Connect with Us

Irani sulmon bazat që strehojnë trupat amerikane në Irak/ Nuk ka viktima

Bota

Irani sulmon bazat që strehojnë trupat amerikane në Irak/ Nuk ka viktima

Publikuar

-

Regjimi iranian ka nisur të kundërpërgjigjet, ndaj vrasjes së komandantit të saj të njohur të Forcës Kuds, Kasëm Sulejmani. Gjatë natës së kaluar, të paktën 22 raketa balistike kanë goditur bazat ku strehohen trupat amerikane në Irak.

Sipas një deklarate të ushtrisë irakene, sulmet kanë pasur kryesisht në shënjestër bazën ajrore Al-Asad në provincën e Anbarit. Ndërkohë, 5 raketa goditën një bazë në provincën e Erbilit në Irakun verior. Konfirmohet se nga këto sulme të ndodhur midis orës lokale 1:45 dhe 2:15 të mëngjesit të së mërkurës, nuk ka patur viktima apo të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkohë burime ushtarake amerikane, të cituara nga CNN thanë se trupat amerikane ishin paralajmëruar që herët për t’u futur në strehimore, përpara se të godisnin raketat.

Sulmet shihen nga Irani si një reagim ndaj vrasjes nga SHBA-ja javën e kaluar të gjeneralit iranian Sulejmani. Teherani e ka quajtur këtë sulm një ”akt lufte” dhe “terrorizëm shtetëror”, duke u zotuar të kundërpërgjigjet. Pas sulmeve të mbrëmshme,  Ministri i Jashtëm iranian, Muhamed Zarif deklaroi në Twitter se Irani nuk “kërkon përshkallëzim të situatës ose luftë”, duke shtuar se sulmet raketore ishin një masë proporcionale “për vetëmbrojtje, sipas nenit 51 të statutit të OKB-së”.

LEXO EDHE:  Udhëheqësit botërorë thirrje për takim Trump-Rouhani

Por një komandant i lartë ushtarak iranian, është zotuar për një sulm “më të fortë dhe më shkatërrues”, nëse SHBA-ja do të reagojë me sulme të mëtejshme kundër Iranit ose forcave iraniane në Irak. Ndërkohë, presidenti amerikan Donald Trump nuk ka lëshuar deri tani një deklaratë zyrtare mbi këtë sulm. Përmes Twitter-it, ai u shpreh:“Gjithçka është në rregull! Ne kemi ushtrinë më të fuqishme dhe më të mirë-pajisur në botë. Do të bëj një deklaratë nesër në mëngjes”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

E konfirmon Lutfi Haziri/ Isa Mustafa, kandidat i LDK-së për president

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar detaje nga marrëveshja e lidhur me Lëvizjen VetëVendosje dhe skenaret e zgjidhjes së ngërçit.

Haziri tha se marrëveshja LDK-VV është arritur pa ndërmjetësime ndërkombëtarësh dhe se me VetëVendosjen kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e koalicionit.

Politikani zbuloi në studin e RTV “Dukagjini” se me Albin Kurtin janë dakordësuar që Presidenti të propozohet nga LDK-ja.

LEXO EDHE:  HISTORIA / SHBA, lindja e një kombi, përtej mitit

LEXO EDHE:  Izraeli mohon akuzën se spiunoi bisedimet SHBA-Iran

Ai deklaroi se emri që ata do të zgjedhin është ai i Isa Mustafës, kryetarit të partisë, ndonëse. theksoi se Haziri, ky i fundit i ka kërkuar zyrtarëve të partisë së tij të mos lakohet asnjë emër për postin e Presidentit, deri sa të vijnë afatet kushtetuese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

“80 miliardë euro që Greqia të dilte nga BE”/ Ish ministri tregon ndërhyrjen që prishi planin e Gjermanisë

Publikuar

-

Nga

Ish-ministri grek i Mbrojtjes Panos Kammenos ka zbuluar së fundmi një ofertë që Gjermania i ka bërë Greqisë për të dalë nga Bashkimi Europian.

Në një intervistë për televizionin ANT1, Kammenos tregoi se Gjermani kishte ofruar 80 miliardë lekë vetëm që Greqia të mos ishte më pjesë e BE.

