Connect with Us

“Google Health”/ Radiografitë do të interpretohen online

Lajme

“Google Health”/ Radiografitë do të interpretohen online

Publikuar

-

Një sistem i ri i inteligjencës artificiale do të përfshihet në google dhe bëhët fjalë për Google Health. Ky sistem është një degëzim i Google në fushën e shëndetit “inteligjent” dhe mund të studiojë radiografitë e mushkërive e të nxjerrë përfundime po aq të besueshme sa ato të radiologëve me përvojë.

Ky sistem inteligjent i Google, sipas krijuesve të tij, mund të jetë një ndihmë e vlefshme për mjekët në të ardhmen.

Rrezet X të mushkërive janë ndër testet më të zakonshme të kryera në të gjithë botën, por kanë disa kufizime.

“Ne kemi zbuluar se faktori subjektiv është kryesisht i përfshirë në interpretimin e rrezeve x, interpretim i cili kufizon efektivitetin radiografisë,” tha studiuesi kryesor i Google Health, Stravia Seti.

LEXO EDHE:  Google hap dyqanin e parë fizik

“Rrezet X të mushkërive shpesh interpretohen në një mënyrë subjektive dhe kjo është problematike. Ne arritëm të prodhonim një sistem që bën një vlerësim më të besueshëm “, tha kolegu i tij, Daniel Che.

Testet e sistemit nga një panel radiologësh kanë treguar se studimi i radiografive është të paktën po aq i mirë sa i mjekëve në zbulimin e problemeve të ndryshme (diagnostikimi i frakturave, nyjeve, tumoreve, pneumotoraksit, etj.)/Përshtati nga kathimerini.gr, CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Bllokoni targat e mjeteve të blinduara”/ Zbardhet urdhri i Lleshajt për drejtorët rajonalë

Publikuar

-

Nga

Zbardhet urdhri i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj për makinat e e blinduara.

Lleshaj ka kërkuar nga Drejtoria Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor që të pezullojnë çdo targim të mjeteve të blinduara, që hyjnë rishtas në Shqipëri, dhe njëkohësisht të mos rinovojnë asnjë dokument.

Drejtori i Shërbimit të Transportit Rrugor në Durrës, Kreshnik Ternova, në një prononcim për mediat ka bërë me dije se udhëzimi sqaron se personat që e disponojnë një mjet të tillë duhet të paraqiten në Ministrinë e Brendshme dhe është kjo e fundit që do t’i pajisë me leje të veçantë, nëse duan të kryejnë procedurat e targimit dhe të pajisjes me leje qarkullimi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Video-Dy kilogram eksploziv/ IKMT shemb objektin 4-katësh në Durrës

Publikuar

-

Nga

Inspektorati Kombetar i Mbrojtjes se Territorit ka shembur sot me shpërthim të kontrolluar një objekt në qytetin e Durrësit.

Për objektin katër katësh u përdorën 2 kilogramë eksploziv që u vendos në 100 furnela (vrima) të hapura në trupin e objektit.

Shpërthimi u krye rreth orës 13.00. Objekti kishte rezultuar i dëmtuar nga tërmeti i nëntorit dhe u shpall i rrezikshëm./CNA.al

LEXO TE PLOTE