Connect with Us

Nga Astrit Patozi/ Që të quhesh kundër Edi Ramës, duhet të jesh pro tij

Opinione

Nga Astrit Patozi/ Që të quhesh kundër Edi Ramës, duhet të jesh pro tij

Publikuar

-

Patozi pd i duhet udheheqje e re

Është, pa as më të voglin dyshim, një gjigand i pakonkurrueshëm i mendimit politik shqiptar për të gjitha kohërat. Sot paska thënë se “ata që janë kundër sistemit, po i shërbejnë propagandës së Edi Ramës”. Që do të thotë se duhet të biesh dakord me Edi Ramën për ruajtjen e statuskuosë, siç ka bërë ai vetë, që të quhet se je kundër tij.
Dhe hajde pastaj bëj debat pas kësaj fraze legjendare! Ia vlen më mirë të dorëzohesh dhe të duartrokasësh, duke e konsideruar veten me shumë fat që ke jetuar në epokën e tij. Sepse duhet talent i rrallë që të shqiptosh fjali kaq hijerënda live para kamerave dhe pa t’u dridhur qerpiku.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

Kush e vrau kulturën?!

Publikuar

-

Nga

Kush e vrau kulturën?!

Nga Përparim Kabo

Kultura vritet me dy mënyra, vritet me antikulturën dhe kjo është e dallueshme, e prekshme dhe tejet provokuese, por ka edhe një mënyre tjetër. Kultura vritet me pseudokulturën që arrin kulmin me snobizmin i cili kur ka edhe mundësi monetare, blen modernitetin vezullonjës, e vesh atë, e kreh e nanurit e bojatis dhe me tej e deklamon, e shet dhe e sjell fal propagandës si gjendje shpëtimi. Kultura është investim i gjatë i vështirë që kërkon punë, kohë, që do përkushtim, motivim dhe vlera të cilat ushqehen nga liria.

Një shtet që mbledh vetëm taksa dhe vë gjoba dhe tregon forcën vetëm me njerëzit me uniformë, ia ka mbyllur shtegun kulturës, atje nuk ka më klimë ku njerëzit të ndjehen mirë shpirtërisht dhe të mekuar me ushqimin kulturor. Kultura ndërtohet edhe nga kritika e shëndetshme, por kjo formë sjellje e specializuar nuk duhet të shëndrohet në një thikë që fillimisht të përkëdhel lekurën dhe me tej ngulet thellë e më thellë, deri sa ç’ka është krijuar vritet, ose është e përmbysur dhe e pështyrë. Kultura është komunikim dhe ne kohën që jetojmë mediatizimi ka në dorë si të thuash fatin e saj.

Media e paguar mund që t’i shërbejë një kulturë të vjetër, të prapambetur, të helmuar dhe të padenjë ashtu si edhe mund të ndodhi që media e frymëzuar nga ndjenjat e skupit dhe të blerjes së vëmendjes mund të të përmbysi gjëra principiale dhe të t’a bej të zezën të bardhe, të bardhën të zezë, grin jeshile dhe të kuqen mavije…Kultura është investim historik dhe si e tillë ajo ka njerëzit e saj, ka të vetsakrifikuarit e saj, ka dëshmorët e saj.



Tashme në Shqipëri ne s’kemi më njerëz të tillë, jo se ata dhe ato nuk ekzistojnë; jo se ata dhe ato nuk punojnë dhe nuk rropaten, përkundrazi kemi dhe ata/ato luftojne me mish dhe me shpirt, por në një shoqëri pa ideale, ku injorantet kanë pushtetin dhe bëjnë ligjin, është e kuptueshme, të parët që goditen janë njerëzit e kulturuar ata që bëjnë dallimin. Pikërisht ata nuk duhen lejuar të ndërtojne klimën e shoqërisë. Kështu dalin të fortët të pasurit me rrugë kriminale, femra pa tru që shesin trupin të ata, e me tej media on line që bëjnë lajm jetët e tyre banale dhe i shesin ata si model të shoqërisë.

LEXO EDHE:  “Batutat e Ramës e banalizojnë tragjedinë”/ Duma: Opozita po rindërton pa u dukur

LEXO EDHE:  Hahn reagon ashpër kundër Ramës/Mendon se mund të na bësh presion?!

Kultura është në hall në këtë vend sepse u shkatrrua çfarë u ndërtua se paku në 100 vite. Tashmë prej 30 vitesh ne thasët e magazinës së historisë gjen eshtrat e saj….Pakultura dhe kriza e ideve ka shkaktuar gjendjen ku jemi, aq sa kemi njerëz me “armë në dorën e mendjes” që tanimë ndajnë fatet e ish kulturës sipas protokollit se cili është mik cili armik, cili është që bën e cili duhet hedhur në koshin e plehrave. Kultura sjell të ardhmen madje e parasjell atë, por tek ne syte e mendjes dhe të kulturës ose nuk janë ose janë prapa kokës, shohin të shkuarën dhe meren me të duke gjetur agjenta, tradhetare, të paafte, anti-atdhetare dhe turli emërtimesh që i takojnë fjalorit të rregjimit të djeshem…

Ja përse Shqipëria krahës krizës në fusha të tjera ka edhe një krizë kaq thelbësore…Një shoqëri e pakulturuar ose e keqkulturuar nuk ndërton dot sitemin e lirisë të rregullit edhe të demokracisë.

LEXO TE PLOTE

Opinione

Nga Bledi Mane/ Sa “dashnore” ka Edi Rama?

Publikuar

-

Nga

Nga Bledi Mane/ Sa "dashnore" ka Edi Rama?

***
Ka një kompleks permanent Edi Rama. Një kompleks të koklavitur futur mes kokës së tij dhe ia komandon neuronet në disa prej veprimeve që bën. Ose më mirë jo një por dy komplekse nga të cilat nuk çlirohet dot.
I pari kompleks i është gangrenizuar qysh gjatë vitit 1998 kur u bë ministër kulture e më pas kryebashkiak i Tiranës dhe opozita bashkë me mediat e saj e sulmonin fort:

“Edi Rama është homoseksual, Edi Rama është ndarë nga gruaja, Edi Rama ka bërë namin në Paris me meshkuj, Edi Ramës nuk i punon, Edi Rama me vath, Edi Rama vishet me ngjyra…”
I dyti kompleks iu injektua kur bashkëjetonte me prezantuesen televizive Rudina Magjistari dhe legjendat urbane apo gojëdhënat folklorike tregonin se e dhunonte, e masakronte, e nxirrte zhveshur në ballkon.

Këto dy goditje që ka ngrënë para 20 viteve si “homoseksual” dhe “dhunues femrash” e kanë tulatur dhe e kanë trembur, e përndjekin edhe tani dhe si kompesim, si të kundërtën e forcës së rëndesës, gravitetin e kthen kokëposhtë. U trembej epiteteve dhe domosdoshmërisht kërkonte tu largohej e të profilizonte tjetër imazh ndaj filloi të qeveriste bashkinë e Tiranës me tre nënkryetare femra, shfaqej mes drejtoreshave femra e kur mori frenat e qeverisjes në dorë dhe mundohej të barazonte kuotat gjinore në parlament dhe qeveri. Nuk ndalet së promovuari dhe emëruari femra kudo aq sa miletin e hutoi, e çoroditi, ia largoi vetes nofkën e “pederastit pasiv” dhe tashmë i ka atashuar vetes një tjetër nofkë, “palluesin e tmerrshmëm që nuk fal”.



Gojëdhënat tregojnë se sa herë emërohet apo shfaqet një grua apo vajzë e bukur në poste të rëndësishme të administratës publike, domosdoshmërisht duhet të ketë kaluar nga krevati i Edi Ramës, nga skrivania e Edi Ramës, nga makina e Edi Ramës. Qeveria nuk duket si një fabrikë pune por si një makineri seksi nëpër të cilën vjen vërdallë me penis në dorë Edi Rama. Dhe kjo gjë e qetëson kryeministrin, e çliron disi nga e kaluara e afërt kur e shanin dhe e bullizonin herë si homo e herë si dhunues grash.

LEXO EDHE:  “PS nuk ekziston më”/ Arta Dade bën deklaratën e fortë: Deputetët nuk janë individualitete por kartona

LEXO EDHE:  “Batutat e Ramës e banalizojnë tragjedinë”/ Duma: Opozita po rindërton pa u dukur

Fundja mirë bën, na e ka gjetur festen sipas kokës. Ne taksapaguesit, qytetarët e kësaj republike nuk duam të dimë kur derdhet uji në çezma, ne presim me padurim kur derdhet Rama. Dhe Edi Rama kalon në orgazëm jo me femrat e qeverisë së tij por me meshkujt e opozitës dhe të medias që e luftojnë jo pse nuk rritet ekonomia por si po shkon kurvëria!

LEXO TE PLOTE

Opinione

Unë nuk dua të ulësh taksat z.Basha

Publikuar

-

Nga

Unë nuk dua të ulësh taksat z.Basha

Nga Irena Beqiraj

Kur zoti Basha të më ulë taksat, do të zgjedh një shkollë private edhe më të mirë për vajzën edhe sa herë të kem një dhimbje koke, do të marr avionin dhe do të shkoj në Austri për vizitë mjekësore.

Por unë nuk dua të më ulësh taksat zoti Basha, dua që qeveria shqiptare të financojë arsimin parauniversitar që të mos jemi të fundit në rajon. Serbia harxhon 11.2% të GDP per capita, për një nxënës në arsimin parauniversitar dhe Shqipëria vetëm 8% të PPB per capita… Më premto që do të financosh arsimin parauniversitar duke e çuar të paktën sa Serbia e afërt.

Sot shpenzimet për shëndetësinë kapin vlerën 870 milionë eurove dhe 57% të tyre shqiptarët i paguajnë nga xhepat, sepse shteti mbulon vetëm 43% të tyre. Në Evropë qytetarët paguajnë vetëm 16% të shpenzimeve privatisht.

Mos më ul taksën zoti Basha, por na bëj të ndihemi evropianë duke financuar me taksat e mia shërbimin shëndetësor. Nëse ti më ul taksën mua, unë do të kem mundësi ta blej shërbimin më të mirë shëndetësor, biles jashtë vendit. Por nuk ndihem e shëndetshme kur të shoh fytyrën e zbehtë të fqinjes ime që nuk mund të marrë shërbim.

Mos më ul taksën zoti Basha, përkundrazi ngrije atë dhe rrit pensionin e nënës sime. Që të mos ndihet keq sa herë që i duhet të ngrejë telefonin e të më thotë që ilaçet i kanë mbaruar. Dua të ndihet mirë e t’i blejë vetë ato.



Mos lufto oligarkinë zoti Basha, biles hiqe fjalën “luftë” nga fjalori, taksoje oligarkinë. Takso progresivisht pasurinë (shtëpinë e dytë edhe të tretë) dhe jo të ardhurat nga puna.

LEXO EDHE:  “Batutat e Ramës e banalizojnë tragjedinë”/ Duma: Opozita po rindërton pa u dukur

LEXO EDHE:  “PS nuk ekziston më”/ Arta Dade bën deklaratën e fortë: Deputetët nuk janë individualitete por kartona

Mos u jep shqiptarëve të zënë nën thundrën e padijes, gënjeshtra të dobishme që qetësojnë si morfinë dhimbjet e paditurisë. Se për këdo që mendohet pak më gjatë e kupton që nuk mund të ketë ulje të përkohshme për diçka që nga natyra është e përhershme.

Se nuk janë më bizneset e 30 viteve më parë. Bizneset e dinë që nuk i ka penguar taksa që të rriten, por e kanë penguar monopolet, të cilat kemi 30 vite që i mbrojmë me ligje, siç mbrojmë hegjemoninë e liderëve të përjetshëm. Nuk janë taksat që rrisin shtresën e mesme, por punët e mira dhe cilësore që vijnë prej dijes.

Nëse ndonjë ditë bëhesh Kryeministër mos ma ul taksën, por përpiqu që Shqipëria të jetë një vend më i mirë edhe i drejtë për të jetuar. Me taksat e ulëta kam blerë veshje të bukura, kam blerë shkolla private për fëmijët e mi, kam blerë shërbim shëndetësor, por nuk kam blerë dot një nam më të mirë për Shqipërinë, nga emri i së cilës nuk divorcohem dot.

Mos ma ul taksën sepse nuk dua të dëgjoj më vajzën time që, edhe pse rritet mes të mirash, të thotë: “Nuk dua të jetoj më në këtë vend”.

LEXO TE PLOTE