Connect with Us

Nga Mero Baze/ Partitë e rreme, si vrasëse me pagesë

Opinione

Nga Mero Baze/ Partitë e rreme, si vrasëse me pagesë

Publikuar

-

Fatmir Mediu është bërë deputet për herë të parë në vitin 2001, si kryetar i Partisë Republikane, por si deputet i listës propocionale të Partisë Demokratike

Fatmir Mediu u ribë deputet i PD në vitin 2005, përmes lojës së Mega-dushkut, ku Berisha bënte thirrje të votohej Partia Republikane, për të fituar dy deputetë në të njëjtën zonë.

Fatmir Mediu u bë deputet i Parlamentit më 2009, duke qenë në listat e PD si kryetar i Partisë Republikane.

Fatmir Mediu u ribë deputet i Parlamentit shqiptar në vitin 2013, si deputet i PD, duke qenë përsëri kryetar i Partisë Republikane.

E njëjta gjë ndodhi dhe në vitin 2017. E njëjta gjë i është premtuar dhe për vitin 2021, kur ai do të mbushë plot 20 vjet si deputet në Parlametin shqiptar, që përfaqëson kryetarin e Partisë Republikane, por hyn gjithnjë nga listat e PD.

Mjafton ky fakt ilustrues, për të kuptuar se të ashtuquajtura parti aleate të Partisë Demokratike në këto vite, janë më shumë instrumenta të PD dhe kryetarit të saj, për të zëvendësuar pluralizmin e mendimit brenda PD me figura aleatësh, se sa ndonjë nevojë e elektoratit për këto parti.

Debati brenda opozitës lidhur me ndryshimin e sistemit zgjedhor, me lista të hapura apo të mbyllura, ka si krye-argument, fuqinë e kryetarit të partisë më të madhe për të bërë renditjen e listës.

Në momentin që Partia Demokratike, ata që i konsideron aleatë kryesorë, i fut në listat e veta, ky debat shuhet. Madje shuhet dhe çdo ankesë tjetër e aleatëve, dhe mbeten vetëm psherëtimat e rebelëve të koalicionit, apo rebelëve brenda PD, të cilët rrezikohen nga ky fenomen.

Përveçse parti të vogla të tilla si republikanët, janë parti pa vlera elektorale, ato kryejnë dhe një mision tjetër tejet regresiv në shoqërinë shqiptare, pasi shërbejnë si vrasëse të demokracisë brenda partive të mëdha, praktikë kjo që në PD është bërë traditë.

Kur PD ishte në pushtet, tipa si Fatmir Mediu praktikisht silleshin si nënkryetarë të PD, apo si numrat 2 të pushtetit, pasi fotografoheshin me Sali Berishën, bënin dhe ndonjë pisllëk alla Gërdec, me fëmijët e tij, krijonin idenë e rreme të koalicionit dhe zbythnin çdo zë kritik brenda PD, duke i dalë ata zot kryetarit të PD.

E njëjta gjë nddhi dhe në opozitën e Lulzim Bashës. Në shantazhin politik të çadrës së vitit 2017, pesë aleatët formalë të PD, u përdorën më shumë si një grup i gatshëm për të eleminuar figurat traditcionale të PD, dhe gjithë garniturën e vjetër të saj, duke nisur nga nga Topalli, Bode, Bregu, Patozi, Ruli e shumë bashkëpunëtorë të tyre.

LEXO EDHE:  Opozitë para morgut

Në vend të tyre në listat e sigurta hynë aleatët, të cilët ishin garancia se Basha po vepronte drejt.

Ky fenomen po përsëritet dhe tek debati i sotëm Iistave të hapura apo të mbyllura brenda opozitës.

Në momentin që Lulzim Basha u ka premtuar atyre vendin e sigurtë në listë, ata e mbyllin atë debat pa u hapur akoma.

