LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x
09:04 Politikë

Nasip Naço, në SPAK

Ish-ministri Nasip Naço është paraqitur mëngjesin e kësaj ...

Krisje në koalicionin opozitar?/ Dashamir Shehi “përplaset” me  Kryemadhin

8 Janar 2020, 08:25, Politikë CNA
Krisje në koalicionin opozitar?/ Dashamir Shehi

Aleatët e Lulzim Bashës duket se nuk janë në të njëjtën mendje, në lidhje me mënyren e financimit të partive politike.

Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka dalë kundër propozimit të kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila u shpreh në një deklaratë televizive se partitë politke nuk duhet të marrin financime nga shteti.

Në një prononcim për CNA.al, Dashamir Shehi theksoi se partitë duhet të financohen nga shteti, por duhet të përgjysmohen kostot e fushatave elektorale.

I pyetur nga CNA.al se çfarë mendon në lidhje me këtë deklaratë të Kryemadhit, Shehi tha se ?Jo absolutisht. Unë jam me atë që thotë zoti Basha, ti marrin të gjitha nga shteti. Nga do ti marrin financimet. nëse nuk i marrin nga shteti? Do i marrin nga privati, atëherë privati do kërkojë mbrapsht interesat e veta. Edhe fillojnë pastaj jepet tenderi, vidhen lekët.. etj

Unë jam më dakort të shpenzojë shteti, por të ulet kostoja e fushatave. Mos të rrinë të blejnë vota, kështu i bie që ne po themi se Rama ka të drejtë. Ne i duam financimet nga shteti, por që shpenzimet për fushatat të përgjysmohen. Kjo është teza ime?.

Më tej, ai theksoi se nuk ka nevojë që në fushata elektorale të ketë aq shumë shpenzime, koncerte etj.

?Ska nevojë Shqipëria për kaq shumë zhurmë e bujë, koncerete e shpenzime, 3 milion banorë janë?-tha Dashamir Shehi, për CNA.al.  

Lajmet e fundit nga