Connect with Us

Opozita në parlament/ Nard Ndoka: Deputetët, karta që i kontrollon Rama

Politikë

Opozita në parlament/ Nard Ndoka: Deputetët, karta që i kontrollon Rama

Publikuar

-

habit ndoka

Kreu i PDK-së, Nard Ndoka, i ftuar në studion e Report tv, ka folur mbi reformën zgjedhore e cila sipas tij, është taksative dhe duhet të përfundojë sa më shpejt.

“Kjo reformë ishte taksative, ndodhi tërmeti ndaj reforma zgjedhore u shty në kohë, pavarësisht se është e pajustifikueshme se parlamenti mund të punonte për një produkt të tillë në mënyrë të pavarur. Basha ka premtuar ndryshim sistemi, ai është i hapur edhe në raport me aleatët edhe me përgjegjësinë që ka si lider i opozitës. Duhet të jetë një sistem sa më përfaqësues. Basha javën tjetër do të ketë draftin final me propozime.”

Në lidhje me opozitën parlamentare, Ndoka u shpreh se nuk ka ndonjë peshë dhe pse pjesëtarët e saj janë karta të Ramës, i cili i mban vetë në parlament.

LEXO EDHE:  Kush e përgatiti ligjin kundër studentëve?!

“Unë shoh një opozitë në parlament që nuk është opozitë, janë deputetë të pavarur që nuk janë të akorduar njëri me tjetrin. Ata janë karta që Rama i kontrollon dhe i ka mbajtur në parlament. Ai parlament nuk ka asnjë mundësi për të bërë ndryshime pasi është monopartiak”, tha ndër të tjera Ndoka./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Aleancë e fshehtë?/ Xhafaj shfaqet publikisht në krah të Veliajt  

LEXO EDHE:  Rama lëshon ish-ministrin e tij/ Të zbardhet e vërteta

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  “Hëngshin kokat e tyre”/ Duka ironizon Ramën: I ka mbetur vetëm roli i varrmihësit!

LEXO EDHE:  Vasili jep alarmin/ Për karrigen e Ramës po rrezikohet integrimi i vendit

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE