentoni tek unë fillimisht. Për mua kjo është OK, “tha Duterte në një konferencë të hënën në mbrëmje, raportojnë mediat e huaja.



Filipinet janë të gatshëm të ndihmojnë Rusinë në provat klinike dhe prodhimin vendor, shtoi ai.

LEXO EDHE:  Programi bërthamor/Mogherini: Pakti me Iranin, i arritshëm

LEXO EDHE:  “Krah për krah me aleatin tonë”/ SHBA tregon tjetër mbështetje ndaj Shqipërisë

Filipinet kanë 136.638 raste të konfirmuara të koronavirusit, më të lartat në Azinë Juglindore. Të hënën, shteti aziatik raportoi infeksione 6,958i infeksione të reja, rritja më e madhe ditore në vend.

Duterte muajin e kaluar tha se ai gjithashtu i kërkoi Presidentit Kinez Xi Jinping të ndihmojë Filipinet me përparësi ndaj një vaksine kundër Covid-19. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Protesta dhe pasiguri në Bjellorusi/ Udhëheqësja e opozitës largohet nga vendi

Publikuar

-

Nga

Zgjedhjet në Bjellorusi/ Udhëheqësja e opozitës largohet nga vendi

Pas fitores së Lukashenkos, kontestimit të rezultatit dhe fillimit të protestave, udhëheqësja e opozitës në Bjellorusi, Svetlana Tikhanovskaya, është larguar nga vendi dhe është e sigurt në Lituani. Lajmin e jep, ministri i Jashtëm lituanez Linas Linkevicius përmes një postimi në Twitter të martën. Më herët gjatë së hënës ai kishte shfaqur shqetësime për sigurinë e saj, duke qenë se për disa orë nuk u ishte përgjigjur thirrjeve ndërsa stafi i saj nuk kishte informacione për vendndodhjen.

Largimi i Tikhanovskaya vjen pas përshkallëzimit të protestave në Bjellorusi ku mbrëmjen e së hënës u raportua dhe për një viktimë mes protestuesve.

Përshkallëzimi i situatës në Bjellorusi ndodh pasi Tikhanovskaya humbi zgjedhjet presidenciale përballë Alexander Lukashenkos, i cili drejton vendin prej vitit 1994. Ky thuhet se mori mbi 80% të votave, ndërsa Tikhanovskaya nuk e pranoi rezultatin me pretendimet për manipulime në zgjedhje.

LEXO EDHE:  Çfarë po ndodh?! SHBA vendos forcat ushtarake në Europë!



Dyshimet kryesore të opozitës janë prej faktit se në zgjedhje nuk kishte vëzhgues dhe komisionerë duke lënë hapësira për manipulime. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kritikuar procesin si dhe përshkallëzimin e dhunës.

LEXO EDHE:  Zarif: Duhet të hiqen sanksionet, që të ketë marrëveshje

Tikhanovskaya garoi në zgjedhje, pasi bashkëshortit iu ndalua të kandidonte dhe në fillim të vitit u arrestua me akuzat se ka bashkëpunuar me mercenarë rusë, akuza të cilat janë mohuar kategorikisht.

Policia vazhdoi edhe të hënën të shpërndante protestuesit me plumba gome dhe gaz lotsjellës, ndërsa një protestues humbi jetën pasi një objekt shpërthyes i shpërtheu në duar. /CNA.al

LEXO TE PLOTE