I përkthyer në kontekstin e sotëm të një bote të mbushur me lajme të rreme, apo organizata të rreme, që tentojnë të të ndikojnë me gjëra fallco, sot debati politik në opozitë në Shqipëri, po ndeshet me parti të rreme, që po vrasin demokracitë brenda partisë së madhe dhe po përdoren si argument për të mbrojtur pushtetin e liderit, duke u cituar si aleatë.

Kështu, sot demokratët më shumë dëgjojnë argumentet e Mediut apo Nard Ndokës për sistemin, se sa të Grida Dumës, që kërkon lista të hapura se nuk ka besim tek Basha. Në fund, në vend të Gridës do hyjë Mediu, siç hyri më 2017 në vend të Bregut.

Nuk janë asgjë lajmet e rreme, apo OJQ-të e rreme, para partive të tilla të rreme, për dëmin që i sjellin debatit politik.

Ato përdoren nga kryetari i partisë së madhe si vrasëse me pagesë ndaj atyre që hapin gojën brenda partisë.

Dhe mos fajësoni për këtë mos-ndryshimin e sistemit, se fenomeni “Mediu” u ka mbijetuar gjithë sistemeve, duke hyrë në gjirin e PD, sa herë PD-së i duhet të duket sikur ndan pushtet me njerëz të tjerë. Përveç të vetëve.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

“Liroheshin të dënuarit nga burgu për të drekuar me deputetët”/ Gjonaj thumbon Gazment Bardhin

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e ftuar në emisionin “Përballë”, teksa ka folur për paketën anti KÇK, u shpreh se ka patur një periudhë kur të dënuarit liroheshin për pak orë nga burgu për të drekuar apo darkuar me deputetët.

Sipas Gjonjajt kjo i përket një periudhë tjetër, atëherë kur Ministira e Drejtësisë nuk drejtohej ende nga ajo, duke thumbuar kështu në mënyrë të drejtë për drejtë ish paraardhësin e saj, Gazmend Bardhi.

“Ka patur raste ku të dënuar liroheshin për pak ore për të drekuar apo darkuar me deputëtë. I referohem një periudhe më të hershme ku Minstria e Drejtësisë në atë kohë nuk drejtohej nga unë. Kjo sjell pasiguri në shoqëri. Sot ne kemi forcuar të gjitha mekanizmat që kanë të bëjnë me lejimin e subjekteve të tilla qoftë edhe për fatkeqësi të familjarëve edhe për lejet e veçanta, me qellim që të mos gabojë administrata e burgjeve.”

Gjonaj komentoi edhe rastin e Endrit Dokles, që fitoi lirinë nga gjykata e Krujës.

LEXO EDHE:  Të paqartë dhe të pasigurtë

LEXO EDHE:  Basha ka nevojë për armiqtë e tij për tu bërë kryeministër

“Nuk ka respektuar kriteret e Kodit Penal, që janë e shkruar e zeza mbi të bardhë. U verifkua edhe shërbimi i provës ka pasur cedim ligjor, kishte dhënë një vleresim, kishte rekomanduar që ky subjekt mund të rehabilitohej. Për këtë është shkarkuar Drejtori i Shërbimit të Provës në Kruje dhe është bërë një kallëzim penal për të po në Prokurorinë e rrethit Krujë”, tha Gjonaj./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Opinione

Acari i Tiranës/ “Në Kosovë më shumë kanë të drejta kinezët se shqiptarët e Shqipërisë”: Ç’ka ndodh kur Rama e takon Kurtin?

Publikuar

-

Nga

Nga Enver Robelli-

Pritja që kryeministri i Shqipërisë i bëri kryeministrit të Kosovës ishte e acartë. Një atmosferë siberiane në qendër të Tiranës. Kjo vërehej në çdo gjest, në pothuaj çdo fjalë, në çdo veprim të Edi Ramës. “Ti je i ri në këto punë”, “ti nuk e di se pa Mini-Schengen nuk ka Makro-Schengen shqiptar”, “më shumë kanë kinezët të drejta në Kosovë se shqiptarët e Shqipërisë”. Këto ishin, pak a shumë, fjalët e kryeministrit shqiptar drejtuar kolegut të tij nga Kosova. Ajo fjalia e Ramës me kinezët ishte së paku argëtuese, por larg të së vërtetës. Së fundi një shtetas kinez ka kërkuar azil në Kosovë, ndërsa nga Shqipëria, aq sa dihet, askush nuk ka kërkuar azil në Kosovë. Pra, muhabeti mund të mbahet edhe në nivel humori ngacmues.

Pritja e akullt e Albin Kurtit në Tiranë tregon hendekun që ekziston mes tij dhe Edi Ramës. Kryeministri shqiptar viteve të fundit me mendjelehtësi ia ka mbajtur anën një krahu politik në Kosovë. E ka përkrahur këtë krah edhe në aventurat e viteve të fundit për “zgjidhjen e çështjes së Kosovës”. Nuk është Edi Rama nismëtari i prishjes së kufijve të Kosovës, por ka pasur momente kur ai ka lënë përshtypjen se ka hipur në atë tren dhe kur e ka parë se në ç’drejtim po shkon, ka kërcyer nga treni. Ka të tillë që thonë se ende nuk ka kërcyer nga ky tren. Në Kosovë turmat e botës digjitale Ramës ia kanë vënë etiketën e “tradhtarit”. Kjo është mënyra më e lehtë për të mos u ballafaquar me pyetje të vështira lokale. Njëra ndër to është kjo: kush e zgjodhi në Kosovë këtë klasë politike që sundoi deri në fillim të shkurtit?

Nga ana tjetër, Albin Kurti duke e mbiçmuar rolin e tij, është sjellë sikur me ardhjen e tij në pushtet do ta nxjerrë në selamet jo vetëm Kosovën, por edhe Shqipërinë. Pas zgjedhjeve në Kosovë Kurti mrizin e tij të zanave e gjeti në studiot televizive të Tiranës. I rrethuar me analistë që janë kritikë të ashpër të Ramës, Kurti lejoi të përdoret si një “anti-Ramë” i ri, i cili vjen nga Prishtina dhe e nisë revolucionin për ndryshime të mëdha politike edhe në Tiranë. Kurtit i pëlqente ky rol i një Azem Bejte me kravatë dhe pa Shote Galicën, por realiteti i studiove televizive shpesh nuk përputhet me realitetin në terren. Kjo vlen edhe për Shqipërinë. Ndryshimet politike në Shqipëri mund të ndodhin kur njerëzit nga Kukësi në Sarandë të kenë vullnet për ndryshim.

Natyrisht që kushdo që ka besuar se Kurti do t’ia rrezikojë pushtetin edhe Edi Ramës, duhet të jetë injorant dhe iluzionist i madh. Shqipëria nuk mund ta huazojë opozitën apo ndonjë lider inspirues në Kosovë – dhe anasjelltas. Megjithatë, ka pasur momente kur Edi Rama (dëshironte të) besonte se rreziku i kanoset nga Kosova, më konkretisht nga Vetëvendosja. Për shembull kur në fund të vitit 2018 në Shqipëri nisën protestat e mëdha studentore. Rama gabimisht (e ndoshta edhe qëllimisht) besonte se pas protestave qëndronte Vetëvendosje. Mund të ketë pasur në mesin e studentëve ndonjë simpatizant nga Kosova, por arsyet e demonstratave studentore gjendeshin brenda kufijve të Shqipërisë. Nuk kishte dorë “armiku i jashtëm” në këto protesta.

