Connect with Us

Ndryshimi i sistemit duhet të kalojë përmes Parlamentit/ Nuk ka më vend për grupet kriminale

Politikë

Ndryshimi i sistemit duhet të kalojë përmes Parlamentit/ Nuk ka më vend për grupet kriminale

Publikuar

-

Një nga drejtuesit e nismës “Thurje”, Endri Shabani, është shprehur sot për domosdoshmërinë e ndryshimit të sistemit zgjedhor.

I ftuar në studion e Ditari në A2 CNN, Shabani tha se “pa një sistem zgjedhor që përcakton se kush dhe si do të vijë në pushtet, nuk funksionon asgjë”.

Po ashtu ai tha se ndryshimi i sistemit nuk do të linte vend për grupet kriminale, që të ndërhyjnë në zgjedhje.

“Kjo është kërkesë e qytetarëve. Sistemi zgjedhor është një institucion i menaxhimit të vendit, është truri. Pa një sistem zgjedhor që përcakton se kush dhe si do të vijë në pushtet, nuk funksionon asgjë. Ne mendojmë se propozimi ynë për ndryshimin e sistemit zgjedhor zgjidh shitblerjen e votës dhe rolin që kanë “baronët” lokalë që i imponohen partive politike. Ne propozojmë që këto zona zgjedhore të jenë në nivel kombëtar, që do të thotë se grupit kriminal i duhet të marrë vota në të gjithë Shqipërinë, nuk i bëjnë më punë vetëm 15 000 vota”, deklaroi Shabani.

“Ne kemi parti autoritare, ku kryetari ka në dorë karrierën politike të çdo deputeti. Ai që voton për interesin e qytetarëve, nuk do të jetë më në listë”, shtoi Shabani.

LEXO EDHE:  Studentët vijonë qëndresën/ Sot nisin marshimin para Parlamentit

Sipas Shabanit, ndryshimi i sistemit duhet të kalojë përmes Parlamentit.

“Ne besojmë se mund t’i ushtrojmë presion politik dhe publik Parlamentit që të ndryshojë sistemin. Besoj se qytetarët kur janë të bashkuar për diçka, ia dalin. Kushtetuta nuk ka pse mos të ndryshohet sepse më parë është ndryshuar për 24 orë për çështje pazaresh. Ajo që është bërë për 30 vite është loja ky është i keqi, unë jam i miri. Të gjithë i kemi provuar dhe situata ka mbetur po njësoj. Sistemi i sotëm, edhe të ndershmin po të vendosësh në krye, do të ishte në presion të vazhdueshëm nga grupet kriminale. Edhe një i ndershëm është i kërcënueshëm. Ajo që ne propozojmë është jo ndryshim emrash, por ndryshim rregullash të lojës”, theksoi Shabani.

Kur u pyet nëse në të ardhmen nisma “Thurje” do të prezantohet si subjekt politik, Shabani u përgjigj: “Ne jemi aktorë politikë, nuk po synojmë të bëjmë ndryshime kulturore, por politike.  Për mua është e parëndësishme telenovela se kush iku e kush erdhi. Duhet të artikulojmë ide e zgjidhje dhe debati duhet fokusuar te kjo. Kthimi i politikës në telenovelë është kohë e humbur nga artikulimi i problemeve të qytetarëve”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Djegia e mandateve/ Dashamir Shehi: Më mungon Parlamenti

LEXO EDHE:  Sherri para Parlamentit/ Si u therën të rinjtë për një femër

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Deklarata e fortë/ Elisa e doganave turpëron Shqipërinë?

LEXO EDHE:  Foto-Pas fjalimit në Parlament, Rudina Hajdari relaksohet me shoqet e fëmijërisë

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE