Connect with Us

“Opozita me e marrë peng”/ Ish ministri i Ramës dy fjalë për Reformën Zgjedhore

Politikë

“Opozita me e marrë peng”/ Ish ministri i Ramës dy fjalë për Reformën Zgjedhore

Publikuar

-

Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reagua përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me Reformën Zgjedhore.

Sipas Manjanit, kostoja e mosndryshimit të sistemit zgjedhor po i faturohet me ose pa dashje po i opozitës dhe veçanërisht Lulzim Bashës.

“Kam idenë se me ose pa dashje po i faturojmë padrejtësisht opozitës dhe veçanërisht Lulzim Bashës koston e mos ndryshimit të sistemit zgjedhor.

Padyshim do kisha preferuar që opozita në bllok të ishte nismëtare e një reforme të thellë zgjedhore e bashkë me të politike. Madje jo reformë, por përmbysje ka vend të bëhet në këtë fushë.

Mirëpo të gjithë harrojmë se opozita zyrtare sot është e gjitha pa asnjë pushtet në dorë.

Asnjë, po asnjë fare!

Ajo nuk kondicionon dot drejpërdrejt vendimmarrjen monopartiake. Fija e barit të 9 kushteve të Bundestagut është shumë e dobët për të rivendosur opozitën në pozita diktuese.

Në këto kushte, ti kërkosh një opozite të bëjë reformë kur nuk ka gjë në dorë, llogjikisht nuk qëndron.

Mesa kuptoj opozita aktuale është më e marrë peng nga ajo e ashtuquajtura reformë zgjedhore e kërkuar edhe nga Bundestagu, që në fakt nuk është reformë por e lënë pa kontributin e opozitës, qeveria mund të ndihej legjitime të bënte dëme edhe më të mëdha zgjedhjeve të ardhshme.

Pra opozita, në këtë këndvështrim, është e detyruar të kontribuojë për përfundimin e atyre ndryshimeve ligjore që qarkullojnë, me qëllim që të shpëtojë nga “pengmarrja” që quhet reformë zgjedhore.

LEXO EDHE:  Firmoset marrëveshja për pjesmarrje në programet e BE

Sa më shpejt të ndodhë kjo, aq më mirë do jetë për mjedisin politik në vend. Në fund të fundit aty do dukej vërtetë sa vlen kjo opozitë.

Në këtë moment, largimi i opozitës nga tryeza e Reformës Zgjedhore, për ti bërë qejfin militantëve apo të paduruarve do ishte shumë e dëmshme dhe jashtëzakonisht e rrezikshme.

Prandaj duhet pak durim dhe pak më shumë mirkuptim mendoj, pavarësisht se dekiku është shumë për të mbajtur në pushtet dikë që nuk qeveris por tregon përralla.

Sigurisht që pjesë e përrallave qeveritare janë “si i shkrova Lulit SMS”, “opozita nuk bën”, “Rama burrë shteti që sbie kurrë nga pushteti”, etj etj… Qëllimi në fakt është dëmtimi maksimal i imazhit opozitar në vend, duke shfrytëzuar ngërçin idiot të Reformës idiote Zgjedhore.

Ndërkohë, opozita nuk ka alibi për të fshehur mos prezantimin e projektit të saj për të ardhmen.

Unë kështu e shoh situatën aktuale opozitare.”, shkruan Manjani në reagimin e plotë të tij./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Manjani: Projekti 1 miliardë euro i Ramës është pastrim parash

LEXO EDHE:  “Djallëzi sa më s’ka”/ Ish-ministri i Ramës “degjeneron” Veliajn

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Manjani zbulon si Meta po “shpëton” Ramën nga skandalet

LEXO EDHE:  Firmoset marrëveshja për pjesmarrje në programet e BE

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE