Connect with Us

I ftohti polar nuk po na ndahet/ Temperatura nën zero dhe ngrica në të gjithë vendin

Sociale

I ftohti polar nuk po na ndahet/ Temperatura nën zero dhe ngrica në të gjithë vendin

Publikuar

-

Edhe për ditën e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të qendrueshme.

Për rrjedhojë, moti parashikohet të jetë i kthjellët dhe me vranësira kalimtare gjatë orëve të pasdites.

Sipas SHMU, përsëri, gati në të gjithë vendin, në orët e mëngjesit e të mbrëmjes do të ketë ngrica.

Era, do të fryjë nga juglindja e verilindja e lehtë e mesatare në bregdet, duke sjellë valëzim të forcës 2 deri 3 ballë.

LEXO EDHE:  Ndryshon moti/ Temperaturat pësojnë rënie, ja ku priten reshje

Temperaturat parashikohen:

Në zonat malore -7ºC deri në 7ºC
Në zonat e ulëta -3ºC deri në 12ºC
Në zonat bregdetare 0ºC deri në 13ºC/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Mbi një mijë viktima nga koronavirusi/ OBSH: Vaksina gati për 18 muaj

Publikuar

-

Nga

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka folur për vaksinën e koronavirusit, i cili ka marrë mbi një mijë jetë njerëzish.

Kryetari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një deklaratë për mediat tha se vaksina e koronavirusit do të hajë rreth 18 muaj kohë.

Vaksina e cila do të quhet “Covid-19”, sipas kreut të OBSH, mund të krijojë më shumë trazira politike, ekonomike dhe sociale se çdo sulm terrorist.

Ai bëri thirrje se bota duhet të zgjohet dhe ta konsiderojë këtë virus si armikun numër një.

LEXO EDHE:  “Çmendet” moti/ Temperaturat bien në -10 gradë celsius

LEXO EDHE:  Përkeqësimi i motit/ Ministria e Mbrojtjes paralajmëron institucionet vendore

Kujtojmë se ky virus ka prekur masivisht qytetarët kinezë, duke shkaktuar shumë viktima, ndërsa numri i të prekurve prej tij është rreth 43 mijë./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Stuhia “Ciara” në Shqipëri?/ Sinoptikanët tregojnë se çfarë mund të ndodhë të premten

Publikuar

-

Nga

Stuhia “Ciara”, që ka goditur Evropën me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, duke shënuar edhe viktima, nuk do të prekë Shqipërinë.

Sipas sinoptikanes, Adiola Bani, stuhia “Ciara” do të ketë shumë pak ndikim në vendin tonë.

Ditën e premte pritet të ketë reshje shiu në nivel deri mesatar e cila për pasojë, do të sjellë një rënie temperaturash ditën e shtunë.

“Vendi jonë do mbetet në periferi të kësaj stuhie, duke bërë që ne të kemi reshje shiu dhe dëbore në sasi shumë të pakta. Dita e premte do sjellë sasi më të konsiderueshme të reshjeve të shiut, me intensitet mesatar, ndërsa në zonat malore do të kemi reshje dëbore. Stuhia “Ciara” na prek shumë pak. Te ne ndikon duke sjellë ditën e premte reshje shiu me intensitet mesatar, por jo në sasi të konsiderueshme, duke mos sjellë përmbytje, pasi sasia e reshjeve nuk do të jetë shumë e madhe.

LEXO EDHE:  Video e frikshme/ Erërat e forta rrokullisin kamionin mbi veturën e policisë

LEXO EDHE:  Të lodhur nga shiu?/ Kur pritet të përmirësohet koha

Sa i përket temperaturave, deri të premten do të mbeten të larta, ndërsa e shtuna do sjellë rënie të temperaturave në mëngjes, që zbresin deri në -4 në zonat malore. Të premten do të ketë temperatura të larta, duke bërë që të mos kemi reshje dëbore”, tha sinoptikania Bani në një lidhje për Balkan ëeb./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Përhapja e gripit sezonal/ Ministria e Shëndetësisë: Pёr disa persona mund tё bёhet njё sёmundje serioze

Publikuar

-

Nga

Së fundmi vendi është përfshirë nga një virozë gripale që ka prekur shumë njerëz.

Ministria e Shëndetësisë thotë se gripi sezonal ёshtё njё sёmundje infektive qё pёrhapet nga një person tek tjetri nёpёrmjet kollёs, teshtimёs dhe kontakteve tё ngushta. Simptomat e gripit mund tё zgjasin nga disa ditё deri nё disa javё.

Sipasë njoftimit të Ministrisë, simptomat mё tё zakonshme janё temperaturё, ethe, kollё, lodhje,dhimbje fyti, dhimbje koke dhe muskulore.

LEXO EDHE:  Ndryshon moti/ Ja çfarë parashikojnë sinoptikanët

LEXO EDHE:  Të lodhur nga shiu?/ Kur pritet të përmirësohet koha

“Pёr disa persona me probleme shёndetёsore specifike, gripi mund tё bёhet njё sёmundje serioze dhe madje fatale pёr jetёn. Pёr shembull, nёse ju keni diabet, sёmundje kardiake apo respiratore, gripi mund ta pёrkeqёsojё sёmundjen tuaj duke e komplikuar trajtimin e saj”, thuhet në njoftim./CNA.al

LEXO TE PLOTE