Rama dhe Kurti janë politikanë tepër të dashuruar në opinionet e tyre. Në shumë shkrime që në fillim të viteve 90-të Rama ka treguar se është gjuhëbrisk. Kurti ka një retorikë që në veshët e masave popullore tingëllon joshëse. Mesazhi i tij në Tiranë ishte ky: “Unë erdha të bëjë Makro-Schengenin shqiptar, por Rama po më thotë se ky s’bëhet dot pa Mini-Schengenin me vendet e rajonit”. Rama reagoi me nervozizëm, duke e reduktuar Kurtin në një kalama që ende duhet të mësojë se si ecin punët e mëdha të shtetit. Edi Rama ndihet i keqkuptuar në Kosovë dhe sedërfyer. Por shkathtësi do të ishte ta tejkalonte sedrën dhe të ishte më i hapur ndaj kritikave. Në ambientin e dalldisur shqiptar, ku ose të shpallin tradhtar ose patriot, kjo shpesh është e vështirë, por një politikan e tregon zotësinë e tij kur nuk merret me grindjet e lagjes.

Sa i përket Mini-Schengenit: Kosova nuk ka pasur qasje serioze ndaj kësaj nisme. Para një dekade presidenti i atëhershëm fliste për një Schengen ballkanik dhe kishte organizuar edhe një samit nën hijen e pishave të Brezovicës për të diskutuar këtë temë me kryetarët e shteteve fqinje (me përjashtim të Serbisë). Mandej Kosova hyri në qorrsokakun e “marrëveshjeve historike” me Serbinë. Rezultati i këtyre marrëveshjeve është ky: çdo kosovar që niset me veturë për të shkuar në Serbi, me vete duhet të ketë një kaçavidë për të çmontuar targat në kufi (nën ndikimin e gjermanishtes në Kosovë kaçavidës i thonë: sh(t)rafciger, nga Schraubenzieher).

Kur nisma e fundit për Mini-Schengen mori formë më konkrete me takimin e Novi Sadit, Shqipëria nuk do të duhej të merrte pjesë pa Kosovën. Serbia nuk do të pranonte që kryeministri i atëhershëm i Kosovës apo presidenti të shkonin në Novi Sad – kundër të dyve Serbia ka shpallur fletarrest për shkak të rolit të tyre në luftën e viteve 1998/99. Përse nuk insistoi Tirana që takimi i parë të mbahet në Ohër? Ose, fundja, në një shtet të Bashkimit Europian si Bullgaria? Acarimi i raporteve mes Prishtinës dhe Tiranës do të mund të evitohej po të mos i frynin zjarrit të dy palët.

Nga Tirana ka zëra që thonë se nga Prishtina ka pasur sinjale se së paku ministri i atëhershëm i Jashtëm do të merrte pjesë në takimin e Ohrit. Kur kjo nuk ndodhi, Edi Rama kaloi në modusin e idhnakut, që me gjuhë të papërmbajtshme nisi të kacafytej verbalisht me pothuaj të gjithë në Kosovë, e më së shumti me Ramush Haradinajn pas akuzave të këtij të fundit se Edi Rama për disa miliardë euro a dollarë deshi t’ia shesë Serbisë gjysmën e Kosovës. Situata është pak më e ndërlikuar dhe nuk mund të reduktohet në shitblerje, siç pretendon Haradinaj. Hapja e debatit për prekjen e kufijve të Kosovës është pasojë e paaftësisë kolosale të klasës politike të Kosovës. Cila ka qenë strategjia e Prishtinës pasi Gjykata Ndërkombëtare i dha legjitimitet shtesë pavarësisë së Kosovës? Është biseduar me Serbinë për rregullimin e brendshëm të Kosovës! Këto negociata e pollën asociacionin e komunave serbe brenda Kosovës, një lloj “republike serbe”.

LEXO EDHE:  Raporti me arsyet për ta shkarkuar Metën

LEXO EDHE:  Bamirësi i “bamirësve”

Gati një dekadë Kosova i lëshon pe Serbisë në shumë çështje dhe shpreson se një ditë do të vijë shpërblimi i madh nga Brukseli. E Brukseli, përmes një diplomateje të paaftë italiane me simpati për Rusinë, një ditë thotë: “Hashim dhe Aleksandër, zgjidheni ju vetë problemin, mund të takoheni edhe nëpër përfaqësi të BE-së në Europë dhe të diskutoni të lirë edhe për punën e kufijve”.

Në debatin për Mini-Schengen, të cilin Edi Rama bëhet sikur e ka shumë për zemër, ka një përhapje të miteve. Kur Edi Rama tha se qytetarët e Kosovës tani në Shqipëri mund të kërkojnë punë pa procedura burokratike, ndërsa shqiptarët e Shqipërisë në Kosovë janë të barabartë me kinezët – kjo deklaratë e tij ka nevojë për një shpjegim. Nuk është se Shqipëria po bën ndonjë ligj të veçantë për shqiptarët e Kosovës që ata të gjejnë më lehtë punë në Durrës apo në Tiranë. Ligji po bëhet për të gjithë, përfshirë serbët, malazezët, maqedonasit. Pastaj vetë nocioni Mini-Schengen është mashtrim. Schengeni si koncept përfshinë lëvizjen e lirë, jo hapjen e tregut të punës.

Ideja e Mini-Schengenit ballkanik përmban brenda vetes “katër liri”, siç ekzistojnë në BE: lirinë e qarkullimit të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe personave. Më korrekte do të ishte të flitej për një përpjekje për krijimin e një “Mini-BE-je ballkanike”. Thuhet se kjo parashihet edhe nga Procesi i Berlinit. Por, çka është Procesi i Berlinit? Një sheqerkë që u hidhet ballkanasve për të mos folur për hyrjen në BE. Në ministrinë e Jashtme të Gjermanisë vokabulari është përshtatur: nuk flitet për “anëtarësim në BE” të vendeve të Ballkanit, por për një “proces afrimi”. Dallimi është i madh.

Në Schengen është edhe Zvicra, por Zvicra për hapjen e tregut të punës nuk negocionin me ndonjë instancë të Schengenit, por me Bashkimin Europian. Kush hyn në BE, e dorëzon një pjesë të sovranitetit në Bruksel. Ku do të dorëzohet ky sovranitet në rastin e një “Mini-BE-je ballkanike”? Debati për të ashtuquajturin Mini-Schengen është një shtirje e udhëheqësve politikë në Beograd, Tiranë e Shkup për të dukur bashkëpunues para BE-së. Nëse nxjerr si përfitim hapjen e negociatave për hyrje në BE, kjo shtirje mund t’i falet edhe Edi Ramës, por ai nuk ka nevojë ta mitizojë dhe fetishizojë “Mini-BE-në ballkanike”.

Në një gjë Edi Rama, megjithatë, ka të drejtë: gjithnjë varet se kush i thotë gjërat. Kur ambasadori amerikan në Berlin pa asnjë paralajmërim shfaqet në opinion dhe u thotë serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës: “Urime linja ajrore mes Beogradit dhe Prishtinës”, në kryeqytetin e Kosovës edhe Ramush Haradinajt i skuqen duart duke duartrokitur, pëfshirë këtu edhe segmente të shoqërisë civile që nguten për t’u dukur sa më “proamerikanë”. Mund të merret me mend se Edi Rama do shpallej kryetradhtar e poliagjent po të thoshte para një viti apo gjashtë muajsh këtë që tha ambasadori amerikan në Berlin.

Për t’u kthyer te kinezët e Edi Ramës që gjoja në Kosovë paskëshin më shumë të drejta se dikush nga Saranda apo Durrësi që vjen në Drenas apo Gjilan: ekonomistë në Kosovë thonë se Shqipëria është ndër vendet me më së shumti pengesa për prodhimet nga Kosova. Hapja e tregut të punës nuk duhet të mitizohet – këtu shqiptarët janë një: si në Kosovë si në Shqipëri nuk ka shumë vende të lira të punës. Kjo është arsyeja që njerëzit po ikin në Gjermani e gjetiu. Por më lehtë është të flitet për hapje të tregut të punës se sa për ikjen e njerzëve që nuk gjejnë vende të punës.

