Connect with Us

Dështimi i dekriminalizimit/ ISP: Rritet numri i personave me të shkuar kriminale në politikë

Politikë

Dështimi i dekriminalizimit/ ISP: Rritet numri i personave me të shkuar kriminale në politikë

Publikuar

-

Instituti i Studimeve Politike deklaron se ndërkohë që Ligji i Dekriminalizimit kishte si qëllim të ulte në mënyrë të ndjeshme numrin e personave me rekorde kriminale në politikë, ka ndodhur e kundërta.
Sipas ISP, zgjedhjet lokale 2019 treguan se kurba mbetet në ngritje dhe ende ka një hendek të thellë midis koncepteve të dekriminalizimit dhe vullnetit politik për ta jetësuar atë në mënyrë cilësore dhe integrale.

“Në dhjetor 2014 mazhoranca dhe opozita ranë dakord për Pakt kundër individëve me rekorde kriminale në politikë dhe qeverisje.

Në dhjetor 2015 parlamenti miratoi ligjin 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ashtuquajturi Ligji i Dekriminalizimit. Impakti direkt i ligjit ishin dorëheqja e tre deputetëve, heqja e mandatit për dy deputetë të tjerë, si dhe largimi i mbi 150 zyrtarëve të lartë e të mesëm në nivelet e qeverisjes. Midis viteve 2016-2019 humbën mandatin edhe dy deputetë të tjerë, tre kryetarë bashkie, një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe më shumë se 200 këshilltarë lokalë dhe rreth 500 zyrtarë të nivelit të mesëm e të lartë.

Bilanci statistikor i ligjit 138/2015 është pozitiv. Një analizë e detajuar e problematikës dhe brendësisë së dekriminalizimit e bën bilancin statistikor jo aq domethënës.

Procesi i dekriminalizimit synonte krijimin e një sistemi parandalues, filtrues e penalizues për individët me rekorde kriminale si dhe promovimin e një sistemi të meritokracisë dhe të integritetit në politikë dhe në qeverisje. Ecuria e dekriminalizimit 2015-2020 tregon se, kurba e përfshirjes së individëve me rekorde kriminale në politikë dhe qeverisje pritej të ulej ndjeshëm me kalimin e viteve, por zgjedhjet lokale 2019 treguan se kurba mbetet në ngritje dhe ende ka një hendek të thellë midis koncepteve të dekriminalizimit dhe vullnetit politik për ta jetësuar atë në mënyrë cilësore dhe integrale.”-thuhet në raportin e ISP.

LEXO EDHE:  Mesazhi i fortë i ISP/ Ndal sulmet ndaj drejtësisë dhe gjyqet politike

Më tej, ISP thekson se sistemi i meritës, transparencës, aftësisë dhe integritetit në promovimin e individëve në politikë e qeverisje tregon se mbetet ende i brishtë dhe nuk ka fuqi parandaluese.
Sipas ISP, Shqipëria nuk ka ende një database të besueshme për burimet njerëzore në administratë dhe në qeverisje, për rrjedhojë partitë vijojnë të kenë peshën kryesore ndaj edhe prirja e individëve me rekord kriminale për të marrë poste drejtuese në shtet është e lidhur me natyrën klienteliste e vertikale të vendimmarrjes politike.

Po ashtu, ISP deklaron se “Legjislacioni i dekriminalizimit nuk parashikoi të gjithë elementët që e bëjnë procesin efektiv, parandalues dhe transparent aktualisht e në të ardhmen. Individët me rekorde kriminale të larguar nga parlamenti dhe qeverisja vijojnë të gëzojnë imunitet politik në partitë e tyre politike, nuk ka ende vendime publike të partive për pezullim apo përjashtuar nga partitë, duke dëshmuar një hendek të thellë midis parimeve të ligjit dhe parimeve mbi të cilat funksionojnë partitë politike.”