“Varoufakis ra dakord me Schaueble që të merrte 80 miliardë euro dhe linte Eurozonën. Ai ndoqi linjën e Schaeuble”, tha ai.

Ish-ministri pretendon se u desh ndërhyrja e Amerikës dhe Francës që të shpërbëhej një plan i tillë, i lidhur nga ish-ministri i Financave Yanis Varoufakis dhe homologut i tij gjerman.

LEXO EDHE:  Grupi i miqësisë SHBA-Shqipëri/ Hiqen nga lista Doshi, Frroku dhe Ndreu

LEXO EDHE:  Basha takon Eliot Engel/Pas dekriminalizimit dhe Drejtësisë, sfida e rradhës janë zgjedhjet

Kammeno deklaron se kjo çoi Greqinë drejt zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa Varoufakis e ka kundërshtuar dhe i ka quajtur të pavërteta këto pretendime. Ish-ministri i Financave e quajti Kammenon shpifës profesionist./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Thirrja e ambasadorit Grenell për qeverinë Kurti/ Doni investime amerikane, hiqni taksën ndaj Serbisë

Publikuar

-

Nga

Ambasadori amerikan, Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë-Serbi, ritheksoi të martën kërkesën për heqjen e tarifave ndaj mallrave serbe. Në një postim në rrjetin social twitter, ambasadori Grenell tha se “është thelbësore që tarifat të hiqen, në mënyrë që investimet të funksionojnë”.

Ai i bëri këto komente në përgjigje të një postimi po në twitter të shefit ekzekutiv të programit për Kosovën të Korporatës “Sfidat e Mijëvjeçarit”, Petrit Selimi, lidhur me investimet e kësaj korporate në Kosovë.

Radiotelevizioni i Kosovës njoftoi se ambasadori Grenell ka komunikuar gjatë ditës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, si dhe kryetaren e parlamentit Vjosa Osmani, të cilëve, sipas RTK-së “ua ka bërë të qartë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të bëjnë investime miliona dollarëshe në Kosovë, nëse hiqen tarifat. “Megjithëkëtë’, sipas njoftimit të RTK-së, “SHBA-ja do t’i anulojë të gjitha këto projekte deri sa Qeveria nuk i heq taksat dhe nuk heq dorë nga planet për vendosje të reciprocitetit”, citon televizioni publik një burim të tij.

Korespondenti i radios “Zëri i Amerikës” ju drejtuar zyrës së ambasdorit Grenell me kërkesen për të sqaruar njoftimin lidhur me pezullimin e investimeve.

Zëdhënësi i ambasadorit Grenell, Dick Custin në përgjigjen e tij u shpreh se “Ambasadori Grenell gjithmonë e ka bërë të qartë se tarifat dëmtojnë ekonominë e Kosovës dhe i dërgojnë një mesazh të keq sektorit privat se Kosova nuk është një vend për të bërë biznes. Ai ka dëgjuar nga shumë afaristë brenda Kosovës, përfshirë disa ndërmarrje amerikane, se tarifat po i dëmtojnë ata. Ambasadori Grenell u ka bërë të qartë udhëheqësve politikë në Kosovë dhe Serbi se investimet amerikane në Kosovë nuk do të kenë rezultatin e dëshiruar për të ndihmuar ekonominë nëse tarifat vazhdojnë të jenë në fuqi. Dhe zëvendësimi i tarifave me më shumë barriera duke i quajtur ato “si masa të reciprocitetit ” gjithashtu do të jetë kundërproduktive për krijimin e vendeve të punës për të rinjtë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të të dërguarit të posaçëm amerikan, Richard Grenell.

LEXO EDHE:  Grupi i miqësisë SHBA-Shqipëri/ Hiqen nga lista Doshi, Frroku dhe Ndreu

LEXO EDHE:  HISTORIA / SHBA, lindja e një kombi, përtej mitit

Qeveria e re e Kosovës e ka kushtëzuar heqjen e tarifave me vendosjen e masave të reciprocitetit të plotë më Serbinë. Por, ende është e paqartë se si do të realizohet një synim i tillë i qeverisë së re…

LEXO TE PLOTE