Pas takimit të sotëm mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit u tha se në fund të marsit do të mbahet një mbledhje e dy qeverive në Shkodër. U tha po ashtu se do të krijohet një komision ndërshtetëror për zbatimin e 77 marrëveshjeve mes dy vendeve. Këtu qëndron krejt problemi mes Kosovës dhe Shqipërisë: ju mund të miratoni edhe marrëveshjet më fantastike, por duhet të keni administratë që e zbaton dhe që heq pengesat. Për këtë duhet edhe vullnet politik. Nganjëherë gjërat mund të tejkalohen mbase veç me humor. Është dëgjuar shpesh Albin Kurti duke thënë se Shqipëria do të duhej të ishte e Kastriotit dhe jo e Kastratit (duke aluduar në një biznesmen të Tiranës). Rastësi apo jo: më 13 shkurt në hotelin e këtij biznesmeni në Tiranë Kosova do të organizojë pritjen me rastin e 12-vjetorit të shpalljes së pavarësisë. Një rast i mirë që bijtë e shqipes nga Mitrovica në Sarandë të diskutojnë mbi privilegjet e kinezëve në Kosovë.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Bledi Mane/ E përdhunova edhe unë Tiranën!

Publikuar

-

Nga

Unë hyra pa trokitur, madje shkelmova derën dhe u futa brenda teje gjithë arrogancë. Ti e lodhur po flije. Të zgjova, të ngrita nga krevati, të nxorra jashtë lakuriq. Ishte ftohtë, e mban mend?

Binte shi dhe të lashë të lageshe e të dridheshe nga acari i dimrit. Shtëpinë ta ktheva përmbys, të prisha traditat, arkitekturën, të shkula caracin, ta thava pusin, ta piva rakinë, ta hëngra tavën e sheut.

Tapinë e shtëpisë ta vodha, dola jashtë, ta kyça derën, nxitova në gjykatë te Gjin Gjoni dhe e tjetërsova pronën. Ti prisje aty jashtë në shi e lagur dhe e ngjethur nga i ftohti. Sa më pe mua, qeshe dhe më pyete:

-Të futem edhe unë brenda?

Derën ta përplasa në fytyrë dhe të lashë të qulleshe deri në palcë. Rëmbeva telefonin dhe njoftova të gjithë miqtë e mi. Ata erdhën me rradhë një e nga një: Sali Kelmendi, Sali Berisha, Brokaj, Aleksandër Meksi, Fatos Nano, Ylli Bufi, Edi Rama, Bashkim Fino, Pandeli Majko, Lulzim Basha, Ilir Meta, Erion Veliaj e pasi i kërcënova dhe i josha nuk nguruan të më japin leje. Te shtëpia jote e bukur me pjergulla, lule dhe oksigjen ndërtova kullat e larta. Parkingje, dyqane, zyra, apartamente pa fund por ty nuk të dhurova asgjë. Ua shita skraparllinjve, tropojanëve, vlonjatëve, matjanëve, korçarëve, kuksianëve…

2./

LEXO EDHE:  Raporti me arsyet për ta shkarkuar Metën

LEXO EDHE:  Opozitë para morgut

Ne jetojmë të gjithë të lumtur në pronat tona të reja ndërsa ti ende qëndron aty jashtë lakuriq, e drobitur, e raskapitur, e lagur, e ngjethur.

Ne të shikojmë çdo ditë nga dritaret e apartamenteve dhe makinavr tona të shtrenjta tek qëndron aty e vetmuar por ti përsëri qesh dhe na pyet:

-Të futem edhe unë brenda se kam ftohtë, por ne arogantët dhe mosmirënjohësit e pandreqshëm xhirrojmë gomat e makinave dhe ta lëndojmë çdo ditë e më tepër mikpritjen tënde!

LEXO TE PLOTE