Më tej, në deklaratë thuhet se Shqipëria është shteti i vetëm në kontinent që ka përfshirë në Kushtetutë konceptet e integritetit dhe dekriminalizimit, një vendim i nevojshëm në periudhë afatshkurtër, por eksperimental dhe penalizues për imazhin e vendit në aspektin afatgjatë.
“ Jetësimi efektiv dhe afatgjatë i dekriminalizimit kërkon reformim në sistemin e emërimeve në qeverisje dhe në promovimin politik, ndërhyrje përmirësuese ligjore dhe investim afatgjatë në kulturën demokratike dhe konceptet e demokracisë dhe të mirëqeverisjes.”-shprehet ISP./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ylli Rakipi degjeneron Bashën/ “Ose i paaftë ose i kapur nga Rama”

Publikuar

-

Nga

Gazetari, Ylli Rakipi, ka shpërthyer në akuza të ashpra ndaj kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, teksa kritikoi nismën e ketij të fundit “Po të dëgjoj”, ku shkon derë më derë për të dëgjuar gjoja hallet e qytetarëve.

Në një lidhje on line për emisionin “Tempora”, Rakipi u shpreh se më këto lloj fushatash opozita ose është e paaftë, ose është e kapur nga kryeministri Rama.

Nëse kryetari i opozitës shkon dhe fillon procesin e fushatës për të pirë kafe me dy hapa, hapi i parë porosit kafen dhe hapi i dytë pi kafe, kur shkon dhe zihet me kujdestaren e konviktit, kur kryetari i opozitës shkon dhe merr shegë në pazar dhe megjithë këto gjëra që ndodhin, opozita shqiptare duket ose është e paaftë ose është e kapur nga Edi Rama.  Përveç gjithë pushteteve që ka marrë Rama, ka marrë 90% të mediave  dhe ndoshta edhe opozitën. Le të dalë opozitë të shpjegojë se çfarë është duke bërë.”, theksoi më tej Rakipi./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Intervista/ Harito: Berisha më ka bindur që jam kushërirë e Ramës

LEXO EDHE:  Berisha takim me ambasadorin Donald Lu

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paloka akuza bombë për socialistët/ “Rama mori në telefon kriminelët në Shkodër…”

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka bërë deklarata të forta mbrëmjen e sotme për kryeministrin Edi Rama.

Ndërsa ka spikatur “dashurinë” e Ramës për personazhet e krimit Paloka ngriti akuzë konkrete kur tha se kryeministri, Edi Rama ka marrë në telefon kriminelët në Shkodër në vitin 2018 dhe i ka kërkuar të votojnë Bashkim Finon si kryetar të Federatës së Fubollit Shqiptar.

“Deri tek Federata ka ndërhyrë Kryeministri. I ka marë në telefon vetë kriminelët në Shkodër, i ka thënë votoni të fitojë zgjedhjet Bashkim Fino për Federatën e Futbollit”, u shpreh ai në emisionin “Tempora”.

Ish deputeti i PD-së nuk kurseu as deputetët dhe kryebashkiakët socialistë, teksa tha se gjysma e tyre janë të dënuar jashtë shtetit, por nuk preferoi të japë emra.

LEXO EDHE:  Të thyhet cikli i drogës dhe krimit/ Fundi i Ramës, zbatimi i dekriminalizimit

LEXO EDHE:  Dekriminalizimi/ Bylykbashi: Propozojmë pr/ligje për kandidatët në zgjedhje

“Gjysma e këtyre deputetëve dhe kryetarëve të bashkisë kanë qenë të dënuar jashtë. Pse nuk i shkon këtyre kjo OFL-ja?”, nënvizoi Paloka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Deklarata e fortë e Malajt/ Krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën

Publikuar

-

Nga

Ish ministri i Financave, Arben Malaj, i ftuar në “Tempora”, duke folur për paketën anti-KÇK, u shpreh se krimi po tenton të bëjë krushqi me politikën.

“Ne jemi ekonomistë. Ska nevojë që t’i thuash një njeriu që do ta përndjekësh, makina është e regjistruar në shtet, shtëpia në shtet, oborri në shtet, aksionet janë të regjistruar. Gjëja që duhet të bënte shteti, nëse do të ishte serioz, me një ekses të policisë do të nxirrte filani ka këtë pasuri. Kjo në veprim eksperti është kaq, na trego burimin. Të huajt theksojnë se lufta më e mirë e krimit është ndjekja e parasë, vijnë nga eksperienca në vende të tjera.

Një luftë e tillë frontale është një shpërdorim forcash. Të gjithë jemi të interesuar për krimin ekonomik që tenton të bëjë krushqi me politikën. Fakti që deputetët bën një ligj që quhet dekriminalizimi tregon që jemi prekur nga ky fenomen dhe pastrimi i saj duhet të ishte detyra e parë. Krimi ndërhyn në politikëbërje,” theksoi Malaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE