LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish kreu i PDK-së "justifikohet"/ "Nuk e përkëdhelëm politikisht Ramën, ja pse i dhamë hapësirë..."

8 Janar 2020, 20:57, Politikë CNA
Ish kreu i PDK-së "justifikohet"/ "Nuk e

“Opozita nuk pranon të bëjë zgjedhje me Ramën si kryeministër!” Ish kreu  i PDK-së, Nard Ndoka, i ftuar në studion e Report tv, ka ripërsëritur kështu refrenin e opozitës jashtë parlamentit, duke theksuar se Rama tashmë është ?çmontuar? dhe askush nuk i frikësohet më.

Ndoka ripërsëriti gjithashtu, se Rama e ka përdorur tërmetin e 26-nëntorit politikisht, gjë që opozita nuk e ka bërë, duke i lënë hapësirë qeverisë për të menaxhuar situatën.

?Opozita kërkon që të përsëritën zgjedhjet. Ne nuk kemi ndryshuar qëndrim apo gjykim në lidhje me Ramën, nuk është se e kemi frikë pasi Rama është ?çmontuar?. Nëse i kemi dhënë një hapësirë prej fatkeqësisë natyrore kombëtare, nuk e kemi përkedhelur politikisht edhe pse ai fatkeqësinë e ka përdorur politikisht. Ne nuk bëjmë zgjedhje me Ramën Kryeministër. Ky është qëndrimi i krejt opozitës?, përfundon Ndoka./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga